Connect with Us

“Mos i gjobizni bizneset”/ Ish-ministri socialist “shuplakë” qeverisë: Dështimi është i juaji

Politikë

“Mos i gjobizni bizneset”/ Ish-ministri socialist “shuplakë” qeverisë: Dështimi është i juaji

Publikuar

-

Ish-ministri i Financave, gjatë qeverisjes socialiste, Arben Malaj ka reaguar ashpër në lidhje me projektligjin e ri për Fiskalizimin, i cili sipas ministres Denaj, është një instrument që do të ndihmojë qeverinë në luftën kundër informalitetit dhe konkurrencës së pandershme në treg.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Malaj e cilëson projektligjin në fjalë si gjobë ndaj biznesit, ndërsa i drejton një apel qeverisë, ku shkruan “Mos shpikni per interesa jo te sinqerta parime te tjera sic eshte absolutizimi i efekteve te gjobave sa me te renda.”.

Mos i gjobisni bizneset – deshtimi eshte i qeverive jo i tyre. Reformat-fiskalizimi me penalitete – eshte nje rruge e deshtuar disa here.

Biznesi duhet ti paguaj detyrimet sipas : (a) “cash floë/hyrjeve te ardhurave; (b) me koston e tij me te ulet dhe (3) me koston taksa-mbledhesve sa me te vogel. Keto jane parime te arta te tarkimit te qartesuara nga Adam Smith.

Mos shpikni per interesa jo te sinqerta parime te tjera sic eshte absolutizimi i efekteve te gjobave sa me te renda.

Personalisht mbeshtes cdo reforme ne cdo aspekt te qeverisjes on line qe garanton tre parakushte jetike : (1) nuk rrit asnje kosto direkte dhe indirekte per perdoruesit e ketyre sherbimeve online sidomos per tatimpaguesit, bizneset dhe individet; (2) qe rrit shpejtesine dhe cilesine e nder dhe bsshkeveprimit midis perfituesve fundore – dhe agjensive publike dhe (3) qe nuk demton sado pak moralitetin e taksave-pra qe qellimi i vertet eshte perfitimi i perdoruesve nga efektet pozitive te reformave dhe jo kompanite e favorizuara vendase apo te huaja per fitime te garantuara dhe te larta.”-shkruan Malaj.

Më tej, ish-ministri thekson se ky projekt që është shtyrë disa herë vërteton shqetësimin e taksapaguesve për :

LEXO EDHE:  Deklarimi vjetor është taksim i të varfërve/ Gazetari sfidon publikisht qeverinë

(1) kostot jo te lehta direkte dhe indirekte:

(2) qeveria ka shkelur nje nga detyrimet ligjore qe per cdo ligj duhet te nas dhe qartesoj publikisht efektet perfituese ose kostot e tij jo me paragrafe copy-paste por me shifra te monitorueshme;

(3) qeveria fshehu ne parlament se sa do te ishte ne milidra leke perfitimi nga efektet direkte dhe indirekte te fiskalizimit;

(4) qeveria me vetdije fsheh transparencen e ketyre shifrave qe te pengoj monitorimin e “sukeseve” te reformave nga ekspert dhe Organizata Jo Qeveritare jashte favorizimit qeveritare;

(5) nqs te ardhurat nga fiskalizimi do te ishin aq te medha sa qeveria deklaron me fjale – individet, buzneset e vogla dhr te mesme vitet e para nuk duhet te paguajne asnje qindarke dhe kur te binden se fiskalizimi ndihmon edhe manaxhimin me mire te bizneseve te tyre do te rritet vullnetshmeria e perdorimit te sisteme “moderne” fiskalizuese ne nje treg konkurues te ofrimit te tyre me cilesi te mire dhe kosto te ulet te pajisjeve dhe mirembajtjes;

(6) qeveria ka deshtuar disa here me imponimin me dhunen e gjobave per ta luftuar informslitetin dhe evazionin;

(7) deshtimi vjen kryesisht nga morakiteti I ulet I pagimit te taksave kur qeverite skuzohen nga taksapaguesit, nga raportet, indekset dhe institucionet nderkombetare per korrupsion dhe kapje te shtetit ; ( qeveria ka treguar se per perfitime politike/vota dhe per perfitime abuzive dhe te nxitura nga arroganca, babezia dhe kapja e shtetit ka bere here pas here falje te gjobave.

