Connect with Us

Procesi i vaksinimit/ Soreca: Së bashku do ta kalojmë pandeminë

Aktualitet

Procesi i vaksinimit/ Soreca: Së bashku do ta kalojmë pandeminë

Publikuar

-

Procesi i vaksinimit / Soreca përkrah Shqipërinë: Së bashku do ta kalojmë pandeminë

Ambasadori i BE Luigi Soreca është shprehur se me ndihmën e Bashkimit Europian së bashku do ta kalojmë këtë pandemi.

Teksa ka shpërndarë një postim të BE në Shqipëri ku është bërë me dije se ditën e djeshme kanë ardhur doza të tjera vaksinash dhe se deri në gusht do të mbërrijnë 145 mijë.

Ndihma për #Albanian njerëzit për të luftuar # COVID19 vazhdon me më shumë Pfizer vaksinat çdo javë! Ne do të kalojmë së bashku në pandemi”, ka shkruar Soreca./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fatura që duhet paguar ndaj Becchetit/ Ish avokatja e shtetit: Fitore për qeverinë që është vetëm një

Publikuar

-

Nga

Fatura që qytetarët shqiptarët duhet ti paguajnë biznesmenit italian Francesco Becchetti, pasi u shpall fitues në Arbitrazh, ishte tema e diskutimit mbrëmjën e sotme në emisionin ‘Log’

Ish avokatja e shtetit e viteve 2010-2013, Ledina Mandija është shprehur se kjo është një çështje e ndërlikuar dhe se deri diku qeveria e ka cilësuar fitore gjyqin me sipërmarrësin pasi nga paditë e bëra ai pretendonte të merrte 1,2 miliardë euro.

“Ka ngritur dy padi dhe një nga ato që është në arbritrazhin e investimeve është pendig, ndërsa tjetra ka kaluar në pezullim. Nëse do të ishte e kujdesshme qeveria çështja dhe situata do të ishte ndryshe. Familjarët Beccheti kishin përqindje të konsiderueshme në televizion që është dhe çështja kryesore.

Beccheti ka filluar me ekzekutimin e vendimit kohë më parë ndërkohë që kishim një veprim të arbritrazhit, ka pas dhe veprime të tij ndaj shtetit shqiptar që gjithashtu shteti i është kundërpërgjigjur. Këtë vit është dhe kërkesa e anulimit të vendimit nga arbritrazhi, duke berë që tashmë vendimi duhet të pranohet nga qeveria.  Nga proceduarat që janë ndjekur dhe nga vendet e tjera të botës ta marrim në total të gjithë këtë kosto shifra shkon deri në 120 milionë euro.

Kur Becchetit fitoi gjyqin ai deklaroi fitoren para publikimit zyrtar dhe pse akoma nuk kemi një vendim të publikuar të arbitrazhit pasi pala shqiptare nuk ka rënë dakord për ta bërë një gjë të tillë. Nga paditë që ai ka mund të pretendonte të merrte 1.2 miliardë euro dhe mund të quhet fitore nga qeveria që është vetëm një faturë për tu paguar . Që në 2015 ka filluar beteja ligjore me Becchetit, është e rëndësishme që të bëhet një analizë mbi studiot shqiptare që kanë fituar. Në të gjithë këtë betejë qoftë dhe me lidhjet penale duhet të ishin të kujdesshëm dhe të punohej në grup”, ka thënë ajo.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti final i OSBE për zgjedhjet e 25 prillit/ Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë në këto 30 vite

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ODIHR për Zgjedhjet e 25 Prillit/ Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë në këto 30 vite

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Balla deklaron se OSBE/ODIHR konfirmoi se zgjedhjet e 25 prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve.

Sipas Ballës, Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës.

Postimi i plote i Taulant Ballës:

LEXO EDHE:  Rritja e shifrave të të infektuarve/ Basha: Koha nuk pret më, njerëzit kanë nevojë për ndihmë

LEXO EDHE:  “Superskandal”/ Berisha: Ndal vaksinimit të qytetarëve me vaksina të skaduara!

OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve. Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e raportit final nga OSBE/ODIHR.

Sipas Bashës e gjitha mund të përmblidhet si ”Masakër Zgjedhore”.

Dhe me këtë raport konfirmohet se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe ato zgjedhje nuk kishin lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:

– Blerja masive e votave.

– Presioni ndaj votuesve.

– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.

– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.

– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.

– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.

LEXO EDHE:  “Fitimet janë në pikëpyetje”/ Bregu: BE ka humbur 1 miliardë euro në muaj

LEXO EDHE:  "Fitimet janë në pikëpyetje"/ Bregu: BE ka humbur 1 miliardë euro në muaj

– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.

– Legalizime në këmbim të votës.

– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!

Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

 

LEXO TE PLOTE