LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bie shtylla elektrike e tensionit të lartë/ Humbin jetën dy punonjës

15 Qershor 2021, 09:28, Aktualitet CNA
Bie shtylla elektrike e tensionit të lartë/ Humbin jetën dy

Në fshatin Jagodinë, Roskovec pak minuta më parë është regjistruar një ngjarje e rëndë.

Mësohet se ka rënë shtylla elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë dy punonjës të cilët ishin duke punuar.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar.

Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

Lajmet e fundit nga