Connect with Us

Merkato në Brazil, Skënderbeu gati për dy goditje të tjera

Sport

Merkato në Brazil, Skënderbeu gati për dy goditje të tjera

Publikuar

-

Skënderbeu mund të afrojë dy brazilianë të tjerë, duke tentuar kështu ndërtimin e një kolonie në klub. Pas Zhan Viktorit dhe mesfushorit Murilo Rosa, dy lojtarë të tjerë po ndiqen me kujdes nga klubi. Bëhet fjalë për një sulmues dhe një mbrojtës, që janë duke u vëzhguar nga trajneri Memelli dhe vetë presidenti Takaj.

Ndërkohë, përpara se të bëhen afrimet konkrete, fillimisht korçarët janë duke u zbrazur nga lojtarët e sezonit të kaluar. Deri tani dy ka shkuar numri i firove në kampin bardhekuq, ku pas Shqiprim Taipit, i cili ka përfunduar kontratën, është larguar edhe portieri Mario Dajsinani. Por, duket se ende merkatoja në hyrje kërkon konfirmime dhe me shumë mundësi do të përcaktohet pas fundit të këtij muaji.

Korçarët do të kërkojnë të jenë të plotë dhe një gjë të tillë do të mundohen ta bëjnë gjatë fazës përgatitore. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se në tavolinën e punës së presidentit Takaj nuk ka emra lojtarësh dhe alternativash për të veshur fanellën e Skënderbeut. Gjithçka duket se ka nisur me dy konfirmime dhe një afrim.

Korçarët kanë siguruar shërbimet e Bekim Rexhepit dhe Leard Sadriut edhe për një tjetër sezon. Të dy futbollistët do të vijnë në huazim edhe për një tjetër vit nga Shkëndija e Tetovës. Burime pranë presidentit bëjnë me dije se Skënderbeu momentalisht është fokusuar tek afrimi i dy brazilianëve të tjerë, por edhe rinovimi i kontratës me Marën dhe Zguron.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Zhvilloi një super Europian, Juventusi rinovon me Kielinin

Publikuar

-

Nga

Xhiorxhio Kielini do të vazhdojë të luajë me Juventusin. Telenovela ka marrë fund sot zyrtarisht, teksa klubi bardhezi ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratën e mbrojtësit i cili ishte kapiteni i Italisë në Euro 2020. Kontrata e futbollistit kishte përfunduar në qershor dhe palët nuk ishin ulur në tavolinën e bisedimeve, duke hapur skenarë të ndryshëm e spekulime në media. Por me sa duket gjithçka është shtyrë vetëm për të mos shqetësuar Kielinin gjatë pushimeve, pasi me përfundimin e tyre, mbrojtësi ka hedhur shpejt firmën në kontratë.

Ajo që pakkush priste ishte në fakt kohëzgjatja e kontratës. Për rinovimet e “veteranëve”, Juventusi ka përdorur zakonisht strategjinë e firmës për vetëm një sezon. Por klubi bëri të ditur se Kielini ka rinovuar deri në qershorin e vitit 2023 me Juventusin, për dy sezonet e ardhshme. Një mesazh i qartë për ata që dyshuan në vazhdimin e bashkëpunimit, por edhe i vetë mbrojtësit 36-vjeçar i cili me sa duket kërkon që të jetë protagonist edhe në Botërorin 2022 me fanellën e Italisë.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Arrihet akordi, Messi rinovon për 5 vite me Barçën, pritet vetëm zyrtarizimi

Publikuar

-

Nga

Lionel Messi ende nuk dalë në stërvitje me Barcelonën për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, por rinovimi i kontratës së yllit argjentinas me klubin blaugrana është vetëm çështje ditësh.

Sport.es raporton se akordi mes 6-herë fituesit të Topit të Artë dhe presidentit të Barçës Joan Laporta është arritur.

Messi ka pranuar të reduktojë në masën 50% pagën aktuale për të qëndruar te Barcelona, duke rinovuar për 5 vitet e ardhshme.

Media katalanase raporton se zyrtarizimi i zgjatjes së kontratës do të vijë brenda kësaj jave. Messi vazhdon të shijojë pushimet dhe rikthimi në “Camp Nou” do të nisë me firmëm mbi kontratën e re me klubin e jetës.

LEXO TE PLOTE

Sport

Teuta godet në merkato, merr një sulmues holandez dhe Pano Qirkon!

Publikuar

-

Nga

Teuta godet sërish në merkato. Kampionët e Shqipërisë kanë arritur akordin me sulmuesin holandez Arsenio Valpoort kalimi i të cilit te durrsakët është vetëm çështje ditësh pasi marrëveshja është mbyllur. 28-vjeçari tulipan vjen nga kampionati qipriot teksa në sezonin e fundit mbajti veshur fanellën e Ermis në elitën e futbollit të shtetit ishullor me të cilët u aktivizua në 15 takime duke realizuar dhe 2 gola. Valpoort nga 1 korriku ishte një lojtar i lirë në treg ndërkohë që karrierën e tij e ka nisur te Herenveen me të cilët ka debutuar edhe në Eredivisie ndërkohë që në Holandë ka spikatur më shumë me skuadrat e RKC Waalwijk dhe Almere City në Eerste Divisie.

Në karrierën e tij Valpoort ka shëtitur shumë teksa është aktivizuar edhe me Ferencvaros në Hungari, Beitar Jerusalem në Izrael, Busan IPark në Korenë e Jugut dhe Roeselare në Belgjikë. Te Teuta Valpoort do të zëvendësojë Taulant Seferin i cili pas ndeshjeve të Europës do të rikthehet te Tirana por edhe Blerim Krasniqin që ka gjetur pak hapësira dhe me shumë gjasa do të transferohet te Gjilani në Superligën e Kosovës. Ndërkohë drejtuesit e klubit bregdetar kanë arritur akordin me Bylisin edhe për afrimin e Pano Qirkos. Gardiani i cili spikati me ballshiotët sezonin e shkuar do të transferohet te Teuta për një vlerë financiare që nuk bëhet e ditur ndërkohë që ballshiotët do të ruajnë edhe një përqindje të kartonit në rast rishitjeje në të ardhmen. Te djemtë e detit Pano Qirko do të marrë vendin e Stivi Frashërit i cili pas ndeshjeve të Europës do të transferohet te Ballkani në Kosovë.

LEXO TE PLOTE