LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Shqipëria nuk më hodhi sytë", Jasir Asani: Nëse Maqedonia më fton e para do ta...

15 Qershor 2021, 08:58, Sport CNA
"Shqipëria nuk më hodhi sytë", Jasir Asani: Nëse

Jasir Asani është tashmë lojtar i Kisvardës në elitën hungareze, teksa shpreson që falë performancave të tij, të marrë edhe një ftesë nga kombëtarja e Shqipërisë.

Ftesë të cilën ish-lojtari i Partizanit e pret prej kohësh, ndërsa së fundmi duket edhe i lodhur nga pritja e gjatë. Në një prononcim për emisionin Euro Dribling, Asani e pranon se nëse e fton e para Maqedonia e Veriut, atëherë do ta mendonte.

?Unë isha te moshat e Maqedonisë dhe pastaj erdha ftesa e Shqipërisë. E pranova me qef se çdo shqiptar kudo është ka dëshirë të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë.

Megjithatë unë do ta pres tani dhe do ta respektoj edhe ftesën e Maqedonisë po erdhi. Dëshira ime dhe e familjes është që të vijë sa më shpejtë nga Shqipëria.

Por nëse e para vjen nga Maqedonia do ta mendoj. Nuk e refuzoj dot se kam 4 vite te Partizani dhe në gjithë këtë kohë ka pasur shumë miqësore Shqipëria dhe nuk ka hedhur sytë?, u shpreh Asani.

Lajmet e fundit nga