Connect with Us

E rëndë në Korçë/ Vetëvritet 57 vjeçari, dyshimet e para

Kronika

E rëndë në Korçë/ Vetëvritet 57 vjeçari, dyshimet e para

Publikuar

-

E rëndë në Korçë/ 57 vjeçari vret veten, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku një 57 vjeçar me iniciale F.P ka vrarë veten me armë zjarri në bodrumin e banesës së tij.

Sipas policisë, bëhet me dije se 57 vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor, ku edhe kurohej.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.06.2021, rreth orës 17:43, në lagjen nr. 16, Korçë, në bodrumin e banesës së tij, dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri shtetasi F. P., rreth 57 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dhe deklarimet e marra, dyshohet se ky shtetas kurohej për probleme të depresionit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Nga rrëmbimet e deri tek vrasjet”/ Kush është 39-vjeçari që rrëfeu krimet më të rënda

Publikuar

-

Nga

https://www.cna.al/2021/07/23/dhunon-dhe-kanos-me-hanxhar-vellane-prangoset-vlonjati/

Një ngjarje kriminale në familje, është parandaluar paraditen e sotme nga policia e Vlorës, e cila ka vënë në pranga një 39-vjeçar, pasi ky i fundit ka tentuar të vrasë vëllanë e tij.

Në pranga ka rënë shtetasi Gazmend Merkaj, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me mjet prerës (hanxhar) vëllanë e tij.

Sekuestrohet një mjet prerës (hanxhar).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “24 Maji”, në ambientet e banesës, shtetasi G. M. kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës (hanxhar) vëllanë e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ngjarjen e mundshme. Punonjësit e Policisë së Patrullës së Përgjithshme kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit G. M., në banesë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.-thuhet në njoftimin e policisë.

 Por, kush është Gazmend Merkaj

Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për Policinë.

Gazmend Merkaj, është i riu që guxoi dhe tregoi disa prej krimeve të rënda në Vlorë, siç ishin rrëmbimet deri dhe në vrasje, dhe u dënua dy vite më parë nga Gjykat e Fierit për akuzën e “Armëmbatjes pa leje”.

Merkaj është paraqitur në 1 gusht 2018 në policinë e Vlorës pas frikës se mund të ekzekutohej nga disa persona që ai i njihte dhe i kishte bashkëpunëtorë.

Por teksa është vetëparaqitur me qëllimin për të treguar disa prej krimeve në Vlorë, i riu ka dorëzuar në ambjentet e Policisë së Vlorës dhe një armë që e mbante pa leje.

Për këtë armë, prokuroria e Fierit nisi në muajin gusht 2018 një hetim, ndërkohë hetimet për rrëfimin e krimeve në Vlorë, e morën në dorë prokurorët e Vlorës.

Rrëfimi i Merkajt, në Vlorë solli dy të ndaluar nga prokuroria dhe disa persona të vrarë mes bandave rivale.

Merkaj ka shfaqur gatishmërinë për të treguar një krim të rëndë, siç është vrasja dhe zhdukja e të riut Albano Xhaferit në Vlorë. Ky i penduar ka treguar se e ka ndjerë veten të kërcënuar për t’u vrarë, nga anëtarët e një grupi kriminal në Vlorë dhe më konkretisht nga Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj.

Sipas të penduarit Merkaj, pikërisht këta persona kanë vrarë me çekiç në makinë Albano Xhaferin dhe më pas trupin e tij e kanë zhdukur. Gjithmonë sipas tij, një veprim i tillë është kryer për llogaritë shtetasit Edison Harizaj, një tjetër e mirënjohur në Vlorë.

Dhunon dhe kanos me hanxhar vëllanë/ Prangoset vlonjati

Historitë tronditëse/ Seriali i zhdukjeve në Vlorë, çfarë deklaroi “i penduari”

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kërcet arma në Fier/ Plagoset 40-vjeçari, në kërkim autori

Publikuar

-

Nga

Një 40 vjeçar është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në Fier.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngjeqar, Roskovec, ku pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi E. H., 40 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Fierit, u largua për në banesë.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë të ditur se është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit U. S., 50 vjeç.

Vijon puna për kapjen e tij.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunon dhe kanos me hanxhar vëllanë/ Prangoset vlonjati

Publikuar

-

Nga

Zbardhet ngjarja në Vlorë/ Arrestohen pesë autorët e dyshuar, sekuestrohen dy automjete