Connect with Us

Ministria e Bujqësisë ndalon shitjen e shpendëve të gjallë në tregje/ Apeli për qytetarët

Aktualitet

Ministria e Bujqësisë ndalon shitjen e shpendëve të gjallë në tregje/ Apeli për qytetarët

Publikuar

-

Ministria e Bujqësisë ka urdhëruar ndalimin e tregtisë së shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në Shqipëri.

Ky vendim është marrë pas përhapjes së gripit të shpendëve në tre njësi administrative të vendit, në Dajt, në Bujan të Tropojës dhe në Fushkrujë.

Zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci  tha se “Tregjet e gjësë së gjallë përbëjnë një rrezik sepse ne ju themi fermerëve që edhe në zonat e kuqe, por edhe në zonën e mbikqyrur që kafshët t’i mbajnë brenda kotecit ose të rrethuara me gardh në mënyrë që t’i ushqejnë vetë e njëjta gjë ndodh edhe me tregjet e gjësë së gjallë duke vajtur tufa të cilat mund të jenë të infektuara, infektojnë edhe kafshtë e tjera edhe në zonat që ne i kemi të pastra.”

Më tej, Gjeci shtoi se Shqipëria ka ndaluar importin e shpendëve me mbi 14 shtete duke përfshirë edhe vendet fshqinje si Italia, Greqia dhe Kosova. Urdhri që prek shumë vende europine argumentohet me rritjen e shqetësimit për gripin e shpendëve, por sipas autoriteteve shqiptare risku i transmetimi tek njerëzit është i ulët.

Gjithashtu, ajo i drejtoi edhe një apel qytetarëve, ndërsa theksoi se “Të gjitha produktet me origjinë shtazore përfshirë këtu dhe ato që vijnë nga shpendët duhet të gatuhen në temperaturë mbi 70 gradë celcius në mënyrë që të shmangim cdo rrezik të mundshëm. Nuk ka asnjë lloj problematike për transmetimin e saj me anë të ushqimit.”

Kush ka kontakt me kafshët, ministria e Bujqësisë thotë se duhet të zbatojë kushtet e higjenës dhe për cdo shqetësim të kontaktojë me 65 veterinerët zyrtarë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

KAS urdhëron hetim për përdorimin e aseteve shtetërore gjatë fushatës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave pranoi sot ankesën e paraqitur nga organizata “Qëndresa Qytetare”, për akuzat e ngritura ndaj një liste kandidatësh, tashmë deputetë të maxhorancës.

Lënda e ankesës lidhej me rishqyrtimin nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve të akuzave të ngritura ndaj kandidatëve socialistë Alqi Bllako, Kledina Skendo, Alfred Muharremi dhe Bashkisë Tiranë për përdorimin e aseteve publike në fushatë.

KAS me vendim urdhëron Komisionerin Shtetëror tē Zgjedhjeve që të hapë hetimin administrativ dhe të hetojë shkeljet e pretenduara.

Lajmi është bërë i ditur në mediat sociale nga vetë organizata e të rinjve, të cilët theksojnë se, më herët, Komisioneri Shtetëror kishte pushuar çështjen pa bërë fare hetim administrativ për akuzat e ngritura prej tyre, por, tashmë i duhet ta ribëjë hetimin nga e para.

Po ashtu KAS vendosi që nëse Komisioneri do të gjejë kundravajtje, në zbatim të Kodit Zgjedhor ka për detyrë që t’i rekomandojë KAS-it sanksionet e nevojshme adminsitrative./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

LUFTA NË PS-Zbulohet kontrata/ Baftjar Zeqaj financoi portalin që godet Armando Subashin

Publikuar

-

Nga

LUFTA NË PS-Zbulohet Kontrata, Baftjar Zeqaj financoi portalin që godet Armando Subashin

Në Shtator të vitit 2020 Baftjar Zeqaj u emërua si drejtori i ri i Albpetrolit. Emërimi i tij erdhi paralel me atë të Petro Koçit si kryetar partie në Fier.

Të dyja emërimet u kryen nga Gramoz Ruçi, i cili në atë kohë inkuadroi me mençuri dy socialistë të vjetër për t’i gërshetuar në ekipin elektoral me stafin e Armando Subashit apo me prurjet e reja të drejtorëve të sjellë më herët nga vet Ruçi dhe pse drejtorët ishin në disa raste pa lidhje me Fierin.

Për disa vite me radhë, Baftjar Zeqaj kishte qëndruar në hije, ai mbaroi mandatin si kryetar bashkie në vitin 2015, me tre dosje të hapura në prokurori për korrupsion dhe konflikt interesi.

Baftjar Zeqaj këto vite punoi privatisht me të shoqen si tregtar fruta-perimesh, gjasat janë që Zeqaj do jetë ndjerë i flakur nga Rilindja dhe i harruar nga Armando Subashi, ndërsa ky i fundit i zuri vendin.

Për gjashtë vite Baftjar Zeqaj ishte askushi, kishte prekur fundin dhe me siguri qe emërimi i tij si drejtor Albpetroli në 2020, ishte një shans i artë që ia dha Gramoz Ruçi për ta kthyer sërish në lojë.

Në Dhjetor 2020 Baftjar Zeqaj nënshkroi një kontratë konfidenciale me median Newsbomb, në pronësi të mikeshës së tij Anila Basha. Portali i Bashës përfiton 1 mijë dollarë në muaj nga Albpetroli dhe nga firma e Zeqajt.

