LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkimi i Metës/ Spiropali: PS e hapur të diskutojë emra me opozitën

15 Qershor 2021, 19:49, Politikë CNA
Shkarkimi i Metës/ Spiropali: PS e hapur të diskutojë emra me

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, thotë se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për emrin e një Presidenti të ri konsensual.

E ftuar në emisionin ?Përballë? të gazetarit Lutfi Dervishi, Spiropali tha se qeveria është gati për tu ulur në një tryezë me opozitën për këtë çështje.

“Ne jemi të gatshëm që me opozitën në Parlament këtë radhë të diskutojmë, të ulemi në tryezë të marrim propozime nga të gjitha palët për emrin e një Presidenti konsensual. Jemi të gatshëm të marrim prej tyre opsione, të diskutojmë emra, të diskutojmë parimisht kriteret që duhet të plotësojë Presidenti”, tha Spiropali.

Sipas Spiropalit, PS e shkarkoi Ilir Metën jo me emocion por për shkak të shkeljes së rëndë të kushtetutës.

“Përkundrazi kemi qënë të zhveshur nga çdo lloj emocioni për Ilir Metën. Ne e kemi shkarkuar me një raport më shumë se 120 faqe të detajuar mbi shkeljet e tij të kushtetutës”, theksoi Spiropali./ CNA.al

Lajmet e fundit nga