LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Provimi i fundit/ 34 mijë maturantë testohen në lëndët me zgjedhje

15 Qershor 2021, 07:16, Aktualitet CNA
Provimi i fundit/ 34 mijë maturantë testohen në lëndët

Sot 34 mijë maturantë do t?i nënshtrohen provimit të fundit, atij të lëndëve me zgjedhje. Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30.

Në total në të gjithë vendin janë 208 qendra ku do të bëhet provimi. Tirana ka 38 qendra, për 8300 nxënës.

Maturantët do të duhet të zbatojnë rregullat anti-Covid. Në një klasë do të jenë 10-15 maturantë.

Kujtojmë se prej disa ditësh maturantët kanë dalë të protestojnë për provimin e  Matematikës, duke kërkuar ulje të pikëve për notat.

Ditën e djeshme Ministrja e Arsimit Evis Kushi e plotësoi kërkesën e maturantëve, duke u shprehur se pikët do të ulen./ CNA.al

Lajmet e fundit nga