Connect with Us

Faktet/ Basha “masakron” Partinë Demokratike, vijon e tallet me demokratët

Politikë

Faktet/ Basha “masakron” Partinë Demokratike, vijon e tallet me demokratët

Publikuar

-

Basha shkel statusin e PD/ Si po tenton të justifikojë humbjen, faktet që e nxjerrin “zbuluar”

Të dielën në 13 qershor, Partia Demokratike zhvilloi zgjedhjet për kryetar, ku në garë ishin katër kandidatë, Edith Harxhi, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe vetë kreu në detyrë Lulzim Basha.

Pas përfundimit të numërimit të votave, rezultoi se Basha ka arritur të mbajë karrigen e kryetarit të PD-së, por me një numër votash, shumë herë më të ulët se në 2017.

Komisioni i Zgjedhjeve në Partinë Demokratike ka bërë të ditur se Lulzim Basha ka fituar me 32 882 vota.

Por, ka edhe një tjetër detaj.

Lulzim Basha rezulton me një humbje të ndjeshme të votave, në krahasim me vitin 2017, ku kishte marrë 58 mijë vota.

Edhe pse arriti sërish të mbajë karrigen e kryetarit, votimi i demokratëve duket se është një “shuplakë” e fortë për Lulzim Bashën, pasi mori rreth 25 mijë vota më pak se katër vite më parë.

Por, duke qënë se tani Basha nuk mund të justifikohet sërish, duke thënë se “ia vodhi Rama”, tenton tiu hedhë hùi syve demokratëve, duke dalë në konferenca për shtyp, ku thotë se “mbështetja ishte e jashtëzakonshme”.

Në fakt sesa e mbështesin demokratët Lulzim Bashën, kjo tashmë dihet dhe është e provuar.

Por, Lulzim Basha mesa duket i urren demokratët dhe Partinë Demokratike.

Dje në një deklaratë për mediat, Basha tha se “Ndaj dua të falenderoj secilin prej jush, nga themeluesit tek anëtarët më të rinj, për ushtrimin më të bukur të demokracisë brenda partisë tonë, në një proces unik falë të cilit edhe njëherë Partia Demokratike ngrihet në lartësinë e emrit dhe të historisë së saj.”.

Në fakt kjo nuk është asgjë tjetër veçse një tallje nga ana e Lulzim Bashës.

Së pari vetë Lulzim Basha ka “vrarë” senatorët e kësaj partie. Së dyti në PD nuk ka mbetur më asgjë demokratike.

Ashtu sikurse CNA.al e ka raportuar gjatë gjithë fushatës, procesi zgjedhor për kreun e PD, vetëm demokraci nuk kishte.

Data e zgjedhjeve, është një detaj, i kritikuar fort edhe nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Basha vendosi 13 qershorin si datë për zgjedhjet, duke mos iu lënë kohë kandidatëve për fushatë.

Nga ana tjetër, e gjithë gara u zhvillua në kushte plotësisht të pabarabarta. Basha garonte, përballë tre kandidatëve të tjerë, ndërkohë që ishte në karrigen e kryetarit dhe vuri në shërbim të tij të gjithë administratën e PD-së.

Dhe po të shikosh faqen zyrtare të PD në rrjetet sociale, është publikuar me video çdo takim i Lulzim Bashës në degët lokale, ndërsa për kandidatët e tjerë, asnjë takim.(Lexo këtu)

Për më tepër Lulzim Basha fshehu listat e anëtarësisë, duke mos ua vënë në dispozicion kandidatëve të tjerë, dhe këtë mesa duket ai e quan “proces demokratik”.(Lexo këtu)

Më tej, listat rezultuan të shkurtuara nga 103 mijë anëtarë që ishin deklaruar zyrtarisht në vitin 2017, u deklaruan 75 mijë  anëtarë, pra 28 mijë anëtarë më pak.(Lexo këtu)

Çdo detaj gjatë fushatës për kreun e PD, tregoi qartë se gara ishte e paravendosur dhe se Lulzim Basha po përgatiste një proces farsë, me qëllimin e vetëm që të vijojë të mbajë karrigen e kryetarit të PD. (Lexo këtu)

Por, përtej talljes që u bëri demokratëve, Basha nuk ndalet me kaq. Në deklaratën e djeshme ndër të tjera ai tha se “Po ashtu falenderoj me mirënjohje për mbarëvajtjen e këtij procesi komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit. Përkushtimi juaj meriton vetëm respekt!”.

LEXO EDHE:  Videomontazhi/ Bardhi i kthehet Ramës: Po përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet

Për këtë detaj, në fakt Lulzim Basha nuk ka faj, që i falenderon komisionerët dhe numëruesit, pasi pa ndihmën e tyre vështirë se do kishte këtë rezultat.

Mjafton të shikojmë rastin e Durrësit, ku Lulzim Bashës i “mbinë” rreth 300 vota. (Lexo këtu).

