Connect with Us

Policia me dorë të ‘hekurt’ ndaj shoferëve/ Pezullon 83 patenta, 27 të arrestuar

Kronika

Policia me dorë të ‘hekurt’ ndaj shoferëve/ Pezullon 83 patenta, 27 të arrestuar

Publikuar

-

Policia me dorë të ‘hekurt’ ndaj shoferëve/ Pezullon 83 patenta, 27 të arrestuar

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në akset kryesore të kryqytetit, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në dy javët e para të qershorit 27 shoferë u arrestuan pasi rezultuan me nivel alkooli mbi 0.50 mg/l. Po ashtu u pezulluar 83 leje drejtimi.

Sipas Policisë, nivelet e larta të alkoolit po kërcënojnë çdo diitë e më shumë drejtuesit e mjeteve pasi është rrezik potencial për aksident rrugor.

“Nivelet e larta të alkoolit “flasin akoma më shumë” se këshillat e 👮🏻♀, për rrezikun që u kanoset çdo ditë përdoruesve të rrugës nga drejtuesit që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit.

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore, duke vlerësuar se drejtimi i automjetit në gjendje të dehur është një rrezik potencial për aksidente rrugore, deri në pasoja fatale, kanë riorganizuar kontrolle të alternuara në orare dhe mjete të ndryshme, përfshirë edhe mjetet e shërbimit të transportit publik, pasi drejtuesit , me papërgjegjshmëri përtej të zakonshmes, kanë guxuar të drejtojnë në gjendje të dehur mjete transporti publik, edhe me 50 pasagjerë, në destinacione turistike.  

Kjo situatë, por edhe konstatimet e tjera të kësaj natyre, nuk mundet të jenë vetëm shqetësim dhe objekt i Policisë, por vetë drejtuesit e mjeteve duhet të reflektojnë për rrezikun që i kanosin vetes dhe të tjerëve duke drejtuar mjetin në këtë gjendje. Subjektet e transportit gjithashtu duhet të forcojnë kontrollet për disiplinën e drejtuesve të shërbimit publik gjatë kohës që shërbejnë në këto mjete dhe sigurisht, qytetarët, si aleatët më të rëndësishëm të Policisë, duhet të refuzojnë të udhëtojnë me ta apo më keq të transportohen nga drejtues mjetesh të shërbimit publik që manifestojnë sjellje të përdorimit të alkoolit apo lëndëve të tjera droguese e psikotrope dhe të njoftojnë menjëherë organet e Policisë në numrin e emergjencave 112.

Vetëm përgjatë dy javëve të para të këtij muaji, nga rrugorët e kryeqytetit janë arrestuar në kushtet e flagrancës 27 persona, për drejtim mjeti ne gjendje te dehur, pasi nga verifikimi me alkooltestues kanë rezultuar me një nivel alkooli mbi 0.50 mg/l si, si dhe janë pezulluar 83 leje drejtimi po për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.”/CNA.al

 

LEXO EDHE:  Policia aksion në Vlorë/ Arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Publikuar

-

Nga

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Një 65-vjeçar është vënë në pranga në policisë në Peqin, dhe një 60-vjeçar është proceduar penalisht.

Ata akuzohen se shfrytëzonin në mënyrë të paligjshme inerte dhe penguan rrjedhën natyrale të lumit Shkumbin.

Të arrestuarit janë shteati me inicialet  E.M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi  D.Z., 60 vjeç, banues në Peqin, pasi nē fshatin Bishqem Fushë, Peqin, kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

LEXO EDHE:  Arrestimi i shefit të Hetimit të Aksidenteve në Vlorë/ Policia publikon detajet

LEXO EDHE:  Policia aksion në Vlorë/ Arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Librazhd/ 30-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Librazhd/ 30-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Librazhd.

Policia njofton se një 30-vjeçar me inicialet D. D ka varur veten në një pemë në afërsi të banesës së tij, në fshatin Dardhë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Librazhd / Informacion paraprak

Më datë 25.07.2021, rreth orës 17:40, është gjendur nga familjarët i vetëvarur në një pemë në afërsi të banesën pa shenja dhune shtetesi D.Duka rreth 30 vjeç, banues në fshati Dardhë, Librazhd.

LEXO EDHE:  Video/ Gjobiten 145 drejtues mjetesh

LEXO EDHE:  Zhduket i moshuari/ Policia kërkon ndihmën qytetarëve

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkrumbohet nga flakët një banesë në Durrës

Publikuar

-

Nga

Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen nr.18 në Durrës.

Policia njofton, se është shkrumbuar banesa e pabanuar e shtetasit F. B., 80-vjeç.

Për fat të mirë, veç dëmeve material nuk ka raportime për të lënduar.

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

LEXO EDHE:  Tentuan të vrisnin 33 vjeçarin nga Tropoja / Zbardhet ngjarja, tre në pranga një në kërkim

LEXO EDHE:  Sherri për pronën/ Plumba në drejtim të ish- kryeplakut

Më datë 25.07.2021, në orën 16:05, në lagjen nr.18, Durrës, ka rën zjarr në banesën e pabanuar të shtetasit F. B., rreth 80 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

 

LEXO TE PLOTE