Kjo analize mund te thellohet dhe plotesohet si me argumenta dhe me rastet e deshtimeve te perseritura ne administratin publik dhe fiskal.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nëse keni këllqe, keni kohë deri më 9 shtator”/ Murrizi sfidon hapur aleatët e Bashës

Publikuar

-

Nga

Kreu i LDSH, Myslim Murrizi ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku hedh akuza ndaj aleatëve, të cilët morën 9 mandate me 25 prill, dhe prej asaj kohe nuk iu është dëgjuar zëri të dalin kundër Ramës.

Murrizi ngre një pyetje publike për ta, duke aluduar nëse kanë qenë spiunë të sigurimit të shtetit.

Deri më date 9 shtator keni kohë që të shkoni tek autoriteti i dosjeve e të merrni çertifikatën e pastertisë së figurës nëse keni këllqe, shton Murrizi.

Ai ka ironizuar dhe vizitën në SHBA të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila është ‘zhdukur’ nga politika që pas humbjes së zgjedhjeve.

“25 prill-25 korrik

Tre muaj pas” fitores” se kesaj tufe qe kur ishin ne pushtet (2005-2013) nuk pyesnin per militantet

Nje pyetje per DEMOKRATET

A i keni pare apo degjuar më gjekundi te bilbilosin “ kundra” Rames,“ aleatet” pasi ju moren me 25 prill 9 mandatet?????

Se deri me date 25 prill i shihje kudo te gjashte se bashku me xhaketa hedhur kraheve si kryetaret e koperativave ne vaktit

Bile kishin pagezuar “grupin” me emrin “ CINQUE STELA” por erdhi Idrizi dhe u bene gjashte dhe ju doli nje “yll “teper

Kam edhe nje pyetje publike per “ aletatet”

A KENI QENE JU SPIUNE TE SIGURIMIT TE SHTETIT?????

Deri me date 9 shtator keni kohe plot qe te shkoni tek autoriteti i dosjeve e te merni çertifikaten e pastertise se figures nese keni kellqe

Ps: Kam harruar “ aleaten” kryesore te Lulit por ngaqe eshte ne USA me Libanezin per tu çmallur me bashkeshorten e Z Safi Kaskas se ka rreth 40 vjet qe e ka shoqe, nuk po ja prish muhabetit, qe te kujtojne vitet kur mbanin rradhe per qumesht buze lanes ne Laprake”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vizita sekrete e Metës dhe Kryemadhit në SHBA, ja si i ‘dekonspiron’ lobisti libanez

Publikuar

-

Nga

Vizita sekrete e Metës dhe Kryemadhit në SHBA, ja si i ‘dekonspiron’ lobisti libanez

Pak ditë pas vizitës në Hungari, presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij Kryemadhi kanë shkuar në SHBA.

Udhëtimi i tyre ka qenë thuajse ‘sekrete’ duke qenë se as kreu i shtetit dhe as kryetarja e LSI-së nuk kanë bërë ndonjë njoftim në rrjetet sociale apo publikisht lidhur me këtë vizitë.

Ata janë takuar në SHBA me lobistin libanez Safi Kaskas e bashkëshorten e tij. Kaskas i ka dhuruar çiftit presidencial një libër të shkruar prej tij ndërsa shkruan se shumë shpejt do vijë në Shqipëri me ftesë të Metës e Kryemadhit në promovimin e tij.

Lobisti i njohur sqaron edhe si është njohur me presidentin Meta e bashkëshorten e tij Kryemadhi.

I pyetur nga një person poshtë fotos së publikuar prej tij në Facebook, Kaskas rrëfen se bashkëshortja e tij dhe ajo e Metës kanë punuar prej vitesh së bashku.

Dy ditë më vonë, lobisti libanez Kaskas ka pritur në zyrë kandidatin për Presidentin e Liberisë.

