Connect with Us

Dialogu Kosovë-Serbi/ Ekspertët zbërthejnë mesazhet që prodhoi takimi i Brukselit

Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Ekspertët zbërthejnë mesazhet që prodhoi takimi i Brukselit

Publikuar

-

Dialogu Kosovë-Serbi, ekspertët zbërthejnë mesazhet që prodhoi takimi i Brukselit

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë u takuan këtë të martë në Bruksel në kuadër të dialogut, proces ky, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Kryeministri Albin Kurti tha se pala kosovare ka qenë shumë konstruktive, por një gjë e tillë shtoi ai nuk u reflektua nga ana e palës serbe.

Euronews Albania zhvilloi një bisedë të zgjeruar me dy njohës të mirë të zhvillimeve politike në dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin, që sipas tyre, duhet të luajë Bashkimi Evropian në këtë proces.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se në takimin e sotëm ishte e pritshme që nuk do kishte një rezultat konkret. Sipas saj, fakti që Kosova ndodhet në tryezën e dialogut në Bruksel dhe ka bërë propozime konkrete mbi mënyrën se si duhet të vijojë dialogu duhet cilësuar si hap pozitiv.

“Në fakt ishte i pritshme, sepse ne prisnim që Kurti do synonte të çonte përpara një qasje të re për dialogun. Ka një dekadë që jemi në dialog dhe si proces nuk ka qenë i mirëorientuar dhe se cili ka qenë epilogu i tij. Pala e Kosovës propozoi katër parime dhe parashtroi qëndrimin e saj rreth këtij procesi, por nuk dimë detaje se si ka shkuar takimi brenda. Duhet të shikohet se sa do të jetë e bëshme kjo gjë. Një gjë është pozitive, që Kosova ka shprehur gatishmërinë të shkojë në dialog”, tha ajo.

Ajo thekson se Bashkimi Evropian duhet të tregojë pozicionin e tij të qartë në raport me dialogun Prishtinë-Beograd.

“Dhjetë vjet kemi paqartësi, kemi marrëveshje të paqarta dhe BE-ja duhet të marrë një pozicion të qartë në raport me procesin”, tha Jeta Krasniqi.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh profesor i filozofisë, Elvis Hoxha, shprehet se në takimin e Brukselit sot është arritur shumë dhe kjo arritje për të është “vendosja e reciprocitetit”.

LEXO EDHE:  Diskutimet për marrëveshjen Kosovë-Serbi/ Berisha: Takim historik në Washington!

“Për mua është arritur shumë sot. Është arritur pjesa që është pjesa e reciprocitetit në raport me gjërat. Tani jemi në vërtetësinë e gjërave. Deri tani, të dyja përfaqësitë kanë bërë sikur janë marrë vesh. Këtu kemi të bëjmë me një gjë, që është krejt e komplikuar dhe nuk qenka kaq e thjeshtë. Kështu kemi histori…dhe historia fillon me të zhdukurit”, tha Hoxha.

Ai komentoi edhe rolin e ndërmjetësuesve të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, për të cilët tha se e kanë shumë të vështirë pasi përfaqësojnë vende brenda unionit, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosvës.

“Lajçak dhe Borrell duhet ta kuptojnë që është shumë e vështirë, sepse përfaqësojnë dy vende që nuk e njohin Kosovën. Prandaj ju nuk patë rezultat, sepse jemi të barabartë. Unë e shoh këtë si fillimi i fitores. Janë dy subjekte që dialogojnë në një mjedis gjeopolitik dhe komunitar dhe kështu është në lojë BE dhe SHBA”, tha ai.

Sipas z. Hoxha, është Serbia ajo që duhet të avancojë në subjektin e saj të dialogut dhe jo Kosova.

“E varur nga Kosova sot është Serbia. Në këtë kuadër ne shkojmë në një bisedë në Bruksel. Pellgu në të cilin ka lidhje i gjithë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në qendër të Evropës, nëse nuk ekziston ky parimi evropian i vlerave është e kotë të bëhet ky dialog. Prandaj, Serbia duhet të avancojë në subjektin e vetë të dialogut, jo Kosova. Kosova duhet të rrijë në pozicionin e shtetit të pavarur”, tha z. Hoxha./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nëse keni këllqe, keni kohë deri më 9 shtator”/ Murrizi sfidon hapur aleatët e Bashës

Publikuar

-

Nga

Kreu i LDSH, Myslim Murrizi ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku hedh akuza ndaj aleatëve, të cilët morën 9 mandate me 25 prill, dhe prej asaj kohe nuk iu është dëgjuar zëri të dalin kundër Ramës.

Murrizi ngre një pyetje publike për ta, duke aluduar nëse kanë qenë spiunë të sigurimit të shtetit.

Deri më date 9 shtator keni kohë që të shkoni tek autoriteti i dosjeve e të merrni çertifikatën e pastertisë së figurës nëse keni këllqe, shton Murrizi.

Ai ka ironizuar dhe vizitën në SHBA të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila është ‘zhdukur’ nga politika që pas humbjes së zgjedhjeve.

“25 prill-25 korrik

Tre muaj pas” fitores” se kesaj tufe qe kur ishin ne pushtet (2005-2013) nuk pyesnin per militantet

Nje pyetje per DEMOKRATET

A i keni pare apo degjuar më gjekundi te bilbilosin “ kundra” Rames,“ aleatet” pasi ju moren me 25 prill 9 mandatet?????

Se deri me date 25 prill i shihje kudo te gjashte se bashku me xhaketa hedhur kraheve si kryetaret e koperativave ne vaktit

Bile kishin pagezuar “grupin” me emrin “ CINQUE STELA” por erdhi Idrizi dhe u bene gjashte dhe ju doli nje “yll “teper

Kam edhe nje pyetje publike per “ aletatet”

A KENI QENE JU SPIUNE TE SIGURIMIT TE SHTETIT?????

Deri me date 9 shtator keni kohe plot qe te shkoni tek autoriteti i dosjeve e te merni çertifikaten e pastertise se figures nese keni kellqe

Ps: Kam harruar “ aleaten” kryesore te Lulit por ngaqe eshte ne USA me Libanezin per tu çmallur me bashkeshorten e Z Safi Kaskas se ka rreth 40 vjet qe e ka shoqe, nuk po ja prish muhabetit, qe te kujtojne vitet kur mbanin rradhe per qumesht buze lanes ne Laprake”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vizita sekrete e Metës dhe Kryemadhit në SHBA, ja si i ‘dekonspiron’ lobisti libanez

Publikuar

-

Nga

Vizita sekrete e Metës dhe Kryemadhit në SHBA, ja si i ‘dekonspiron’ lobisti libanez

Pak ditë pas vizitës në Hungari, presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij Kryemadhi kanë shkuar në SHBA.

Udhëtimi i tyre ka qenë thuajse ‘sekrete’ duke qenë se as kreu i shtetit dhe as kryetarja e LSI-së nuk kanë bërë ndonjë njoftim në rrjetet sociale apo publikisht lidhur me këtë vizitë.

Ata janë takuar në SHBA me lobistin libanez Safi Kaskas e bashkëshorten e tij. Kaskas i ka dhuruar çiftit presidencial një libër të shkruar prej tij ndërsa shkruan se shumë shpejt do vijë në Shqipëri me ftesë të Metës e Kryemadhit në promovimin e tij.

Lobisti i njohur sqaron edhe si është njohur me presidentin Meta e bashkëshorten e tij Kryemadhi.

I pyetur nga një person poshtë fotos së publikuar prej tij në Facebook, Kaskas rrëfen se bashkëshortja e tij dhe ajo e Metës kanë punuar prej vitesh së bashku.

Dy ditë më vonë, lobisti libanez Kaskas ka pritur në zyrë kandidatin për Presidentin e Liberisë.

Kush është Safi Kaskas

Libanezi është lobist i njohur me bazë në SHBA e Arabinë Saudite me më shumë se 40 vite përvojë në planifikimin strategjik, udhëheqjen dhe etikën e biznesit, me një theks në menaxhimin strategjik në korporatat dhe botët akademike. Ai ka udhëhequr korporata të mëdha dhe kompani tregtare dhe ka pionieruar angazhime të shumta të suksesshme këshilluese fillestare për klientët në fushat e tregtisë dhe industrisë si në Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite.

