LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina përplas të moshuarën/ Policia bllokon mjetin dhe vihet në ndjekje të shoferit

15 Qershor 2021, 20:30, Kronika CNA
Makina përplas të moshuarën/ Policia bllokon mjetin dhe vihet

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 11 në Durrës. Një automjet ka përplasur një këmbësore rreth 70-vjeç dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia ka bllokuar mjetin dhe po vijon punën për kapjen e shoferit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

?Më datë 15.06.2021, në orën 19:45, në lagjen nr.11 Durrës, një mjet ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja, një shtetase këmbësore rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë bërë të mundur identifikimin dhe bllokimin e mjetit të dyshuar si dhe identifikimin e autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit?, njofton policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga