REPORTAZH- Muzeu i Diktaturës në Shkodër/ Një dëshmi për viktimat e komunizmit
“Popujt që harrojnë të kaluarën e tyre janë të destinuar që ...
Të gjithë e quajnë mjeshtri i drurit. Zija Karini është 80 vjeç por ai sfidon moshën dhe gjithçka tjetër. 80 vjeçari e nisi artizanatin në Shkodër, që kur ishte 14 vjeç për të mos u ndarë asnjëherë deri në ditët e sotme, ndërsa tashmë është më i vjetri që merret me artizanatin.
Energjik, plot pasion dhe një mjeshtër i vërtetë i drurit, Zija Karini edhe pse 80 vjeç vijon që të prodhojë punime plot vlera artistike, kulturore e historike për Shkodrën por edhe më gjërë.
Ky artizan 80 vjeçar por edhe punimet e tij të kuruara me shumë kujdes janë kthyer ndër më të preferuarat për shkodranët, emigrantët por edhe turistët e huaj.
Zija Karini edhe pse ka punishten e tij nuk përton që të marrë pjesë në panairet që po zhvillohen në Shkodër në pedonalen “Kolë Idromeno” nga shoqata e artizanëve shkodran.
80 vjeçari duarartë tregon se si e nisi karrierën e tij që në moshë të vogël në punishten e xhaxhait.
“Unë merrem që në vitin 1954 me artizanatin qysh se isha 14 vjeç, e fillova tek punishtja e xhaxhait tim sepse e kemi trashëgim familjar artizanatin.
Në vitin 1958 më pas artizanati në atë kohë u shtetëzua dhe kalova në ndërmarrjen metalike të asaj kohe.
Në vitin 1965 na shkëputi shteti sërish për të ndërtuar ndërmarrjen artistike në Shkodër dhe sëbashku me Kolec Stanin, Ser Dulin dhe Brahim Tufikun. në 1970 ndërmarrja artisike në Shkodër kishte 69 vetë.
Më pas tek ndërmarrja që sot quhet ish artistike dhe ndodhet e shkatërruar u bëmë 2200 vetë dhe ishin 36 profesione duke nisur nga ari, argjend, bronzi e deri tek punimi i drurit që kishte 900 aplikime të ndryshme si reparte.
Në 1990 si gjithçka tjetër ajo ndërmarrje u mbyll dhe unë u shkëputa por menjëherë e vijova këtë profesion dhe ndërtova ndërmarrjen time dhe ndër vite më pas kam avancuar shumë në fushën e artizanatit”, shprehet artizani më i vjetër i qytetit?.
Punimet me të cilat Karini merret janë të shumta por të gjitha vijnë si frymëzim nga Shkodra, qyteti i dashur i tij dhe bazohen në vlera kombëtare. Artizani 80 vjeçar tregon disa prej punimeve që ka për zemër.
“Unë merrem me remeso të cilin e bëj tani portret gjë e cila nuk është bërë kurrë. Është materiali që dikur bëheshin mobiljet në Shqipëri dhe në rininë time kam mësuar shumë që të bëj autoportrete.
Një nga punimet më të veçanta që kam është Zadrimorja e cila është e kërkuar. Kostumi i Zadrimës është ndër më të bukurit në Shqipëri, flas për kostumet e grave dhe dua të them se është një punë shumë e vështirë për t’u realizuar por falë pasionit që kam ia kam dalë.
Kuadri i këtij punimi është shumë i vështirë sepse unë nuk kam makineri moderne siç bëhen në shtete të tjera të botës dhe unë e kam bërë me dorë dhe me punimin e Zadrimores kam patur shumë sukses.
Është e veçantë sepse të bësh portret është ndër punët më të vështira. Dikur nuk është bërë portret grafika dhe është quajtur vetëm aplikim dhe unë i kam futur dhe përveç tyre bëj edhe një ndërtesë, një lagje apo të ngjashme me biografi.
Dikur në Shkodër nuk është punuar grafika siç e bëj unë sot dhe tani kemi avancuar shumë. Unë e kam edhe me ngjyra portretin e Zadrimores që në fakt e ka bërë Rrik Ndoja dhe më pas unë e kam bërë në dru. Kostumi i Zadrimores është ndër më të rëndësishmit në Shqipëri. Unë bëj 13 lloje teknikash në dru ndaj edhe klientët mbesin të kënaqur“, shprehet Karini.
Piktura e emigrantëve e piktorit me famë ndërkombëtare Smajl Lulani të cilin Zija Karini e kishte një mik të mirë e madje edhe bashkëpunonte deri kur ishte gjallë, e ka frymëzuar 80 vjeçarin për ta sjellë atë pikturë të punuar në dru me mjeshtrinë e tij si dhe duke ia shtuar vlerat asaj piktura që në thelb ka plagën e madhe të emigracionit shqiptar.
