LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KPA “rrëzon” KPK/ Rikthen për rivlerësim prokuroren e Korçës

15 Qershor 2021, 13:01, Vetingu CNA
KPA “rrëzon” KPK/ Rikthen për rivlerësim prokuroren e

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer për rivlerësim në shkallen e pare te Vettingut, prokuroren e Apelit në Korçë, Irma Balli.

Në shkallën e dytë, prokurorja arriti të bindte trupën gjykuese se burimet e pasurisë së saj ishin të ligjshme e për këtë shkak duke kaluar me sukses këtë shtyllë të rivlerësimit, KPA vendosi ta rikthejë dosjen e saj për hetim të mëtejshëm në KPK.

KPA kërkon që prokurorja të rivlerësohet nga KPK, për dy shkallët e Vettingut, integritetin profesional dhe pastërtinë e figurës.

Kujtojmë këtu se në shtator të vitit 2019 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Irma Balli, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Korçë.

Drejtuesja e Prokurorisë së Apelit Korçë u përball me probleme të shumta të pasurisë gjatë seancës dëgjimore në KPK. Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI ka vlerësuar se Balli ka kryer deklarim të rremë dhe të pasaktë si dhe nuk ka burime të ligjshme për pasurinë e saj.

Ndërsa Irma Balli deklaroi se ishte paragjykuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe e cilësoi vendimin për shkarkimin e saj të paqartë dhe jo profesional.

Ajo pretendoi se e kalon testin e besueshmërisë për pasurinë./CNA.al

Lajmet e fundit nga