LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kallëzim penal për Metën/ Rebelohet deputeti që Presidenti e ironizoi

15 Qershor 2021, 08:11, Politikë CNA
Kallëzim penal për Metën/ Rebelohet deputeti që Presidenti e

Selami Jenisheri, kryetari i partisë së pensionistëve, njëkohësisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i ftuar në emisionin ?Abc e mëngjesit?, ka njoftuar se do të padisë Presidentin Ilir Meta.

Ditën që Kuvendi votoi pro shkarkimit të Presidentit, Meta reagoi duke hedhur në rrjeetë sociale, një video, ku fliste deputeti Jenisheri, për pensionet.

?Se unë kam thënë një pensionist është 75-90 vjeç. Ai ka nipër e mbesa të veta. Por ata janë në pension. Janë pensionista që kanë nipa e mbesa që i kanë moshatar. Jo të një brezi. 

U kam thënë mediave që i kam falur për këtë që kanë bërë. Se më kanë nxjerrë si një njeri të lodhur. Do bëj kallëzim unë për Metën. Do përfundoi burg. Do i bëj kallëzim penal se ka shpërdoruar detyrën?, është shprehur Jenisheri./CNA.al

Lajmet e fundit nga