Connect with Us

Gazetari zbulon skandalin/ Ku u “zhdukën” 100 milionë euro?

Aktualitet

Gazetari zbulon skandalin/ Ku u “zhdukën” 100 milionë euro?

Publikuar

-

Euro ishte monedha më e lirë për të marrë kredi edhe në 2020

Gazetari Klodian Tomorri ka shtruar pyetjen se ku shkojnë 100 milionë euro, që pretendohet se paguhen nga taksat e shqiptareve, për sektorin publik.

Në një postim në rrjetet sociale, Tomorri shkruan se sipas pretendimeve te qeverise, ne nje vit jane shtuar 20 mije punonjes ne sektorin publik, gje qe sipas tij i kushton taksapaguesve 100 milione euro, ose 120 milione dollare.

Kjo pasi, paga minimale në shtet është 54 mijë lekë në muaj.

Sipas tij, ne paguajmë taksa por nuk i kemi 20 mijë mjekë në spitalet tona publike. Ai shton se as 20 mijë mësues nuk ka në shkollat tona publike.

Me tej, ai thekson se janë shpenzuar gati 1 miliardë euro për Shqipërinë dixhitale, por administrata fryhet dhe korrupsioni rritet.

Dhe në fund shtron përsëri pyetjen se ku shkojnë 120 milionë dollarë në vit.

Ke po paguajme 100 milione euro?

Njerezit degjojne qe sektori publik eshte zgjeruar me 20 mije vete vitet e fundit dhe ndoshta nuk u ben shume pershtypje. Por nuk eshte aq e thjeshte.
Paga mesatare ne shtet eshte rreth 54 mije leke ne muaj. Per 20 mije vete jane plot 120 milione dollare ose 100 milione euro ne vit, qe paguhen nga taksapaguesit. Ceshtja eshte ke po paguajme?
A kemi ne 20 mije mjeke me shume ne spitalet tona publike? Nuk i kemi. Edhe ata qe i kishim po na i merr Gjermania.
A kemi ne 20 mije mesues me shume ne shkollat tona publike? Nuk i kemi. Madje numri i shkollave eshte ulur per shkak te renies se numrit te nxenesve.
A kemi ne me shume police? Ndoshta. Por a kemi me shume rend dhe siguri? Nuk kemi. Perkundrazi, kemi me shume vrasje, me shume arme dhe me shume krim.
Pra pyetja mbetet ke po paguajme 100 milione euro ne vit? Ndoshta orekset e militanteve te partise, te cilet sistemohen neper borderote e shtetit.
Jane shpenzuar gati 1 miliarde euro per Shqiperine dixhitale, por administrata fryhet dhe korrupsioni rritet. U be reforma territoriale, por zvogelohet numri i bashkive dhe rritet numri i punonjesve. Koncesionohet gjysma e sherbimeve publike tek privatet, por administrata dhe rryshfetet vetem rriten.
Ke po paguajme? Dhe per cfare? Kjo eshte ceshtja.”- ka shkruar Tomorri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ramazani i Metës sfidon edhe Monikën

Publikuar

-

Nga

Ai është aty përpara lindjes së diellit, përpara se të zbardhë dita.

Në këmbë, stoik, gjithnjë i gatshëm.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai është gjithnjë aty, në këmbë pranë tij, prej mëngjesit në të aguar e derisa ngryset.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai është përherë gjysmë i qeshur e gjysmë serioz, për t’i shfaqur shefit gjysmën që e kënaq. Dhe për t’i ndrruar gjysmat duke kaluan nga gjysma në gjysmë si një aktor i vërtetë.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Por më e veçanta e tij është gjysmë e qeshura. E ka gati në çdo rast e për çdo rast. Të stampuar në fytyrë. Dhe i mjafton vetëm një fraksion sekonde dhe ajo nga gjysmë bëhet e plotë.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai është edhe kurdoherë i palodhur, i vëmendshëm, miratues e soditës. Asnjëherë kundërshtues.