Apo rastin e Beratit, ku Bashës i dolën më shumë vota se votues. (Lexo këtu).

Detajet tregojnë që është vetë Lulzim Basha që akuzon kryeministrin Edi Rama se ka bnërë “masakër zgjedhore” në 25 prill, por nga ana tjetër Lulzim Basha vijon “masakrën” brenda Partisë Demokratike./CNA.al

Jemin Gjana, “gjeniu” që zgjidh hallet e Lulzim Bashës

“Forconi aritmetikën”/ Gazetari ironizon zgjedhjet në PD: Ta dinte Naimi i shkretë do ishte bërë kinez

Skandali-Manipulohen votat në Maliq/ Votojnë më shumë se në Korçë

Të gjitha manipulimet e procesit zgjedhor nga Lulzim Basha

Gara në PD e paravendosur/ Jemin Gjana justifikon manipulimin

Basha “zhduk” anëtarët/ Rivalët nuk i marrin dot emrat

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

Procesi skandaloz zgjedhor në PD/ Nga zhdukja e anëtarëve në lista tek votimi në grup

Fakti-Gara për kreun e PD e paravendosur/ Basha manipulon fushatën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“PD dhe LSI, dështuan”/ Nikoll Lesi: Edi Rama i ha të gjallë, si karkelecë

Publikuar

-

Nga

Gazetari Nikoll Lesi, edhe pse dikur ishte një mbështetës i zjarrtë i opozitës, duket se tashmë po i jep “divorcin” përfundimtar, PD-së dhe LSI-së.

Së fundi në një video-editorial të publikuar në gazetën e Nikoll Lesit, thuhet se PD dhe LSI, dështuan në 25 prill dhe se ato nuk mund ta rrëzojnë kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

PD dhe LSI e provuan misionin e tyre deri në 25 prill, por më kot. Ata dështuan.

A e meriton ky popull një qeveri tjetër.  Patjetër që po.

A e rrëzon kjo opozitë kryeministrin Edi Rama? Jo dhe jo.”-thuhet në editorial.

Sipas editorialit në fjalë, vendit i duhet një opozitë e re, sepse PD-në dhe LSI-në, sipas tij “Edi Rama i ha të gjallë, si karkaleca”.

“Natyrisht që duhet një opozitë e re. Por kush do ta themelojë

Duhet një opozitë që del nga shpirti i popullit dhe pa asnjë lidhje ideologjike me PD, PS dhe LSI.

Shqipëria ka nevojë për diçka krejt të re, dhe pa asnjë lidhje me këto emra të 30 viteve dhe as me partizat e krijuara vitet e fundit.

A mundet ta rrëzojnë PD dhe LSI Edi Ramën? As që bëhet fjalë fare. Këto dy parti, Edi Rama i ha të gjalla si karkalec në kuzhinën e tij të kryeministrisë, kur fton ndonjë mik VIP”-thuhet në editorialin e gazetës së Nikoll Lesit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Afera korruptive me inceneratorët/ Braçe “fundos” qeverinë, detajet që ngrenë dyshime

Publikuar

-

Nga

Për pesë ditë me radhë, qyteti i Fierit u mbulua nga tymi, për shkak të zjarrit në fushën e mbetjeve.

Fusha e mbetjeve ndodhet vetëm katër kilometra nga qendra e qytetit të Fierit, në vendin e quajtur “Mbrostar”.

Hapësira prej 5 hektarësh, i vetmi vend depozitimi për mbetjet e nëntë njësive administrative të bashkisë Fier, është gjendur nën flakë, duke shkaktuar një krim mjedisor dhe ndotje në këtë qytet.

Pra, një qark për të cilin qeveria shqiptare ka dhënë një koncesion prej 28 milion eurosh, për një incenerator që pretendohet se do të duhej të hynte në punë që prej muajit dhjetor dhe të zgjidhte një herë e mirë problematikën e mbetjeve, për pesë ditë me radhë u mbulua nga tymi.

Por, sot, pas pesë ditësh torturë për qytetarët e Fierit, mesa duket situate është zgjidhur. Të paktën kështu deklaron vetë zv.kryeministri Erion Braçe.

Ky i fundit në një postim në rrjetet sociale, shkruan se u deshën vetëm 5 ditë që të merrte fund “ferri 70-vjeçar i plehrave në derë të Fierit”.

Braçe shkruan se qeverisë iu deshën vetëm pesë ditë që të bëhej kapsulimi i mbetjeve dhe mbulimi i tyre me dhe, ndërsa shton se “Besoj se tani hapet një faqe e re për trajtimin e mbetjeve urbane në të gjithe qarkun e Fierit me landfillin dhe inceneratorin që janë gati e duhet të nisin punë!”

Në fakt kjo nuk ka ndodhur vetëm në Fier dhe kjo është një histori e përsëritur.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Elbasan.