Kush është Safi Kaskas

Libanezi është lobist i njohur me bazë në SHBA e Arabinë Saudite me më shumë se 40 vite përvojë në planifikimin strategjik, udhëheqjen dhe etikën e biznesit, me një theks në menaxhimin strategjik në korporatat dhe botët akademike. Ai ka udhëhequr korporata të mëdha dhe kompani tregtare dhe ka pionieruar angazhime të shumta të suksesshme këshilluese fillestare për klientët në fushat e tregtisë dhe industrisë si në Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite.

LEXO EDHE:  Muç Nano: A do të godasë qeveria edhe klientët e saj, në aksionin e nisur?

LEXO EDHE:  Deklarimi vjetor është taksim i të varfërve/ Gazetari sfidon publikisht qeverinë

Kaskas është një bashkëthemelues i Universitetit East West në Chicago, Illinois dhe u zgjodh president i bordit të tij të drejtorëve nga 1979 në 2005. Përveç përqendrimit të tij në shkencat e menaxhimit strategjik, Kaskas ka studiuar fetë Abrahamike dhe ka ligjëruar në të gjithë SHBA për tema që lidhen me Islamin, zhvillimin e myslimanëve amerikanë dhe të ardhmen e Islamit në SHBA.

Ai ka investuar 30 vjet të jetës së tij në dialog dhe ndërtimi i urës midis ithtarëve të feve Abrahamike. Kaskas shërben si anëtar bordi i Trac5, një organizatë që punon për zgjidhjen e konflikteve të bazuara në besim dhe është i ftuar të flasë rregullisht në Mëngjesin e Lutjeve Kombëtare në Uashington, DC për tema të tilla si pajtimi, Kurani dhe mësimet e Jezusit.

Kohët e fundit, Kaskas ishte bashkëautor i “Kurani – me Referenca në Bibël, Një Kuptim Bashkëkohor”, një përkthim i ri, i papërfunduar kurrë më parë i Kur’anit në anglishten bashkëkohore që përmban më shumë se 3,000 referenca paralele në Bibël.(hashtag)

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rimëkëmbja e turizmit ka filluar”/ Klosi: Duhet të promovojmë bukuritë shqiptare

Publikuar

-

Nga

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka qënë i pranishëm në Pustec, ku mori pjesë në aktivitetin “MIK FESTIVAL”.

Në një prononcim për mediat, ministri Klosi theksoi se rimëkëmbja e turizmit ka filluar dhe se Shqipëria po përjeton një mani të madhe për tu vizituar.

Por, gjithashtu Klosi tha se ajo që duhet bërë është të promovohen edhe më tepër bukuritë shqiptare, dhe jo vetëm deti, por duhet të kemi një paketë të plotë turistike.

Është i mrekullueshëm organizimi i Mik Festival në këtë vend magjik, që në fakt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Turizmit, që një zonë ekstremisht e mbrojtur si e gjithe zona e Prespes të afrohet më shumë për turizmin, të afrohet për më shumë aktivitete artistike dhe promovimi që i bëhet nga të tilla koncerte është një gjë e mrekullueshme.

Në kuadër të turizmit për vitin 2021, Shqipëria po perjeton një mani të madhe për tu vizituar dhe madje kemi më shumë turistë se 2019, që ka qënë viti me i arte dhe kjo falë promovimit më të madh të Shqipërisë.

Na duhet të promovojmë shumë më teper bukuritë shqiptare, na duhet të promovojmë pervec detit dhe të kemi një oferte të plotë turistike.

Kemi numër të konsiderueshem turistësh dhe vizitoresh të huaj. 15 ditët e para të korrikut kemi pasur më shumë turistë se e njëjta periudhe e 2019 dhe deri 5 herë më tepër turistë se 2020 por kjo nuk mjafton. Ne jemi në fillimet e ngritjes se industrisë së turizmit në Shqipëri, na duhet shumë më tepër cilesi ne shërbim, rimëkëmbja e turizmit ka filluar por turizmi nuk mund të jetë një ekonomi e ndarë, është një ekonomi që jep shpresë për zhvillim, është një ekonomi që prodhon më shumë të ardhura, por në rastin e postpandemisë po prodhon edhe më shumë entuziazem në jetën e Shqipërisë dhe në fakt kjo është më e mira se krijon pozitivitet në jetët tona pas periudhës së pandemisë.”-tha Klosi./CNA.al

LEXO TE PLOTE