“Kur ishte koha e emigrantëve dhe ky është një punim që e kanë porositur është piktura e të madhit Smajl Lulani, një piktor shkodran me famë ndërkombëtare.
Pikturën e tij unë e kam hedhur në dru. Në pikturë janë tre persona, babai, nëna dhe një djalë i vogël që marrin rrugën e emigrimit.
Djali i vogël që është me kokën mbrapa sheh dhe nënkupton se ku po e lëmë Shqipërinë ndërsa babai i tij shfaqet duke ecur me hapin e shpejtë çka tregon se kërkon të largohet sa më shpejt ndërsa gruaja, nëna e djalit nuk mund të shikojë dhe tregon plagën e thellë të emigrimit që vijon edhe në ditët e sotme dhe jo vetëm në ato vite kur Lulani bëri këtë pikturë.
Është një ikje qorrazi nga Shqipëria dhe personazhi kryesor është djali me kokën mbrapa që shfaqet i dëshpëruar duke lënë vendin e tij në atë moshë kur ende nuk kupton shumë dhe përcjellë një mesazh të fortë sepse Shkodra është një qytet që nuk e ka patur emigrimin por për shkak të vështirësive edhe shkodranët morën rrugët si gjithë të tjerët“, tregon 80 vjeçari.
Zija Karini nuk mbetet vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por shpesh herë merr edhe nga shqiptarët e Kosovës duke e patur një tjetër frymëzim.
Një grua me kostumin kombëtar të Kosovës është bërë ndër punimet më të kërkuara që bën mjeshtri shkodran i përpunimit të drurit.
“Një tjetër punim që dua ta veçoj është një grua e veshur me një kostum të Kosovës, pra një shqiptare tradicionale e Kosovës. Është një punim që e kam realizuar kohët e fundit sepse nuk e kam patur dhe menjëherë e kanë porositur. këtë punim e bën të veçantë kostumi që këtu në Shqipëri nuk e kemi këtë lloj dhe është e zonës së Medvegjës“, thotë Karini.
Në punimet e tij artizani më i vjetër i Shkodrës ka veçuar edhe pikturën e Edëard Lear në vitin e largët 1848 ku duket ura e Bahçallekut, lumi Drin dhe në sfond kalaja Rozafa. Edhe ky punim është ndër më të pëlqyerit nga klientët.”Një tjetër punim i veçantë është ura e Bahçallekut dhe kalaja “Rozafa” në sfond, një pikturë e vitit të largët 1848 nga piktori i famshëm anglez Edward Lear i cili vizitoi në atë kohë edhe qytetin e Shkodrës përveç disa qyteteve të tjera dhe u mahnit nga hyrja e qytetit të Shkodrës duke i kushtuar edhe pikturën e tij të famshme.
Në atë kohë lumi Drin ishte i lundrueshëm dhe piktorët sotëm shkojnë dhe studiojnë në të njëjtin vend për të gjetur pozicionin në të cilin ka qëndruar piktori anglez kur e ka realizuar sepse është shumë e bukur dhe e veçantë“, rrëfen 80 vjeçari.
Viti i pandemisë i dëmtoi shumë artizanët të cilët nuk morën asnjë mbështetje nga shteti e ndër to edhe 80 vjeçarin Zija Karini, i cili thotë se shitjet gjatë pandemisë kanë rënë thuajse plotësisht duke i dëmtuar ekonomikisht.
“Unë dal këtu megjithë këto punime që kam dhe të them të drejtën shitjet kanë rënë me afro 90%.
Pandemia ka qenë një vit i vështirë dhe nuk është punuar, na ka dëmuar shumë. Ka ndikuar shumë dhe madje kur vijnë për të blerë tashmë njerëzit kanë një mendim tjetër dhe dua gjithnjë që t’ia ul çmimin.
Unë kam punimin e Padër Pio që në fakt kushton baraz me 15 kafe. Megjithatë ne i kemi ulur çmimet sepse jemi të detyruar.
Përshembull punimi me pikturën e piktorit anglez Lear dikur shitej 50 mijë lekë të vjetër ndërsa tani as 30 mijë lekë të vjetër nuk bëhet fjalë, ka rënë shumë ekonomia. Sikur shteti të na kishte mbështetur edhe ne artizanëve do kishte bërë gjënë më të mirë. Unë jam 80 vjeç“, shprehet më tej ai.
Ata që blejnë më shumë natyrshëm që janë emigrantët shqiptar por edhe turistët e huaj dhe më të pëlqyerat janë ato punime që kanë simbolet e vendit tonë dhe që përcjellin një mesazh artistik e kulturor.
