LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërtimi i segmentit rrugor Palasë-Dhërmi/ ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm

15 Qershor 2021, 16:39, Aktualitet CNA
Ndërtimi i segmentit rrugor Palasë-Dhërmi/ ARRSH jep njoftimin e

Vijon puna e ndërtimit të segmentit rrugor Palasë-Dhërmi, e cila do të ketë një gjatësi 4.45 metra.

Këtë gjë e ka bërë të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili në një postim në faqen zyrtare në Facebook thekson se deri tani janë kryer 18% e punimeve, ndërsa shton se kanë përfunduar punimet për gërmimin në bazamentet e pilave të urës me gjatësi 109m dhe mbushja e trupit të rrugës.

Ndërtimi i rrugës Palasë-Dhërmi është pjesë e aksit Orikum-Himarë.

?Vazhdon puna për ndërtimin e rrugës Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.45 km, si pjesë e aksit rrugor Orikum-Himarë

Realizimi fizik ka arritur në masën 18%

Po punohet për ndërtimin e veprave të artit (tombino rrethore dhe bokse) dhe gërmimin e trupit të rrugës.

Kanë përfunduar punimet për gërmimin në bazamentet e pilave të urës me gjatësi 109m.

Ka përfunduar mbushja e trupit të rrugës nga km 0-480.

Në këtë projekt, përveç plotësimit me sinjalistikë veprave të artit, është parashikuar edhe ndërtimi i disa rrugëve sekondare për aksesimin e zonave turistike të banuara?, thuhet në njoftimin e ARRSH./CNA.al

Lajmet e fundit nga