Gjithmonë i gatshëm t’i japë e t’i ndezë cigaren. Madje edhe të kujdeset që të mos mungojë në sfond as kënga e Hajredin Pashës, të cilën Presidenti e shijon me shumë kënaqësi.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai pra është i gatshëm dhe e  shoqëron gjithkund, në shetitjen në breg të detit, por edhe nëpër male e kreshta.

Ai është i gatshëm edhe me aparatin në dorë për ta filmuar kur Presidenti sfidon lartësitë e kridhet në det si një notar nga ata të rekordeve olimpike, por edhe për t’iu përgjigjur pyetjes presidenciale:

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Mekanizmi i kalbur i shpërndarjes së mirëqënies

LEXO EDHE:  Me dy porta/A po luan Ilir Meta me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën?

“- Nuk e di u hodha drejt apo?”, me një:

“-Drejt” pa asnjë ekuivok.

Ai si zakonisht me të tilla filmime ekskluzive, edhe e shpërndau atë video, artistikisht të përkryer dhe estetikisht të përsosur dhe fizikisht të papërsëritshme.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai pra është edhe drita, edhe hija e tij; drita kur duhet daravitur hija dhe hija kur duhet zbehur drita.

Qesen me fara kungulli ose luledielli, sipas sezonit, nuk e ndan asnjëherë nga dora, sepse shfaqet gjithmonë si një farëngrënës i palodhur dhe i pangopur, një cilësi prej zotnie që ia pëlqen shumë edhe Presidenti.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Shkurt ai është njeriu më pranë Tij. Më pranë nga gjithë të tjerët.

I vetmi të cilin Petrit Vasili nuk po ia largon dot, dhe kjo gjë e ka tërbuar atë që ka qenë i zoti t’ia largojë Presidentit gjithë të tjerët.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai është Ramazani i pijeve, Ramazani i drekave dhe darkave, Ramazani i qefeve e dëfrimeve që di t’ia ofrojë Metës sipas orekseve të tij, duke sfiduar kështu edhe vetë Monikën, aq sa kjo e shpreh këtë me të gjithë zemërimin e vet të ligjshëm si gruaja e Presidentit.

Ai është Ramazani, i vetmi që i ka mbetur Metës bashkë me Petrit Vasilin, të vetmit që e gajasin dhe e kënaqin burrin e Monikës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kush e nxiti reagimin e ambasadores”?/ Berisha zbardh bisedën Kim-Basha

Publikuar

-

Nga

Dalja në një emision televiziv në Kosovë, duke folur për Soros, sipas ish-Kryeministrit Sali Berisha, ka zgjuar reagimin e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila i shkoi në zyrë Bashës.

Nga biseda që zonja ka bërë me kryetarin e PD, irritimi i saj ishte për daljen time televizive në Kosovë në të cilin unë shpreha për multimiliarderin George Soros”, ka thënë Berisha.

Sipas tij Basha i ka kërkuar ambasadores, fakte që komprometojnë Berishën për ta larguar atë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ish zëvendës-Ministrja e Brendshme mori ryshfet/ Apeli merr vendimin për Rovena Vodën

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme e Apelit i ka dhënë lirinë, ish zëvendës-Ministres së Brendshme, Rovena Voda.

Apeli ka pranuar kërkesën e Vodës, dhe ka marrë vendim, duke i ndryshuar masën e arrestit, që kishte Gjykata e Shkallës së Parë.

Voda akuzohet për veprën penale “ushtrim ndikimi të paligjshëm” pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e Florida Beu dhe Majlinda Hasani në institucione publike.

Rovena Voda akuzohet nga SPAK se ka marrë përfitime nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë.

LEXO EDHE:  “Të prekurit nga tërmeti dëbohen nga hoteli/ Do paguani për çdo ditë shtesë”

LEXO EDHE:  Lista Serbe ha në të dy krahët/ Është në opozitë dhe në qeveri

Nga përgjimet, rezultoi se Voda kishte marrë në këmbim nga Beu, për punësimin e kësaj të fundit në institucion publik, një shumë prej 1 mijë eurosh, një telefon dhe një arkë me peshk./CNA.al

LEXO TE PLOTE