“Ne presim vetëm emigrantët, pra shqiptarët që jetojnë në shtete të tjera dhe padyshim edhe turistët e huaj.
Emigrantët blejnë pak më shumë sepse i bëjnë dhurata më pas në shtetet ku shkojnë ose i mbajnë në banesat e tyre dhe e kanë për krenari sepse çojnë atje diçka nga Shqipëria, pra simbolet e vendit të tyre që kanë një vlerë, histori, traditë dhe mbartin kulturën e shekujve, është identiteti ynë kombëtar.
Ai që e njeh artin thotë, këto 2-3 punime i dua dhe mi bëj gati dhe nuk pyet fare për çmimin ndërsa ai që nuk e njeh artin i duket shtrenjtë gjithçka. Arti në ditët e sotme ka kaluar në celular, kafe, duhan, ndonjë gotë raki edhe tifoz sporti“, shprehet Karini.
Zija Karini nuk ndjehet aspak mire. kur sheh se mjeshtrat e artizanatit në vitet në të cilat po jetojmë tashmë mungojnë. Të vjetrit po largohen në botën tjetër ndërsa të rinjtë e sotëm nuk shfaqin ndonjë dëshirë për t’u marrë me artizanatin gjë e cila mjeshtrin duarartë nuk e ngroh aspak.
“Artizanati më vjen keq se ka nisur që të bie shumë. Në fillim të demokracisë ishin të gjithë mjeshtra dhe shkonim tek piramida në Tiranë nga e gjithë Shqipëria por tani ka mbaruar çdo gjë dhe janë pakësuar shumë.
Puna e dorës ka patur një trashëgim të madh në Shkodër dhe mjafton të kujtojmë dyqanet e Pazarit të Vjetër që janë me famë botërore. para 15-20 viteve u mblidhshim gjithë artizanët në Gjirokastër ose në Tiranë dhe vinim në qytetet toname duart bosh sepse shiteshin të gjitha punimet ndërsa sot është ndryshe.
Sot nëse qëndron këtu me mua të rinjtë as nuk e sjellin kokën për të parë dhe kjo është për të ardhur keq në fakt. Dikur ne nganim vrap bashkë me shokët dhe shoqet për të shkuar në Galerinë e Arteve dhe kemi qenë më të dhënë për artin ndërsa sot nuk është më kështu“, thotë Karini.
Zija Karini lindi në Shkodër më 30 nëntor 1941 në familjen Karini, një familje atdhetare shkodrane, e njohur për traditën tashma një shekullore të përpunimit të drurit.
Familja, qysh në vitet 1920, zotëronte një ndërmarrje me aktivitet zdrukthtari, me 40 punëtorë në mes të cilëve edhe 4 mjeshtër italianë, që ishte krijuar nga Xhemal Karini.
Në Shkodër, ndërmarrja ishte shumë e njohur për ndërtimin e mobiljeve shtëpiake, por edhe objekteve të tjera në dru.
Mjeshtria e punimit të drurit e dinastisë së Karinëve, në përbërje të cilës ishin 9 marangozë të famshëm, u trashëgua dy breza, deri te Zija-ja, i cili në vitin 1954 filloj të mësoj zanatin në punishten e xhaxhait të tij, mjeshtrit Ahmet Karini.
Me ardhjen e regjimit komunist, punishta e tyre ? ZDRUKTHATARI?, e ndërpreu aktivitetin e saj, pasi u shtetëzua për t’u kthyer në magazine mallrash shtetërorë.
Sapo hapet ndërmarrja artistike në Shkodër në vitin 1965, Zijaja fillon punën si modelist, ku në sajë të talentit e novatorizmit të tij në punë, ai merr titullin Mjeshtër në punimet e drurit.
Së bashku me kolegët e tij, mjeshtrat Kolec Thani e Ndoc Tusha, krijojnë qindra modele artikujsh artistikë që, për nga bukuria dhe cilësia, dallonin në shkallë kombëtare por edhe ndërkombëtare, duke i sjellë ndërmarjes me 2000 punëtorë të ardhura të mëdha. Zija-ja punon aty deri në vitin 1994 kur ndërmarrja u mbyll. Pas 40 vjet përvoje pune, për të mbijetuar, ai vendosë të vazhdojë traditën e familjes duke krijuar një linje private të punimeve të drurit, ku me një përkushtim të madh punon dhe sot.
Aktualisht, mjeshtri Zija Karini, ky burrë vital e plot humor, është i njohur në punimin e 13 teknikave në dru, që përbëjnë një masë të gjerë produktesh e modelesh.
