LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edhe një vonesë tjetër në procesin e integrimit do të destabilizonte të gjithë Ballkanin

15 Qershor 2021, 06:07, Blog CNA
Edhe një vonesë tjetër në procesin e integrimit do të

?The Straits Times?

Me mefshtësinë e tij në procesin e zgjerimit, Bashkimi Evropian rrezikon që ta humbasë Ballkanin tek Rusia dhe Kina, duke u lënë shumë hapësirë këtyre të fundit,dhe duke rritur tensionet në rajonin më të paqëndrueshëm të kontinentit.

Përpjekjet për të mbrojtur stabilitetin në Ballkan po sabotohen nga bisedimet e bllokuara të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut. Gjatë 16 viteve të kaluara, ish-Republika Jugosllave bëri të gjithë sa iu kërkuan për ta provuar veten të denjë për fillimin e negociatave, por sërish është lënë në pritje.

Së bashku me Maqedoninë e Veriut, 5 kombe të tjera të Ballkanit janë kandidate për t?u anëtarësuar në union:Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Por me BE-në që bie nga kriza në krizë, ritmi i zgjerimit është ngadalësuar që nga koha kur u anëtarësua Kroacia në vitin 2013.

Kjo ka krijuar një mundësi të artë për forcat rivale, duke përfshirë Rusinë, Kinën, Turqinë dhe Arabinë Saudite, që të forcojnë ndikimin e tyre. Gadishulli i trazuar, që ka qenë prej kohësh një fushëbeteje gjeopolitike, është sërish i mbushur me tensione.

Janë ringjallur pretendimet territoriale, ndarjet etnike po thellohen, dhe disa politikanë po diskutojnë hapur nevojën për ndryshimin e kufijve. Ashtu si në pjesën tjetër të Evropës Lindore, plani i BE-së ka synuar forcimin e stabilitetit në rajon, duke ruajtur perspektivën e anëtarësimit për vendet që ndërtojnë institucione demokratike, luftojnë korrupsionin dhe hapin ekonominë.

?BE-ja ka humbur shumë nga besueshmëria e saj në Maqedoninë e Veriut?- thotë Valentin Inzko, diplomat austriak që sapo përfundoi mandatin e tij 12-vjeçar si Përfaqësues i Lartë për Bosnje Hercegovinën, një post kyç për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes së paqes së vitit 1995.

?Më e keqja është lejimi i një vakuumi, pasi të tjerët do të nxitojnë që ta mbushin atë?-thekson ai. Edhe një vonesë tjetër në procesin e integrimit do të destabilizonte të gjithë Ballkanin, rajon ku ngritja e udhëheqësve nacionalistë ka shkaktuar tensionet në nivelin më të lartë që nga fundi i luftërave të përgjakshme që përfunduan më pak se një brez më parë.

Me Slloveninë që merr presidencën e radhës së BE-së më 1 korrik, diplomatët evropianë mund të kenë një shans për të shënuar një farë progresi. ?Çështja maqedonase është një provë serioze për besueshmërinë e BE-së, jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin?- thotë Dushko Arsovski, zëdhënës i qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut.

Problemet janë në rritje. Me mbështetjen e heshtur të Rusisë, ka një lëvizje në rritje nga serbët e Bosnjës për t?u shkëputur nga federata e Bosnje e Hercegovinës. Mali i Zi u përball me një përpjekje të dështuar për grusht shteti në vitin 2016, e cila synonte të parandalonte anëtarësimin e saj në NATO.

Në Maqedoninë e Veriut marrëveshja për të ndryshuar emrin e vendit, u prit me shumë kundërshtime, për të cilat Shtetet e Bashkuara bënë fajtore Rusinë.?Ka shumë gjëra mbi të cilat duhet shqetësuar?-shprehet Peter Galbreit, ambasadori i parë i SHBA-së në Kroacinë e sapo-pavarur, që luajti një rol kryesor në dhënien fund të luftërave në Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë.

