Connect with Us

Shorti i Ligës së Konferencës/ Laçi, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët, ja me kë do ndeshen

Sport

Shorti i Ligës së Konferencës/ Laçi, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët, ja me kë do ndeshen

Publikuar

-

Tetë skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët për raundin e parë në Ligën e Konferencës. Shorti i hedhur ne Nion të Zvicrës ka vendosur Laçin përballë malazezëve të Pogdoricës

Ndeshjen e parë kurbinasit do e luajnë në shtëpi më 8 korrik, ndërsa e kthimit do të zhvillohet një javë në vonë. Partizani ka peshkuar skuadrën moldave të Sfintul Geroge, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet jashtë, ndërsa e kthimit në Shqipëri.

Vllaznia pas 10 viteve jashtë Europe, rikthehet të luajë dhe kundërshtar në turin e parë do të ketë boshnjakët e Shiroki Brijeg. Sfida e parë luhet në transfertë, ndërsa e kthimit në “Loro Boriçi”.

Goglat kanë rezervuar edhe dy derbi shqiptarësh. Shkupi sfidon Llapin, ndërsa Deçiç dhe Drita përballen mes tyre. Ndërkohë Struga sfion letonezët e Liepaja.

SHORTI:

Laçi-Podgorica

Shkupi-Llapi

Sfintul George-Partizani

Deçiç-Drita

Shiroki Brijeg-Vllaznia

Struga- Liepaja (Letoni)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Dilema te Lazio, Strakosha apo Pepe Reina titullar?

Publikuar

-

Nga

Nga Simone Inzaghi tek Maurizio Sarri, dilema për titullarin e portës bardhekaltër përsëritet një vit më vonë. Kë të zgjedhë midis Pepe Reina dhe Thomas Strakosha? Trajneri ende nuk e ka komunikuar vendimin e tij. Pas përgatitjeve në Auronzo, priten vlerësime të tjera nga kampi stërvitor i Marienfeld, i cili do të fillojë të hënën e ardhshme.

Reina përfaqëson siguri, veçanërisht për Sarrin, i cili e kishte atë “nën armë” edhe te Napoli dhe ka folur gjithmonë mirë për të. Strakosha, nga ana tjetër, me kontratën e tij që skadon më 2022, dëshiron të rindizet dhe të marrë përsëri dorezat si titullar te Lazio. Midis të dyve, duhet theksuar, ekziston një marrëdhënie e shkëlqyer.

“Është kënaqësi të punosh me Pepe, ai më inkurajon të bëj më të mirën”, – shpjegoi Thomas, i intervistuar nga kanalet zyrtare në mes të korrikut. Për momentin, ish-portieri i kombëtares spanjolle është titullari në kokën e Sarrit. Ai e njeh trajnerin, ka karizëm për të udhëzuar mbrojtjen dhe 143 paraqitjet me fanellën e Napolit gjithashtu llogariten.

Në përgatitoren e Gjermanisë, megjithatë, të dy do të luftojnë për vendin e titullarit. Në Empoli, pastaj, më 21 gusht, zgjedhjet përfundimtare të Sarrit do të zbulohen. Ndeshja e parë zyrtare e sezonit; kushdo që do të jetë në portë është i destinuar të jetë titullari.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Granit Xhaka gjithnjë e më larg Romës

Publikuar

-

Nga

E ardhmja e Granit Xhakës është kthyer në një telenovele të vërtetë. Kur të gjithë prisnin që të firmoste me Romën, ditën e sotme u hap lajmi se mesfushori shqiptar po shqyrton mundësinë e rinovimit të kontratës me Arsenalin.

Ky lajm ka befasuar drejtorin e Romës Tiago Pinto i cili u morr personalisht me këtë operacion dhe vetë Zhoze Murinjon i cili e kërkoi me ngul te verdhekuqtë. Vetë Xhaka i kërkoi Arsenalit të transferohet në kryeqytetin italian, por duke parë dhe paraqitje që shqiptari dhuroi në Europian, topçinjtë kanë menduar t’i rinovojnë kontratën.

Sipas mediave italiane, Roma do ta presë deri në gusht Xhakën, më pas do të hapet dera për një transferim të ri. Bëhet fjalë për mesfushorin danez të Borusias së Dortmundit, Tomas Delanej. 30-vjeçari bëri paraqitje pozitive në Europian dhe shihet si një alternativë e mirë për mesfushën e Romës. Megjithatë, priten të tjera të reja në lidhje me këtë transferim i cili po zgjat gati gjithë verën.

LEXO TE PLOTE

Sport

Digitalb mbetet me “gisht në gojë”, humbet të drejtat e Serisë A dhe kampionatit spanjoll

Publikuar

-

Nga

Kur jemi në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, abonuesit e kompanisë “Digitalb”, kanë marrë një lajm keq. Pavarësisht se kanë paguar shifra të majme për të parë në shtëpitë e tyre dy prej kampionateve më të forta të botës, Seria A dhe La Liga, tani nuk do munden t’i shohin, pasi “Digitalbi” ka humbur të drejtën e transmetimit të këtyre dy kampionateve elitare.

Kjo platformë e keqmenaxhuar për vite me radhë tashmë ka humbur 2 kompeticione të rëndësishme duke genjyer hapur gjithë abonuesit, të cilët mendonin se do shohnin aty ekipet e tyre të preferuara. Pas dështimit të shitjes së kompanisë, “Digitalb” mbetet pa dy kampionatet kryesore europiane.

Të drejtat për transmetimin e ndeshjeve të kampionatit të Serie A nuk do t’i takojnë më për sezonin e ardhshëm platformës Digitalb, por ndeshjet aq të ndjekura nga shqiptarët pritet të transemetohen nga TIBO. Gjithashtu, kampionati spanjoll me shumë gjasa transmetohet nga TV Klan, televizion ky i cili mendohet të ketë fituar të drejtat televizive për disa vite me radhë të këtij kompeticioni.

Kështu, keqmenaxhimi i drejtuesve të paaftë të “Digitalb” doli në pah dhe tashmë janë shqiptarët ata të cilët do vuajnë në kurizin e tyre këtë padrejtësi që po iu bëhet, duke iu mbajtur lekët dhe duke mos iu ofruar shërbimi i premtuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE