LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Broja e nis karrierën si profesionist me shkëlqim, nominohet për të fituar “Topin e Artë“ për talentet nën 21 vjeç

15 Qershor 2021, 18:41, Sport CNA
Broja e nis karrierën si profesionist me shkëlqim, nominohet për

Armando Broja ka bërë një debutim të shkëlqyer në sezonin e tij të parë si profesionist. Viteshe rezultoi hapi i duhur në karrirë, ku spikati me golat dhe aftësitë e tij. Kjo ka bërë që talenti i futbollistit shqiptar të vihet re edhe nga mediat më prestigjoze europiane, duke u nominuar në listën për të fituar çmimin ?Golden Boy?.

Ky është një trofe individual që shpërndahet nga gazeta italiane ?Tuttosport? dhe është ekuivalenti i ?Topit të Artë? por për lojtarët nën moshën 21-vjeçare. Emri i Armando Brojës figuron në listën e shkurtuar me 100 lojtarë, e cila do të shkurtohet edhe më tepër pas votimeve të bëra. Kujtojmë se fituesi në fuqi i këtij trofeu është një nga thesaret më premtuese të Europës, Erling Haland.

Lajmet e fundit nga