Connect with Us

“Shkrirja” e 18 Gjykatave/ Komiteti i Helsinkit i reagon KLGJ

Aktualitet

“Shkrirja” e 18 Gjykatave/ Komiteti i Helsinkit i reagon KLGJ

Publikuar

-

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha/ Reagon KLGJ

KLGJ ka propozuar riorganizim të gjykatave në Shqipëri, nga 34 gjykata të mbeten 15 dhe një  gjykatë Apeli.

Sipas KLGJ, nga 22 Gjykata Rrethesh, 6 Administrative dhe 6 Gjykata Apeli që janë aktualisht të  mbeten 12 gjykata me juridiksion të përgjithshëm, 2 Administrative dhe 1 Gjykatë Apeli.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka reaguar lidhur me nismën e marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor,

KShH është njohur me Raportin që Kryetarja e KLGJ-së, më datë 02.06.2021 ka paraqitur në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ligjeve ku raportoi për veprimtarinë e këtij institucioni për vitin 2020.

Gjithashtu është njohur dhe me dokumentin e Komisionit Europian për efiçencën e Drejtësisë (CEPEJ) të datës 7 dhjetor 2016, ku veç të tjerave bëhet fjalë për hartën gjyqësore dhe ndarjen e çështjeve midis gjykatave të ndryshme.

“Në parim, KShH nuk paragjykon as nismën e KLGJ-së dhe as konkluzionet e grupit të punës të krijuar për këtë qëllim. Përkundrazi, kjo nismë përbënte një nga prioritetet më të rëndësishme të reformës në drejtësi, por e vonuar dhe rrjedhimisht duhet të ishte hartuar dhe finalizuar më herët në kohë. Megjithatë, KShH shpreh shqetësimin e vet për disa çështje”, thuhet në reagimin e KShH.

Çështjet, sipas KShH

Përparësi në organizimin e ri të gjykatave duhet të ketë aksesi efektiv i qytetarëve, i cili përbën një objektiv kyç të reformës në drejtësi.

Kjo do të kërkonte studim të thelluar dhe të gjithëanshëm.

KShH ka mendimin se kjo çështje duhet të ishte bërë objekt diskutimi dhe debati me të gjithë organet e sistemit të drejtësisë duke përfshirë këtu avokatët, shkollën e magjistraturës dhe organizatat e shoqërisë civile, sidomos ato që veprojnë në fushën e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Madje do të ishte e rekomandueshme që problemi të diskutohej edhe me grupe qytetarësh (si p.sh qytetarë që janë palë ndërgjygjëse në procese gjyqësore në gjykata të ndryshme të vendit) apo grupe të tjera interesi.

KShH mendon se kjo është e domosdoshme qoftë edhe në kuadër të ligjit “Mbi konsultimin publik”, pasi harta e re gjyqësore mund të konsiderohet një politikë me interes të lartë publik.

LEXO EDHE:  Nesër mblidhet KLGJ/ Hidhet shorti për tetë gjyqtarët që do të jenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor

KLGJ, në raportin e dhënë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ka theksuar se Këshilli ka patur parasysh dhe është bazuar edhe në standartet e CEPEJ-it për rritjen e numrit të stafit ndihmës.

Vlen të përmendet se në dokument paraqiten variante të ndryshme për vende të ndryshme.

Për KShH-në, standartet ndërkombëtare duhen zbatuar, por kushtet konkrete të çdo vendi duhen marrë parasysh, sepse ato ndryshojnë nga një vend në tjetrin.

Kjo kushtëzohet nga shumë faktorë, siç janë p.sh. zonat gjeografike, popullata dhe përqëndrimi i saj, kushtet sociale-ekonomike të shtetasve që jetojnë në qytetet e vogla apo zonat rurale, etj.

E shikojmë të nevojshme të përmendim se në dokumentin e CEPEJ theksohet se “duhet të mbahet në konsideratë fakti se aksesi në një gjykatë dhe në procedurat e një gjykate nuk përbën “shqetësim” për shtetin. Ai është një mjet për mbrojtjen e të drejtave të palëve ndërgjyqëse.”

Për KShH-në, nuk mund të thuhet se “gjykatat më të mëdha” garantojnë akses në drejtësi. Për mendimin tonë, ky nuk është elementi i vetëm.

Në këtë vështrim rëndësi të veçantë ka organizimi i gjykatave, aftësitë profesionale të gjyqtarëve, integriteti dhe imuniteti i tyre nga fenomeni i korrupsionit apo ndikime të paligjshme apo papërshtatshme, afërsia gjeografike e shtetasve që janë në nevojë dhe në kushte të vështira ekonomike, etj.

Në Raportin e paraqitur nga KLGJ në Komisionin e Ligjeve, thuhet se ky organizim përsa i përket “grupimit të apeleve” të jetë i përkohëshëm, 4 deri 5 vjet.

Pa bërë analogji as për kohën dhe as për kushtet, një organizim i tillë, sidomos për Gjykatat e Apelit në vitin 1995, është shoqëruar me ankesa të shumta sepse ka cënuar aksesin e qytetarëve.

