LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dekriminalizimi/ Alibeaj: Prokurorisë iu desh një vit për ta verifikuar kryebashkiakun e Mallakastrës

15 Qershor 2021, 18:22, Politikë CNA
Dekriminalizimi/ Alibeaj: Prokurorisë iu desh një vit për ta

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim me tre vjet burg, në mungesë, në Greqi.

Konkluzionet e hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme, ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cilëson të vonuara.

Në një intervistë për MCN TV, Alibeaj tha se prokurorisë iu desh plot një vit për të verifikuar një informacion që PD e kishte që në janar të 2020-s.

?Doli nga një analizë e thjeshtë e formularit të dekriminalizimit. Ne jemi shoqëri e vogël. Ishin këto indiciet e para që erdhën që në janar të vitit 2020. Si ka mundësi që, që nga janari 2020, institucionet shqiptare nuk arritën të verifikojnë atë që ne bëmë në janar 2020?, tha ai.

Alibeaj tha se edhe në këto zgjedhje të 25 prillit, me kalimin e kohës priten jo pak surpriza./CNA.al

Lajmet e fundit nga