Connect with Us

Paralajmërimi i ekspertëve: “Mos e bëni kurrë këtë gjë kur jeni në dush”

Life Style

Paralajmërimi i ekspertëve: “Mos e bëni kurrë këtë gjë kur jeni në dush”

Publikuar

-

Paralajmërimi i ekspertëve: “Mos e bëni kurrë këtë gjë kur jeni në dush”

Koha, temperatura dhe gjatësia e dushit tuaj mund të jenë një vendim shumë personal, së bashku me sapunët dhe shampot që vendosni të përdorni ndërsa laheni.

Natyrisht, ju mund të bëni gjithçka që ju bën të ndiheni më mirë në këtë moment, por ekspertët kanë disa sugjerime të bazuara në shkencë për atë që duhet të shmangni duke e bërë pjesë të rutinës tuaj të mëngjesit.

Dushi juaj në mëngjes nuk duhet të jetë kurrë shumë i nxehtë.

Edhe pse ideja e fillimit të mëngjesit tuaj me një dush të ftohtë ose të vakët mund të tingëllojë jo tërheqëse, ekspertët thonë se është gjëja më e mirë për ju.

Shmangia e dusheve të gjata dhe të nxehta është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit me sëmundje të lëkurës.

LEXO EDHE:  Zbuloni 20 produktet ushqimore që ulin presionin e lartë të gjakut

Zgjidhni produktet tuaja të dushit.

Koha dhe temperatura e dushit tuaj mund të jenë të parëndësishme nëse përdorni të gjitha produktet e gabuara ndërsa jeni aty. Angold thotë se disa sapunë dhe xhel dushi mund të “prishin ekuilibrin PH të kësaj manteli acid dhe ta heqin atë nga lëkura jonë, duke e lënë lëkurën të ekspozuar ndaj kushteve të pafavorshme”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

Horoskopi i ditës, 27 korrik 2021

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 27 korrik 2021

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Dikush nga i cili vareni po ju mban “peng”, por ju nuk duhet t’ia lejoni vetes të zemëroheni. Planetet ju paralajmërojnë se pikërisht kjo është ajo që ai/ajo pret nga ju. Qëndroni të qetë.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Mund të jeni me dy mendje nëse duhet të përfshiheni në një aktivitet social të çfarëdollojshëm këtë të martë. Nëse përfshiheni do të kënaqeni. Megjithatë duhet të bëni kujdes që gjërat të mos bëhen shumë serioze.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Saturni ju paralajmëron se duhet të bëni kujdes me çështjet e parave. Edhe nëse e dini se çfarë po bëni, mund të ketë gjëra që ju kanë shpëtuar. Shpesh edhe gjërat e vogla mund të kenë pasoja të mëdha.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Vetëm se keni të drejtë nuk nënkupton se do ta keni rrugën të hapur për të vazhduar sipas dëshirës. Planetet ju paralajmërojnë se nëse shtyni fort këtë ditë, mund të përballeni me reagime të ashpra, të cilat mund tua bëjnë jetën të vështirë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Nuk keni asnjë qëllim që të uleni në anë dhe të shikoni botën si shkon dhe kjo është diçka e mirë. Por duhet të kujtoni se ka njerëz që janë përfshirë në botën tuaj, qëllimet e të cilëve mund të jenë të kundërta me tuajat.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Nëse një shok apo anëtar i familjes ju thotë diçka që nuk doni ta dëgjoni në 48 orët e ardhshme, mund të keni tendencën të mbyllni veshët dhe të pretendoni se nuk ka ndodhur. Ky do të ishte një gabim i madh.

LEXO EDHE:  6 mënyra për t’u zgjuar në mëngjes pa ndihmën e kafes

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

LEXO EDHE:  Olti Curri i nxjerr të palarat Ermal Mamaqit

Vetëbesimi nuk ju mungon në këtë kohë që Marsi po lëviz drejt pjesëve më pozitive të shenjës suaj. Ajo që duhet të bëni kujdes është vetëkontrolli.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Kjo është një prej periudhave kur qetësia juaj nis të pësojë plasaritje. Megjithatë, jini i mirë me veten dhe mos kini pritshmëri shumë të larta për momentin si nga vetja ashtu edhe nga të tjerët.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Nëse përpiqeni të detyroni njerëzit të bëjnë diçka që ata nuk duan, mund ta fusni veten në telashe. Me Marsin në krahun tuaj, do të vini në vijë disa çështje, por të tjera do të vijojnë të mbeten problematike.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Saturni në shenjën tuaj ju paralajmëron që të mos harroni kufizimet tuaja pasi pasojat do të jenë të mëdha. Injorojini ata që ju inkurajojnë të ndërmerrni rreziqe të panevojshme. Ata duan t’ju shikojnë tek dështoni.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Pavarësisht se mund të mendoni se askush nuk ju gjendet pranë kur keni nevojë dhe se ka një lloj konspiracioni që ju mohon suksesin, kjo nuk është e vërtetë. Përpiquni të jeni më pak paranojak.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Ndryshimet në opinione me partnerët dhe të dashurit tuaj, mund ta bëjnë këtë javë edhe më intensive nga sa duhet. Kur të ngrihen zërat, përpiquni të largoheni derisa gjakrat të qetësohen.

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Nuk i përmbajnë dot emocionet/ Këto janë shenjat më të ndjeshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Nuk i përmbajnë dot emocionet/ Këto janë shenjat më të ndjeshme të horoskopit

Gaforrja

Të lindurit në shenjën e Gaforres njihen si shenja më e ndjeshme e horoskopit. Ata preken pas çdo fjale që ju thuhet dhe e kanë të vështirë të mbajnë lotët.

Virgjëresha

Pjesë e listës janë edhe të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Ata janë mjaft sentimentalë dhe analizojnë çdo gjë negativisht.

Peshqit

Peshqit janë shumë të brishtë dhe vetëmohues, fajësojnë gjithmonë veten dhe nuk kujdesen asnjëherë për emocionet e tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Prej kohësh ka qëndruar larg ekranit/ Elita zbulon se kur do të rikthehet në televizion

Publikuar

-

Nga

Prej një kohe të gjatë nuk e kemi parë në ekran moderatoren Elita Rudi.

Rudi është distancuar paksa nga bota e televizionit pasi ëstë marrë me kujdesin e fëmijëve të saj, Zëri dhe Bota.

Duke qenë se të gjithë fansat e saj janë kuriozë të dinë se kur do të rikthehet Elita në ekran jo e ka treguar këtë përmes një bisede virtuale.

LEXO EDHE:  6 mënyra për t’u zgjuar në mëngjes pa ndihmën e kafes

LEXO EDHE:  Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Parashikimi i motit për sot

moderatorja ka treguar se në shtator do t’i rikthehet ekranit duke mos zbuluar asnjë detaj rreth projektit që do të drejtojë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE