Connect with Us

Flet “Zoti i drogës”/ “Të hetohen gjykatësit dhe prokurorët që më kanë dënuar”

Kronika

Flet “Zoti i drogës”/ “Të hetohen gjykatësit dhe prokurorët që më kanë dënuar”

Publikuar

-

Pasi vuajti në burgjet shqiptare një dënim prej 16 vite për trafik droge të kryer në Itali, Alket Hatija rrezikon të ekstradohet në vendin fqinj.

Një muaj më parë, Gjykata e Apelit Durrës vendosi ti hapë rrugë dorëzimit të babait të dy fëmijëve në shtetin përtej Adriatikut, ku e pret një dënim prej 20 vitesh. Ish i dënuari thotë se po bëhet kurban, pasi i ka shlyer gabimet që bëri ne rini dhe s’mund të dënohet dy herë për të njëjtën çështje.

“Për mua ka qenë një vendim ekstrem. Nuk e prisja kurrë një gjë të tillë. Jam dënuar 16 vjet. Dënimin e kam kryer, nuk mund të dënohem dy herë për të njëjtën çështje”, thotë ai për gazetaren Klodiana Lala.

I pagëzuar nga italianët me nofkën “Zoti i drogës”, Hatija ka trokitur në dyert e gjykatës së lartë, ku shpreson të gjejë drejtësi.

“Jo në favorin tim, por do të vendosë në favorin e drejtësisë. Unë nuk dua mëshirë nga askush. Është një çështje, që është shumë e pastër, është një çështje që është shumë e dukshme”, shton më tej.

Teksa kthehet mbrapa në kohë, Hatija se në 2008 kur u arrestua, këmbënguli që të ekstradohet në Itali, por kërkesa e tij u rrëzua. Ai pranon se ka gabuar që është përfshirë në trafik droge dhe këtë gabim e ka shlyer duke qëndruar plot 11 vite në qeli. Babai i dy fëmijëve që sot gjendet në udhëkryq kërkon nga qeveria shqiptare të zgjidhë çështjen në marrëveshje me palën italiane.

LEXO EDHE:  Skandali në Gjykatën e Durrësit/ Kush është gjyqtari që la të lirë "Zotin e drogës", emri

Ndërsa kërkon hetim për njerëzit e drejtësisë që janë marrë më çështjen e tij.

“Të shikohen, të hetohet gjykatësit dhe prokurorët që më kanë dënuar”, shprehet Hatija.

Teksa mbetet në pritje të verdiktit final, Hatija ka një lutje edhe për ministren e drejtësisë dhe përfaqësitë diplomatike.

“Do t’i bëj kërkesë Ministres së Drejtësisë, ambasadës italiane, të mos më bëjnë kokë turku, jam një shqiptar, një qytetar, që e kam bërë një gabim, e kam vuajtur këtë gabim, të mos dënohem dy herë për faj të shtetit”, përfundon intervistën ai, raporton BW.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Publikuar

-

Nga

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi shoqërimin e djalit të Azem Hajdarit.

Mësohet se automjeti tip ‘’Audi’’ drejtohej nga 23-vjeçari H.Gj, kurse Azem Hajdari bashkë me një vajzë 19-vjeçare nga Lushnja ishin pasagjerë.

Ndërkohë në automjet u gjetën 5 doza me lëndë narkotike kanabis.

Azem Hajdari bashkë me drejtuesin e automjetit dhe 19-vjeçaren janë shoqëruar në Komisariat.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”,  që drejtohej nga  shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  Gjykata ndryshon masën e sigurisë për baronin e drogës/ Ja çfarë u vendos

LEXO EDHE:  Gjykata e Lartë jep verdiktin për "Zotin e drogës"

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët  A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

I gjendet drogë në makinë/ Shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Publikuar

-

Nga

Djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë, është shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ai është shoqëruar nga policia e Elbasanit, pasi i është gjetur një sasi e vogël narkotike e llojit hashash në makinë.

Së bashku me të është shoqëruar edhe një miku i tij. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit teksa u ndaluan nga policia për kontroll./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Droga në Portin e Durrësit/ Dalin detajet e para, cilës kompani i përkiste kontejneri

Publikuar

-

Nga

Droga në Portin e Durrësit/ Dalin detajet e para, cilës kompani i përkiste kontejneri

Vetëm pak ditë pasi u kapën 11.6 kg kokainë në një kontenier në Portin e Durrësit,  të njëjtës kompani të importit të bananeve iu sekuestrua sot një tjetër sasi lëndësh narkotike.

Kokaina u kap në konteinerin e kompanisë ‘’Alba Exotic Fruit’’ , ndërkohë sipas asaj që raporton Ballkan ëeb, policia ka ushtruar kontrolle në 10 konteinerë dhe në një prej tyre u gjet kokaina e ndarë në disa pako.

LEXO EDHE:  “Operacioni Gjuetia e Dhelprave”/ FBI zbulon çfarë po ndodh në Kinë dhe kush është vënë në shënjestër

Kujtojmë që më herët është arrestuar menaxheri i kompanisë ”Alba Exotic Fruit”, Bajron Gumeni si dhe është shpallur në kërkim administratori Eduart Dauti.

LEXO EDHE:  “Zoti i drogës”, ferrë në këmbët e drejtësisë

 

LEXO TE PLOTE