Connect with Us

Regjistrimi i fëmijëve në shkolla/ Rama jep lajmin e mirë

Aktualitet

Regjistrimi i fëmijëve në shkolla/ Rama jep lajmin e mirë

Publikuar

-

Regjistrimi i fëmijëve në shkolla/ Rama jep lajmin e mirë

Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjes për të gjithë qytetarët teksa ka dhënë edhe një lajm të mirë.

Rama ka bërë me dije se fëmijët në shkolla mund të regjistrohen online.

Tashmë sipas Kryeministrit, nuk do të jetë më e nevojshme të mbledhësh një tufë më lëtra nëpër duar, të presësh në radhë në asnjë institucion.

Në rrjetet e tij sociale Rama ka publikuar edhe një video ku shpjegon të gjitha hapat e regjistrimit.

LEXO EDHE:  Integrimi/ Rama në Francë 24:Ne duhet ta marrim dritën jeshile”

“MIRËMËNGJES

dhe me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë🙏

***regjistrimi kryhet fare lehtë, online në e-Albania  https://e-albania.al, në vetëm 1 minutë

Ndiqni hapat e thjeshtë si në videon e mëposhtme”, u shpreh Rama./ CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplasen dy automjete në Berat/ Aksidentohen turistët

Publikuar

-

Nga

Përplasen dy automjete në Berat/ Aksidentohen turistët

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Berat- Poshnjë.

Mësohet se dy automjete, një tip “Benz”  me targa AA 180 TK si dhe tjetri  me targa AB 707 CY janë përplasur njëri me tjetrin.

Mjeti me targa AB 707 CY ishte marrë me qira dhe në të ishte një çift i huaj.

LEXO EDHE:  Kush e ka pushtetin real në Shqipëri?!/Berisha publikon fotomontazhin

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i makinës së turistëve të huaj ku më pas është përplasur me makinën që i vinte përball.

LEXO EDHE:  Basha nuk kursehet ndaj Ramës/ Ka instaluar korrupsionin në Shkodër

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur të plagosur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Video-Zjarri pushton Sardenjën/ Digjen mbi 20 mijë hektarë pyje, mbi 1500 banorë të evakuar

Publikuar

-

Nga

Zjarri pushton Sardenjën/ Digjen mbi 20 mijë hektarë pyje, mbi 1500 banorë të evakuar

Vijojnë të përhapen me shpejtësi flakët në ishullin Italian të Sardenjas

Sipas autoriteteve, pjesa perëndimore e ishullit, në afërsi të qytetit Oristano, po përjeton një nga situatat më të vështira në vitet e fundit.

Pothuajse 1500 persona janë evakuar dhe mbi 20 mijë hektarë tokë, pyje, ullishte dhe fusha të kultivuara, janë shkrumbuar nga flakët ndërsa vazhdon të rrezikojë shtëpitë dhe bizneset.

LEXO EDHE:  Kush e ka pushtetin real në Shqipëri?!/Berisha publikon fotomontazhin

LEXO EDHE:  Basha nuk kursehet ndaj Ramës/ Ka instaluar korrupsionin në Shkodër

Në terren për të shuar flakët kanë dalë rreth 7500 persona, përfshirë këtu zjarrfikës, nga mbrojtja Civile, mbrojtja e pyjeve, si dhe vullnetarë.

Temperaturat e larta dhe era nxitën zjarrin që u përhap shpejt, fillimisht rrethoi Santu Lussurgiu dhe më pas u zhvendos në Cuglieri.

Qyteti i vogël u rrethua nga flakët natën e kaluar dhe rreth 200 njerëz u zhvendosën.

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksidenti me 10 të vdekur/ Kurti: Ditë e rëndë për të gjithë popullin tonë

Publikuar

-

Nga

Aksidenti me 10 të vdekur/ Kurti: Ditë e rëndë për të gjithë popullin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur shumë të rëndë ditën e diel, kur 10 persona kanë vdekur në një aksident me autobus në Sllavonski Brod në Kroaci.

Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, janë plagosur edhe mbi 40 persona.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

“Kjo është një ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë popullin tonë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media nga spitali në Sllavonski Brod.

Kryeministri i Kosovës, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa të plagosurve shërim të shpejtë.

Ai ka falënderuar homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq për bashkëpunimin në këtë rast dhe ndihmën që u kanë ofruar autoritetet të plagosurve në këtë aksident.

Kurti ka thënë se ka vizituar të gjithë personat në spital, përfshirë dy persona që janë në kujdes intensiv.

Sipas tij, një pjesë e mirë e udhëtarëve kanë qenë në gjumë, në kohën e aksidentit.

Kurti ka thënë se qindra mijëra persona shkojnë në vendlindjen e tyre në Kosovë, për pushime.

“Kjo fatkeqësi, kjo tragjedi është tejet e rëndë për neve”, ka thënë Kurti, mirëpo ka theksuar se në bashkëpunim me autoritetet kroate besojnë se do t’ia dalin më shpejt.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, po ashtu u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të plagosurve, dhe ka thënë se autoritetet kroate po synojnë t’iu qëndrojnë afër të plagosurve.

Kurti ka arritur të dielën në mbrëmje në qytetin Sllavonski Brod në Kroaci me helikopterin e ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it.

LEXO EDHE:  Kush e ka pushtetin real në Shqipëri?!/Berisha publikon fotomontazhin

Ai është shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij qeveritar.

LEXO EDHE:  Ironia e gazetarit/ Pa videon te Nusreti nuk do e kishim nisur vaksinimin

Zyrtarët e Kosovës janë pritur nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, si dhe ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman.

Bashkë më Kurtin në Kroaci janë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Plenkoviq ndërkohë ka publikuar në video të shkurtër në rrjetin social Twitter, ku është parë Kurti afër spitalit në Sllavonski Brod për të vizituar të plagosurit.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit.

Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal Sllavko Pranjiq, ka thënë se shoferi, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes, është arrestuar ndërkohë.

“Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë ai.

Pranjiq ka thënë po ashtu se përgjatë dëshmisë së tij, shoferi ka thënë se ka rënë në gjumë për një moment.

“Por ne do të përcaktojmë gjithçka më vonë”, ka thënë mes tjerash Pranjiq.

Më herët, drejtori i Mbrojtjes Civile Kroate, Damir Trut, u ka thënë gazetarëve se nëntë pasagjerë dhe një shofer kanë vdekur, duke deklaruar se në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh, ka thënë në vendin e aksidentit se, në autobus kanë qenë 15 të mitur, prej të cilëve, një vajzë e plagosur rëndë.

LEXO TE PLOTE