Në vitet 1990, kur rajoni u zhyt me shpejtësi në luftë, SHBA-ja ndërhyri. Por tani ?ky është një problem evropian dhe kërkon një udhëheqje evropiane? shprehet Gelbreit. Aleati më i madh i Rusisë në rajon, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, po e promovon veten si bashkues të të gjithë serbëve, duke i bërë jehonë retorikës së ish-shefit të tij Sllobodan Millosheviç.

Ndërsa Vuçiç është zotuar që të respektojë kufijtë aktuale, një nga njerëzit e tij deklaroi muajin e kaluar se vizioni i të gjithë serbëve për të jetuar në një shtet ?tani është i pandalshëm?.

Në negociatat e saj me Beogradin, synimi kryesor i BE-së ka qenë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Por ky hap cilësohet si i tepruar nga kryeministrja serbe Ana Bërnabiç, që muajin e kaluar e cilësoi si hipokrizi këmbënguljen mbi shenjtërinë e kufijve nga ata që e njohën Kosovën si shtet.?Ata kanë hapur Kutinë e Pandorës, e cila është shumë e vështirë që të mbyllet?- tha ajo.

Qasja e BE-së ka qenë shumë dritëshkurtër, mendon dr.Eidën Hehir, profesor në Universitetin Uestminster në Angli.?Ekziston përshtypja se Serbia mund ta destabilizojë Ballkanin. Por nëse i injoroni vendet e tjera dhe fokusoheni tek Serbia, bëni një gabim të madh, pasi të gjitha vendet e tij mund të gjenerojnë destabilitet?- thotë Hehir.

Si shenjë e tensioneve që po vlojnë, rajoni u trondit nga zërat rreth një dokumenti jozyrtar të BE-së mbi rishikimin e kufijve përgjatë vijave etnike, kryesisht në Bosnje. Dokumenti përmendte gjithashtu një bashkim të mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës.

Brukseli nuk pranoi të komentonte mbi këtë çështje. Përparimi i Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit po mbahet peng nga fqinja e saj Bullgaria që është anëtare e BE-së, për një mosmarrëveshje mbi emrin dhe origjinën e gjuhës dhe historinë e përbashkët të dy kombeve.

Kundërshtimi i Sofies është emblemë e një procesi të ndërlikuar të vendimmarrjes në BE, dhe i një morie rregullash mbi zgjerimin, të cilat u japin anëtarëve aktualë të drejtën e vetos mbi procedurat. Disa vende, sidomos ato perëndimore, ngurrojnë që të ecin përpara për të pranuar vende të reja, pas probleme me raundet e fundit të zgjerimit, nga shqetësimet e korrupsionit, tek skandalet e pastrimit të parave dhe sfidat ndaj shtetit ligjor.

Vendet aspirante kanë bërë pak përparim në zbutjen e këtyre shqetësimeve. Edhe pse Maqedonia e Veriut ishte e vetmja republikë që i shpëtoi luftimeve të përgjakshme gjatë rënies së Jugosllavisë, ajo kishte pjesën e saj të tensioneve etnike.

Përplasjet midis shqiptarëve, të cilët përbëjnë më shumë se një të katërtën e popullsisë prej 2 milionë banorësh dhe maqedonasve, arritën kulmin me një kryengritje 9-mujore në vitin 2001. Që atëherë është arritur një marrëveshje për ndarjen e pushtetit,dhe në vitin 2019 u zgjidh një mosmarrëveshje e vjetër me Greqinë mbi emrin e saj, gjë që i garantoi anëtarësimin në NATO.

?Mbetja jashtë familjes evropiane, do të çonte në izolim dhe rritje të intolerancës etnike?-thotë gazetarja Majda Atanasovska nga Shkupi. Por elementët që nxisin destabilitet janë

edhe vonesat e BE-së që po kërcënojnë të dëmtojnë qeverinë aktuale, e cila e ka bazuar besueshmërinë e saj në përparimin e vendit drejt anëtarësimit në union./CNA.al

Lajmet e fundit nga