Në përfundim, KShH sugjeron që drafti përkatës të jetë objekt diskutimi dhe debati publik gjithëpërfshirës, të realizuar në kohë të arsyeshme dhe pa nxitim si dhe në mënyrë transparente. Eksperimentet në këtë drejtim mund të shoqërohen./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

SPAK drejt peshqve të mëdhenj?/ Kush është “xhuxhi” që ka rënë në rrjetë

Publikuar

-

Nga

SPAK drejt peshqve të mëdhenj?/ Kush është "xhuxhi" që ka rënë në rrjetë

Tenderi 28 milionë euro i uniformave të policisë ka çuar hetimet e SPAK-ut tek Komisioni i Prokurimit Publik.

Nga hetimet ka dalë në pah se ndryshimet që u janë bërë kritereve pas hapjes së tenderit kanë patur garanci tek Komisioni i Prokurimeve Publike.

Në momentin e duhur, ky Komision, që thotë fjalën e fundit për rregullsinë ose jo të një tenderi, i ka dhënë dritën jeshile tenderit 28 milionë euro për të cilin ka disa arrestime nga SPAK.

Në krye të Komisionit të Prokurimit Publik është Jonald Myzyri, i cili ka rrëzuar ankesën kundër tenderit korruptiv të uniformave të policisë.

Jonaid Myzyri njihet nga të gjithë si ‘xhuxhi’ i Edi Ramës tek Prokurimet Publike.

LEXO EDHE:  Vendimi i KLGJ/ Meta: Nuk kam marrë përgjigje, çështja e Dvoranit të zgjidhet për 24 orë

LEXO EDHE:  Ngritja e KLGJ dhe KLP/ SHBA-BE në alarm nga ligjet që rrëzoi Gjykata Kushtetuese

Ai vendos për gjithçka e urdhërojnë shefat e mëdhenj. Nëse SPAK i shkon hetimit deri në fund, me siguri do të gjejë se ‘xhuxhi’ i Ramës është një zbulim i Taulant Ballës.

Hetimi i SPAK për tenderin korruptiv të uniformave të policisë po shikohet me shumë vëmendje nga disa palë.

Ky konsiderohet një rast për të zënë në rrjetën e drejtësisë ‘peshqit e mëdhenj’, për të cilët u miratua reforma më drejtësi 5 vjet më parë./Syri.net

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Agjencia e Prokurimit Publik 200 milionë lekë dëm buxhetit të shtetit

Publikuar

-

Nga

Agjencia e Prokurimit Publik 200 milionë lekë dëm buxhetit të shtetit

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka zbuluar 200 milionë lekë dëm ekonomik shkaktuar nga zbatimi i dy urdhrave lëshuar nga Agjencia e Prokurimit Publik (APP) në shkelje të ligjit.

Auditi i KLSH-së pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara (ABP) ka konstatuar se dëmi është bërë përmes dy shkeljeve kryesore:

Disa oferta te paraqitura kanë tejkaluar fondin limit dhe nuk janë skualifikuar; duke shkelur ligjin në pjesën e llogaritjes së ofertës anomalish të ulët, duke rritur koston e blerjeve të mallrave në dëm të buxhetit të shtetit në vlerën 72,388,830 lekë me TVSH.

Si pasojë e vlerësimit të ofertave sipas përcaktimeve në udhëzimet e Agjencisë së Prokurimit Publik “bazuar në shumatoren e çmimit për njësi” dhe jo çmimin më të ulët, ku janë shpallur fitues operatorë ekonomik që kanë paraqitur ofertat me vlera me të larta se operatorët e tjerë të kualifikuar.Ky fenomen është konstatuar në 12 procedura prokurimi, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm ekonomik në vlerën 127,598,000 lekë me TVSH.

LEXO EDHE:  Të përjashtuarit nga OMN-ja janë sot anëtarë të KLGJ-KLP-së

LEXO EDHE:  U sëmur nga Vettingu/ Pasuria që ngre dyshime për dorëheqjen e gjyqtares

Shkak për dëmin nga ABP, sipas KLSH-së është bërë nxjerrja në kundërshtim me ligjin e dy udhëzimeve të APP-së:

Udhëzimi “Për përdorimin e marrëveshjes kuadër dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike” për t’u zbatuar nga të gjitha Autoritetet Kontraktore.

Udhëzimi “Për ngarkimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve të varësisë, për disa mallra dhe shërbime” për t’u zbatuar nga ABP.

Në lidhje me shkeljet e mësipërme, KLSH i ka rekomanduar ABP-së të njoftojë APP-në, që të analizojë me grup pune të veçantë, shkaqet, arsyet dhe të nxjerrë përgjegjësitë për dëmin ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit në vlerën 200 milionë lekë.

Pak javë më parë 8 zyrtarë të këtij institucioni në pranga dhe një në “arrest shtëpie”, pasi akuzohen për abuzime me tenderin e uniformave të policisë./euronews

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Çfarë çike, mbretëroftë edhe 100 vite në fronin ku është ulur”/ Dua Lipa i lë “mbresa” Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

“Çfarë çike, mbretëroftë edhe 100 vite në fronin ku është ulur”/ Dua Lipa i lë “mbresa” Edi Ramës

Kryeminsitri Edi Rama ka takuar yllin e muzikës botërore, Dua Lipan.

Rama tregon se karriera e saj në muzikë nuk ka nevojë për koment por më shumë mbresa i ka lënë vetë Dua dhe karakteri i saj.

DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju.

Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike❤️”, shkruan Rama në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE