Connect with Us

Nuk ndodhte prej 61 vitesh, Gjermania regjistron rekordin negativ me humbjen ndaj Francës

Sport

Nuk ndodhte prej 61 vitesh, Gjermania regjistron rekordin negativ me humbjen ndaj Francës

Publikuar

-

Franca arriti të marrë një fitore të madhe në Mynih përballë Gjermanisë në sfidën e cilësuar si ‘’finalja e parakohshme’’.

Ndeshja ishte mjaft e luftuar, por francezët dominuan me talentet e tyre në fushë të cilët dhuruan spektakël. Gjermania nuk humbi vetëm 3 pikët, por regjistroi dhe një rekord negativ.

‘’Pancerat’’ për herë të parë në historinë e Kampionatit Europian humbën në ndeshjen hapëse të kompeticionit.

Rekord negativ ky i një kombëtareje të madhe si Gjermania, por ngushëllimi i vetëm është se mund të kishte shkuar dhe më keq ndaj ‘’gjelave’’ të pandalshëm.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Dita e shqiptarëve/ Feston edhe Qazim Laçi, e nis kampionati me shijen e dy golave

Publikuar

-

Nga

Sot duket se ka qenë dita e bekuar për shqiptarët, të cilët kanë gjetur rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre.

Pas Rei Manajt, Muçit dhe Çokajt është Qazim Laçi ai që feston shijen e golit. Mesfushori i Kombëtares ka drguar dy herë topin përtej vijës fatale në takimin që Ajaccio luan kundër Touluse.

Laçi e nis në mënyrë fantastike sezonin e ri në Ligue 2 të Francës, teksa dopieta e tij i dha pikën e parë Ajaccio në kampionat.

Ndeshja u mbyll në shifrat 2-2, ku mesfushori shqiptar shënoi fillimisht në minutën e 35 dhe më pas në të 59-n.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Kryevepër nga Ernest Muçi! Sulmuesi shqiptar i magjeps të gjithë me supergolin

Publikuar

-

Nga

Ernest Muçi e ka nisur me këmbën e mbarë këtë edicion në futbollin polak, pasi ka gjetur që në ndeshjen e parë të kampionatit rrugën e rrjetës me skuadrën e Legias.

Sulmuesi, i aktivizuar sot titullar në ndeshjen kundër Visla Plok, ka shpërblyer besimin e trajnerit me një gol spektakolar në minutën e 28 të takimit.

Pasi mori topin në krahun e majtë, ai lëshoi një predhë të pakapshme nga 25 metra duke dërguar sferën në trekëndësh për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij e për të bërë të festonin tifozët e skuadrës.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Vrulli i ardhur nga mesfusha për te porta kundërshtare, Enis Cokaj e ka nisur me këmbë të mbarë në Kroaci

Publikuar

-

Nga

Enis Cokaj e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin e ri në Kroaci.

Mesfushori shqiptar dhuroi dy asist në takimin e parë të Lokomotivës së Zagreb, ndërsa në ditën e sotme ka arritur që të realizojë vetë.

Ekipi i shqiptarëve në Kroaci po fiton në shifrat 0-1 kundër Slaven Belupos.

Goli i vetëm i takimit i përket Cokajt dhe minutës së 22. Një realizim disi i rrallë i lojtarit shqiptar për repertorin e tij pasi ka arritur që të tund rrjetën me kokë.

Por vërtet i bukur ishte fakti që mesfushori u nis nga mesfusha dhe këmbënguli deri në fund për krosimin që u shpërblye me gol.

 

LEXO TE PLOTE