LEXO EDHE:  Marrëveshja me Serbinë/ Haradinaj: Kosova nuk jep tokë për njohje

LEXO EDHE:  Marrëveshja me Serbinë/ Haradinaj: Kosova nuk jep tokë për njohje

Kaskas është një bashkëthemelues i Universitetit East West në Chicago, Illinois dhe u zgjodh president i bordit të tij të drejtorëve nga 1979 në 2005. Përveç përqendrimit të tij në shkencat e menaxhimit strategjik, Kaskas ka studiuar fetë Abrahamike dhe ka ligjëruar në të gjithë SHBA për tema që lidhen me Islamin, zhvillimin e myslimanëve amerikanë dhe të ardhmen e Islamit në SHBA.

Ai ka investuar 30 vjet të jetës së tij në dialog dhe ndërtimi i urës midis ithtarëve të feve Abrahamike. Kaskas shërben si anëtar bordi i Trac5, një organizatë që punon për zgjidhjen e konflikteve të bazuara në besim dhe është i ftuar të flasë rregullisht në Mëngjesin e Lutjeve Kombëtare në Uashington, DC për tema të tilla si pajtimi, Kurani dhe mësimet e Jezusit.

Kohët e fundit, Kaskas ishte bashkëautor i “Kurani – me Referenca në Bibël, Një Kuptim Bashkëkohor”, një përkthim i ri, i papërfunduar kurrë më parë i Kur’anit në anglishten bashkëkohore që përmban më shumë se 3,000 referenca paralele në Bibël.(hashtag)

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rimëkëmbja e turizmit ka filluar”/ Klosi: Duhet të promovojmë bukuritë shqiptare

Publikuar

-

Nga

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka qënë i pranishëm në Pustec, ku mori pjesë në aktivitetin “MIK FESTIVAL”.

Në një prononcim për mediat, ministri Klosi theksoi se rimëkëmbja e turizmit ka filluar dhe se Shqipëria po përjeton një mani të madhe për tu vizituar.

Por, gjithashtu Klosi tha se ajo që duhet bërë është të promovohen edhe më tepër bukuritë shqiptare, dhe jo vetëm deti, por duhet të kemi një paketë të plotë turistike.

Është i mrekullueshëm organizimi i Mik Festival në këtë vend magjik, që në fakt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Turizmit, që një zonë ekstremisht e mbrojtur si e gjithe zona e Prespes të afrohet më shumë për turizmin, të afrohet për më shumë aktivitete artistike dhe promovimi që i bëhet nga të tilla koncerte është një gjë e mrekullueshme.

Në kuadër të turizmit për vitin 2021, Shqipëria po perjeton një mani të madhe për tu vizituar dhe madje kemi më shumë turistë se 2019, që ka qënë viti me i arte dhe kjo falë promovimit më të madh të Shqipërisë.

Na duhet të promovojmë shumë më teper bukuritë shqiptare, na duhet të promovojmë pervec detit dhe të kemi një oferte të plotë turistike.

Kemi numër të konsiderueshem turistësh dhe vizitoresh të huaj. 15 ditët e para të korrikut kemi pasur më shumë turistë se e njëjta periudhe e 2019 dhe deri 5 herë më tepër turistë se 2020 por kjo nuk mjafton. Ne jemi në fillimet e ngritjes se industrisë së turizmit në Shqipëri, na duhet shumë më tepër cilesi ne shërbim, rimëkëmbja e turizmit ka filluar por turizmi nuk mund të jetë një ekonomi e ndarë, është një ekonomi që jep shpresë për zhvillim, është një ekonomi që prodhon më shumë të ardhura, por në rastin e postpandemisë po prodhon edhe më shumë entuziazem në jetën e Shqipërisë dhe në fakt kjo është më e mira se krijon pozitivitet në jetët tona pas periudhës së pandemisë.”-tha Klosi./CNA.al

LEXO TE PLOTE