LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skuadra e Superligës zgjedh qytetin e vogël juglindor për fazën përgatitore

15 Qershor 2021, 08:30, Sport CNA
Skuadra e Superligës zgjedh qytetin e vogël juglindor për

Egnatia është në ndërtim. Drejtuesit janë në punë për emrat e rinj, rinovimet dhe largimet nga skuadra.

Rrogozhinasit pas 16 sezonesh do luajnë sërish në elitë. Për këtë, trajneri Gugash Magani duket se do ?shtrydhë? të tijtë në fazën përgatitore.

Trajneri peqinas është në dilemë për qytetin e përgatitjeve, ndërsa besohet se trajnimi do zhvillohet brenda Shqipërisë.

Pogradeci dhe Erseka janë qytetet e menduara nga trajneri Magani. Besohet se qyteti i vogël rrëze Gramozit është me shumë mundësi i përzgjedhuri, teksa Magani do ketë në dispozicion stadiumin ?Gramozi?.

Klima e freskët dhe ambienti i përshtatshëm janë dy armët e forta që Erseka ka dhe Magani duket se do zgjedhë këtë qytet për fazën përgatitore.

Lajmet e fundit nga