Connect with Us

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Gjykata Kushtetuese, zgjeron hetimet

Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Gjykata Kushtetuese, zgjeron hetimet

Publikuar

-

Gjykata Kushtetuese, në seancën e sotme për çështjen e Teatrit ka vendosur, zgjerimin e objektit të hetimit.

Që do të thotë se në hetim do të përfshihet, vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës, mbi shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë, Presidenca ka kërkuar që të ketë një vendim për pezullimin e të gjitha veprimeve mbi truallin e Teatrit Kombëtar, derisa të shkohet në fund të kësaj çështjeje.

Këshilltari i Presidentit, Bledar Dërvishaj, ka thënë se janë njohur së fundmi me vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për prishjen e Teatrit.

LEXO EDHE:  Meta nuk mban më: Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020!

Pas administrimit të provave shtesë që solli Këshilli i Ministrave, ne u njohëm më në fund me kopjen e aktit që ka vendosur për prishjen e Teatrit Kombëtar, vendim i Këshillit Bashkiak, i datës 14 Maj, i orëve të vonave.

Pasi pamë vendimin, kërkuam shtimin e objektit, për deklarimin antikushtetues të këtij vendimi, dhe kërkuam pezullimin për ndërtimin e godinave bashkëkohore me kulla mbrapa derisa gjykimi të mbarojë”, është shprehur ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Lobimi rus i Bashës”/ Donald Lu i dërgoi prova Berishës në zyrë

Publikuar

-

Nga

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ish ambasadori amerikan Donald Lu, në kohën që ka qenë në vendin tonë, i ka shkuar në zyrë me një dosje me prova për Lulzim Bashën në lidhje me lobimin rus.

Sipas Berishës, nuk bëhej fjalë për dokumenta, por për artikuj gazete të sponsorizuar nga Soros.

“PD jo nga Sali Berisha u akuzua se ka marrë fonde ruse.  Po iu rikujtoj se parardhësi i këasj zonjës më erdhi me një dosje në zyrë, në të cilën donte të provonte se ka pranuar financim nga rusët. Dosja kishte shkrime të gazetës të sponsorizuar nga George Soros.

LEXO EDHE:  Biznesmeni turk drejt prangave/ Drejtësia amerikane “fundos” mikun e Lulzim Bashës?

LEXO EDHE:  Bozdo publikon dokumentet/ Porti i Durrësit po i falet kompanisë arabe

Jo vetëm që ishin dokumenta që nuk provonin asnjë gjë, përveçse trillimet e një gazetari”, ka deklaruar Berisha në konferencën për median./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zjarri në Nartë/ Kryebashkiaku i Vlorës u bën thirrje qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Këshilli Bashkiak i Vlorës mblidhet në oborrin e Teatrit/ Leli ikën në Itali

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli e ka konsideruar zjarrin në Nartë si të qëllimshëm.

Leli bën me dije se flakët janë vënë nën kontroll dhe krahas iu bën thirrje qytetarëve që të mos shkaktojnë më zjarre.

Një zjarrvënie e qëllimshme siç duket përsëri në zonën e depozitave në hyrje të Vlorës. Me mobilizimin e të gjitha forcave zjarrfikëse q kanë me shumë se 45 min që punojnë në territor, Policinë e Shtetit, të gjithë në krye të punëve për të fikur zjarrin.

Është venë në kontroll, ka ngelur vetëm një zonë që është në drejtim të zonës me ullinj, e cila po vihet në kontroll nga momenti në moment.

Thirrja dhe apeli ime është boll me zjarret sepse nuk ka më sens që sezon turistik papërgjegjshmëria njerëzore të shkaktojë një katastrofë të tillë dhe një situatë kaq të dëmshme në të gjitha aspektet, për punën e këtyre njerëzve që janë duke sakrifikuar nga mëngjesi në darkë prej kaq ditësh dhe mbi të gjitha për dëmin e madh që i shkaktojnë ministrisë së Turizmit“, tha Leli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD të mos angazhohet në këtë betejë”/ Berisha “çliron” Bashën?

Publikuar

-

Nga

Berisha në listën e zezë të SHBA/ Artan Hoxha ‘zë ngushtë’ Bashën

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga Partia Demokratike që të mos marrë pjesë në betejën e tij dhe se do të futet në Kuvend pasi qytetarët e kanë votuar për t’i përfaqësuar.

“PD është themeluar në dy parime, në atë të interesit kombëtare dhe në në atë të lirisë e të drejtave njerëzore.

LEXO EDHE:  Bozdo publikon dokumentet/ Porti i Durrësit po i falet kompanisë arabe

Në parlament do të futem ashtu siç më kanë votuar qytetarët shqiptarë. Unë do ti kundërvihem në betejë kundër regjimit. Unë mbroj të vërtetën unë kërkoj nga PD të mos angazhohet në këtë betejë”, është shprehur Berisha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE