LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi Biden-Putin rikthen vëmendjen diplomatike në Gjenevë

15 Qershor 2021, 17:18, Kosova & Bota CNA
Takimi Biden-Putin rikthen vëmendjen diplomatike në Gjenevë

Një vit më parë, Gjeneva nuk ishte në qendër të vëmendjes diplomatike. Kjo sepse administrata Trump ndiqte politikën ?Amerika e Para?, e cila injoronte ndërkombëtarizimin që përfaqëson qyteti zvicerian, gjë që solli si rezultat edhe një qasje të ashpër ndaj institucioneve kryesore të saj si Organizata Botërore e Shëndetësisë, Këshilli për të Drejtat e Njeriut dhe Organizata Botërore e Tregtisë. Por tani që Shtetet e Bashkuara udhëhiqen nga një administratë e re, kjo qasje i përket të kaluarës.

Qyteti buzë liqenit, i njohur si udhëkryq i Luftës së Ftohtë dhe qendër e lirisë zviceriane, i paanshëm dhe humanitar, do të kthehet në qendër të vëmendjes botërore pasi aty takohen të mërkuren Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin.

Kjo shënon herën e tretë që në Gjenevë mbahen bisedime mes udhëheqësve amerikanë dhe rusë. I pari ishte një takim multilateral ku bënte pjesë Presidenti amerikan Dwight Eisenhower dhe udhëheqësi sovjetik Nikita Khrushchev më 1955.

I dyti erdhi pas 30 vitesh kur Presidenti Ronald Reagan takoi Mikhail Gorbaçovin një takim i rëndësishëm që disa e shohin si fillimin e fundit të Bashkimit Sovietik.

Në të dyja rastet palët përparuan drejt zbutjes së tensioneve. Ka shpresa për përmirësim të mëtejshëm në çështjet që aktualisht ndajnë dy vendet si Ukraina, të drejtat e njeriut dhe sulmet kibernetike.

Presidenti Putin e la cilësuar fundin e Bashkimit Sovietik si ?katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit 20? dhe është përpjekur të rindërtojë ndikimin dhe prestigjin global të epokës sovjetike të Rusisë.

Ai shpesh kritikon trashëgiminë e zotit Gorbaçov, duke thënë se SHBA dhe Bashkimi Sovjetik ishin zotuar për moszgjerim të NATO-s drejt lindjes pas ribashkimit të Gjermanisë, premtim që siç thotë ai u thye më vonë. Sot Gjeneva nuk është qendra e spiunazhit të Luftës së Ftohtë dhe intrigave si dikur.

Ndërsa Zvicra në shumë mënyra ka pastruar reputacionin e saj si një vend ku të pasurit dhe të fuqishmit dërgojnë fonde për të shmangur taksat, ekspertët thonë se shumë autokratë ende tërhiqen nga pavarësia dhe qëndrueshmëria e bankave zviceriane.

Sidoqoftë, qyteti ka ndërtuar një reputacion për diplomaci, humanizëm dhe multilaterizëm.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar është themeluar atje më 1863 për të ndihmuar viktimat e konflikteve. Presidenti amerikan Woodrow Wilson ndihmoi ngritjen e Lidhjes së Kombeve, paraardhësit të Kombeve të Bashkuara prej nga ishte shmangur Kongresi, për të nxitur dialogun. Konventat e Gjenevës përcaktojnë rregullat për sjelljen humanitare në një luftë.

Kohët e fundit, Gjeneva ishte vendndodhja e selive evropiane të Kombeve të Bashkuara, zyrën e saj për të drejtar e njeriut dhe shumë organe të lidhura me OKB-në, institucione shumëpalëshe dhe grupe humanitare dhe avokimi, shpesh me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Situata ndryshoi gjatë presidencës së Donald Trumpit. Ai largoi Shtetet e Bashkuara nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i mbështetur nga Kombet e Bashkuara. Ai gjithashtu kritikoi Organizatën Botërore të Tregtisë dhe i hoqi asaj të drejtën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tregtare.

Pak më shumë se një vit më parë, zoti Trump ndaloi financimin amerikan për OBSH-në dhe kërcënoi me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara për shkak të pretendimeve për gabime të agjencisë shëndetësore në fillim të krizës së COVID-19 në Kinë. Presidenti Biden vazhdoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara dhe riktheu financimin për organizatën.

“Administrata Biden nuk është aq e njëanshme sa administrata Trump dhe kjo është një gjë shumë e mirë për organizatat e Gjenevës dhe qeverisjen botërore?, tha Nicolas Levrat, Drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare në Universitetin e Gjenevës.

Thomas Greminger, ish sekretar i përgjithshëm i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, thotë se zgjedhja e Gjenevës për samitin është shumë simbolike dhe shpreson se kjo sinjalizon rëndësinë e rolit amerikan në multilaterizëm.

?Hapësirave të sigurta po u kthehet rëndësia, pra vendet ku njerëzit që nuk pajtohen mund të takohen, diskutojnë dhe përpiqen të krijojnë ura?, tha ai.

Takimi i së mërkurës mes Presidenti Biden dhe Presidentit Putin është i pari që kur zoti Biden mori detyrën në janar./ VOA

Lajmet e fundit nga