Ai është mjeshtër në aplikacion me metal, në teknikën e rimesimit, teknikën e djegjes, punimet në kashtë, inkasim në dru, në gdhendje e ngjyrim druri dhe në punime të drurit në torno.
Së bashku me artistë të tjerë, që punojnë në ndërmarrjen e tij, ai krijon dhe tregton suvenire, piktura në dru, piktura në pirografi, korniza të ndryshme, aplikacione në rimeso, kutiza stolish, objekte me aplikacion metali etj.
Me modelet që janë tërësisht krijimet e tij origjinale, ai merr pjesë në panaire brenda e jashtë vendit ku vazhdimisht ka marrë vlerësime të larta.
Punimet e tij janë eksportuar në Itali, Greqi, Austri e vendet fqinjë.
Sot, artizani Zija Karini, i cili është i fundit i dinastisë, ka arritur përsosmëri në punimin e drurit. Punimet e tija të spikatura dëshmojnë për shijen artistike, kreativitetin dhe talentin e mjeshtrit popullor, i cili është i veçantë nëkrijimin e figurave ornamentale dhe modeleve, që i përgjigjen plotësisht kërkesës së tregut dhe kohës.
Si rezultat i aktivitetit të tij të gjerë dhe karrierës së tij si artist e mjeshtër në këtë fushë ai është nderuar nga Bashkia e qytetit të Shkodres me titullin “Mirënjohja e Qytetit” me motivacionin: ?Për kontributin shumë të vyer në zhvillimin e artizanatit shkodran.
Me shijen e tij të hollë dhe duart e arta vazhdon që prej 5 dekadash të prodhojë me ndjeshmëri dhe nivel të lartë artistik, punime me larmi formash, idesh dhe kulturash, dëshmi autentike që shprehin me modesti jetën e bukur të këtij vendi?.
Sot, Zijai, edhe pse në moshë pensionisti, plot 80 vjeç vazhdon të jetë shumë aktiv.
Ai përveçse drejton linjën e prodhimit e biznesin e tij, për të ndihmuar brezat e rinj dhe shtresat në nevojë, ka hapur kurse për mësimin e artit të pirografisë apo të aplikimit të teknikave të tjera, duke paisur me dituri e dokumente mjeshtrie pjesëmarrësit, të cilët në shumë raste, kanë hapur linjat e veta të artizanatit, duke u bërë pjesë e tregut shqiptar por edhe të huaj. Për turistët që vizitojnë Shkodren, Reparti ? Studio i mjeshtrit Karini tek ish-Artistikja, është një pikë atraktive që ja vlen për t’u vizituar./CNA.al
“Popujt që harrojnë të kaluarën e tyre janë të destinuar që ...
E gjendur mbi një kodër në pjesën fundore të fshatit Zues në...
Korça ka çelur zyrtarisht sezonin turistik 2021, dhe aktivit...
Ditën e nesërme do të rikthehen karnavalet e famshme të Korç...
Në qytetin e Korçës vazhdon të ruhet tradita e punimit të th...
Shenjtoren Nënë Tereza e njeh e gjithë bot. Ajo ka vend në ...
“Rally Albania” është një event sportiv që organizohet çdo v...
Aktori Mirush Kabashin i cili tregon si u ndje për lajmin që...
Bashkia e Pustecit në qarkun e Korçës, ka çelur zyrtarisht s...
Shtrihet në perëndim të qytetit të Shkodrës. Kjo zonë kufizo...
Sezoni turistik u çel sot zyrtarisht në Pogradec, qytet i ci...
Maliqi është një nga bashkitë e qarkut të Korçës që nuk i mu...
E ndërtuar rreth vitit 1840, kjo është godina ku u hap shkol...
Për herë të parë që nga krijimi i tij para 228 vjetësh një n...
Edhe në vdekje, Pirro Mani ia del të bashkojë skenën artisti...
Korça, dikur ka qenë një nga qytetet që ka patur shumë ustal...
Për gati 1000 vjet, çdo vit në 22 Maj me Kalendarin Grigoria...
Në këto ditë të ngrohta qershori, tani që fillon sezoni turi...
Me Pirro ManinKur ishim studentë Pirrua ishte i pari i stafi...
Aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani, një prej ikonave t...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Dështon kërkesa e radhës për ekstradim të personave shumë ...
Policia ka gjetur trupin e pajetë të foshnjes që u hodh në...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
I nxehti ekstrem ka “përvëluar” Rio De Zhaneiron.Temperatu...
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka vrarë një militan...
DASH ka shpallur non grata tre zyrtarë nga Ballkani. Bëhe...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
Ritmet e rritjes së çmimeve janë ngadalësuar në shkurt, du...
Sot, më 18 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Në krizën e shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para...