 CNA.al zbardh sot draft-kontratën, pasi burime të mirëinformuara na thanë se orogjinali i firmosur gjendet i sekretuar në Albpetrol dhe mbrohet sot me fanatizëm nga miku i Zeqajt dhe drejtori aktual i Albpetrolit, Flamur Mato. (Ky i fundit zëvendësoi Zeqajn me mirëkuptim në Albpetrol në muajin Mars, pasi Zeqaj hodhi kandidaturën në zgjedhjet e 25 Prillit dhe u zgjodh deputet.)

Portali i zonjës Basha ka qenë shumë aktiv dhe i ka dhënë jehonë të spikatur deklaratave të Petro Koçit dhe ka goditur disa prokurime të bëra nga bashkia e drejtuar prej Armando Subashit.

Lexo ketu: “Duart e krimit në financat publike”, zbulohet tenderi që denoncoi Petro Koçi: 2 milionë USD për pastrimin e qytetit të Fierit (Kompania që e fitoi) 

Dhe ketu: “SPAK zbarkon në Bashkinë e Fierit, prokurorët marrin dosjet e tenderave të firmosur nga Armando Subashi”

Dalja ne dritë e draft -kontratës përforcon dyshimet se Petro Koçi nuk po flet si individ, por si një klan i mirëorganizuar në Fier, i financuar nga buxheti i majmë i Albpetrolit të cilin sot e kontrollon Zeqaj nëpërmjet të besuarit të tij Flamur Mato.

Në Fier përflitet nën zë se drejtori i Albpetrolit Flamur Mato është intimiduar dhe ofenduar disa javë me parë nga njerëz të një personazhi problematik në Fier të quajtur A.Isufaj.

Dyshohet se pas debateve me njerëzit e Isufajt, drejtori Mato ka ndryshuar fituesin e një tenderi në Albpetrol.

Nuk ka asnjë të dhënë deri më tani që Mato të ketë bërë ndonje kallëzim për këtë episod qe po përflitet fort në Fier.

Por është Petro Koçi ai që ka dalë publikisht dhe po deklaron se mafia po merr tenderët.

Linja duket qartë, pasi Zeqaj ka miqësi dhe e ka paguar për vite me radhë Petro Koçin si këshilltar në Bashki, në vitet 2003-2012.

Zeqaj dhe Koçi përfaqësojnë të njëjtën linjë politike, ndërsa kontrolli i Zeqajt në Albpetrol po financon media dhe portale për të goditur në favor të kësaj linje.

Qëllimi është për ta paraqitur Armando Subashin si person të lidhur me grupet e të fortëve në Fier.

Armando Subashi sigurisht qe duhet të kete lidhjet e veta në qytet, përfshirë dhe të fortë, por ajo që fsheh Petro Koçi është fakti se te gjitha grupeve të të fortëve në Fier ja ka dhënë Baftjar Zeqaj lejet e ndërtimit, madje në rastin e A.Isufajt dyshohet që Zeqaj i ka dhënë dhe ekskluzivitetin për tregun industrial të qytetit, të gjithë tregtarët industrialë, janë të detyruar të tregtojnë duke paguar qira, në ambientet private të ndërtuesit në fjalë.

Ndryshe nga sa deklaroi Petro Koçi sot sikur këto grupe të fortësh i përkasin LSI-së, e vërteta është se këto grupe u përkasin nga pak të tërëve.

Nuk është e rastësishme që gjatë kohës kur qeverisi pushtetin qëndror PD-ja dhe Zeqaj ishte kryetar Bashkie, tregu bujqësor i qytetit ju dha ekluzivitet një familje me rrënjë tepër të forta në PD.

Retorika e Petro Koçit se gjasme qytetin po e merr mafia e lidhur me opozitën është spekulim.

Të gjitha grupet e interesit në Fier, kanë lulëzuar në periudhën që drejtonte Baftjar Zeqaj. Zoti Zeqaj drekonte e darkonte me ta, u ka firmosur dhjetëra leje ndërtimi dhe licensa ekskluzive. Janë lehtësisht të verifikueshme.

Madje historia e të fortëve qe nisën të merrnin shërbime publike në Fier, ka nisur pikërisht në periudhën kur bashkinë e drejtoi ortaku dhe aleati i Petro Koçit, zoti Baftjar Zeqaj.

Nëse deri më sot Zeqaj ka qëndruar në hije për të tërhequr fijet me fytyrën dhe zërin e Petro Koçit, kontrata me portalin Newsbomb, e kompromenton Zeqajn bashkë me Petro Koçin, pasi ndryshe nga sa hiqen, sikur janë qelibarë dhe ithtarë të ligjzbatimit, rezulton se në fakt të dy ata po përdorin fonde publike të Albpetrolit për të goditur politikisht Armando Subashin me media që i kanë në bordero./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksioni tek Kadastra e Tiranës/ Zbardhen detajet, çfarë i ‘fundosi’ tre zyrtarët e lartë

Publikuar

-

Nga

Aksioni tek Kadastra e Tiranës/ Zbardhen detajet, çfarë i ‘fundosi’ tre zyrtarët e lartë

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Policisë tek Kadastra e Tiranës.

Mësohet se hetimi ka nisur prej disa muajsh nga SPAK për falsifikim dokumentesh me qëllim tjetërsimin e pronave.

Mes tre të arrestuarve bëhet me dije se dy prej tyre bënin rolin e sekserit kurse tjetri është zyrtar i nivelit të ulët.

Këta persona akuzohen për falsifikim dokumentesh, mbivendosje pronash dhe korrupsion.

 

 

LEXO TE PLOTE