Për Elbasanin qeveria shqiptare ka firmosur një kontratë koncesionare prej 22 milionë euro, për ndërtimin e një inceneratori.( Lexo ketu)

Pra, i njëjti proces ka ndodhur edhe në Elbasan. Është bërë kapsulimi i mbetjeve, dhe më pas mbulimi i tyre me dhe. Plus edhe një incinerator, me një teknologji të dyshimtë, që taksave të shqiptarëve iu ka kushtuar jo pak, por 22 milionë euro.

Në Elbasan është bërë kapsulimi i mbetjeve, është hedhur dhe dhe janë mbjellur ca pemë. Dhe për këtë del kryeministri Edi Rama në media dhe mburret si “hero” që e zgjidhi atë problematikë. Edhe pse “dardha e bishtin prapa”, dhe akuzat janë të forta në lidhje me koncesionet e inceneratorëve në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Largimi i kritikëve dhe spiunët që mblodhi Basha

LEXO EDHE:  “Ahmetaj dhe Veliaj, qesharakë”/ PD ka 4 pyetje për Ramën

Në fakt edhe në Fier, duhet të ndodhte i njëjti proces. Duhej të bëhej kapsulimi i mbetjeve, mbulimi i tyre me dhe. Të hidhej pak farë bari dhe të mbilleshin ca pemë.

Por, përtej faktit që patëm një katastrofë mjedisore, të gjithë e pamë publikisht dhe e mësuam se shteti me forcat e veta mund ta kapsulojë një landfill brenda pesë ditësh.

Pra, nuk ka nevojë për fatura qindra mijëra euro, për kapsulime.

Në Elbasan vetëm kaq është bërë, është mbuluar me dhe fusha e mbetjeve dhe janë mbjellë ca pemë dhe është bërë gjelbërimi, të cilin kryeministri Edi Rama e reklamoi si një fitore e madhe.

Por, pse nuk u bë e njëjta gjë edhe në Fier?

Vetë zv.kryeministri Erion Braçe, e pranon se mbetjet 70-vjecare u zhdukën për 5 ditë.

Ku është ndryshimi mes Fierit dhe Elbasanit?

Pse duhen dhënë miliona euro për kapsulime, kur qeveria e tregoi se është e zonja, ti bëjë vetë?

Këtë e tregoi Fieri, gjë që duket të jetë një tjetër provë për aferën e koncesionit të inceneratorëve.

Janë paguar miliona euro për koncesionet e inceneratorëve, por ama Fieri tregoi se qeveria shqiptare është e zonja që mbetjet 70-vjeçare, ti “zhdukë” për pesë ditë. Dhe këtë nuk e themi ne, por e thotë vetë numri dy i qeverisë.

Zv.kryeministri Erion Braçe e thotë vetë që situata e plehrave të 70 viteve u zgjidh për vetëm pesë ditë.

Edhe në Elbasan dhe në Tiranë, qytetarët do të pranonin më mirë pesë ditë tym sesa të paguajnë miliona euro, për kompani private, disa nëpër off shore, disa me akuza për korrupsion e deri te lidhjet e forta me qeverinë dhe mediat./CNA.al

Afera korruptive me inceneratorin e Fierit/ Si i gënjeu Rama qytetarët një vit më parë

Skandali me mbetjet në Fier/ Gati landfilli, po inceneratori ku është?

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD nuk ka lider”/ Kadilli “shuplakë” Bashës, nuk kursen as Berishën

Publikuar

-

Nga

A është agjent i CIA-s?/ Përgjigjet Fatbardh Kadilli

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli vijon kritikat ndaj kreut të kësaj force politike, Lulzim Basha.

Së fundi, në një postim në rrjetet sociale, Kadilli shkruan se PD ka kryetar, por nuk ka lider.

Gjithashtu ai nuk kursen as ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin thotë se nuk është I domosdoshëm për PD-në.

Sot ne kete situate qe jemi,

– PD ka kryetar, por nuk ka Lider;

– Berisha nuk eshte i domosdoshem per PD. Do kete PD edhe pa ate.

– PD nuk eshte e fanatikeve, as thjeshte e anetareve te vet. PD eshte e gjithe shqiptareve.”-shkruan Kadilli.

Gjithashtu edhe një ditë më parë, në një intervistë për News 24, Kadilli ka folur me tone të forta, ndërsa theksonte “Çështja është shumë komplekse, përfshin emocione, qëndrime politike. Ajo çfarë i ka munguar PD është mungesa e qartësisë së lidershipit për të krijuar një opozitë të re larg lidershipit të vjetër.

Të kemi një opozitë të re ndaj çdo trashëgimi që na mban peng. Është një situatë aspak e këndshme për çdo demokrat apo shqiptar. Asnjë demokrat nuk ndihet mirë për shpalljen non-grata të Berishës.  Duhet të kishim qartësi.

Ë arrijmë në pikën që të vijë në formë presioni kërkesa dhe mos ketë kurajo lideri i sotëm dhe të bëjë sikur çështja nuk ekziston, është e turpshme. Do të jetë e turpshme të bëjë gjeste sakrifikimi për karrigen e tij.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE