Connect with Us

Armando Sadiku tregon pse u takua me Gaz Demin

Sport

Armando Sadiku tregon pse u takua me Gaz Demin

Publikuar

-

Një foto pak ditë më parë mes Armando Sadikut dhe presidentit të Partizanit, Gazment Demi, bëri që shumë në Kategorinë Superiore të nisin të ëndërrojnë për rikthim hipotetik të bomberit me fanellën e të kuqve.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi kuqezi flet për atë bisedë me numrin një të skuadrës kryeqytetase, për aventurën një Bolivi, synimet dhe objektivat, krahas dështimeve dhe zhgënjimeve të deritanishme. Armando Sadiku flet edhe për Kombëtaren. Rezervohet për dy ndeshjet e fundit, por nuk e fsheh lidhjen që ka me të. I paharrueshëm për sulmuesin edhe goli historik në Francë, pesë vite më parë ndaj Rumanisë.

Sadiku, si po ju shkon aventura në Bolivi?

Për momentin, çdo gjë po shkon shumë mirë. Kalova vetëm katër muaj tek ekipi i Bolivarit, një eksperiencë krejt e re për mua. Jemi në vend të parë në kampionat. Për ne, ishte zhgënjim sepse nuk siguruam dot pjesëmarrjen në grupet e Kupës Libertadores. Megjithatë, objektivi kryesor mbetet fitimi i kampionatit.

A do të vazhdoni që të jeni pjesë e Bolivarit?

Po! Sigurisht që po.

Së fundmi jeni parë në Shqipëri, i fotografuar me presidentin e Partizanit. Ka vend për të shpresuar kthimin në Superiore?

Jam në Shqipëri me pushime për të takuar familjen time. Jemi takuar me presidentin e Partizanit rastësisht në të njëjtin restorant. Jo, nuk ka asgjë më shumë se kaq.

Si e keni parë Kombëtaren në dy ndeshjet e fundit miqësore?

Nuk mund të jap një përgjigje për këtë.

A ju mungon Kombëtarja?

Normalisht që më mungon Kombëtarja. Do të doja gjithmonë që të isha pjesë e grumbullimit, e listës. Realisht do të doja që të thërritesha gjithmonë në Kombëtare. Megjithatë, e shoh pozitivisht këtë gjë që do të kthehem sërish në Kombëtare dhe do të mundohem që të jap maksimumin te Bolivari dhe të shënoj sa më shumë gola, në mënyrë që ekipi të arrijë objektivat dhe të dalë kampion. Në të njëjtën kohë, edhe unë që të rikthehem në Kombëtare.

Çfarë ju mungon më së shumti?

Më mungon gjithçka: grumbullimet, ekipi, ambienti dhe shokët me të cilët kemi bërë edhe historinë bashkë.

Po nga futbolli europian, çfarë ju mungon më së shumti?

Një nga kampionatet më të bukura që kam luajtur në karrierën time është kampionati spanjoll. Kështu që, nëse do të kem mundësinë që të kthehem edhe një herë tjetër të luaj në Spanjë, do ta bëja me kënaqësi. Është kampionati im i preferuar. Për mendimin tim, është një nga kampionatet më të bukura në botë dhe realisht do të më pëlqente që të rikthehesha një ditë për të luajtur sërish atje.

Pesë vite më parë, në këtë muaj, keni bërë historinë me Kombëtaren. Si e kujtoni Europianin në Francë dhe golin historik ndaj Rumanisë?

Europiani është një moment i paharrueshëm për mua, sepse ishte një nga arritjet më kulmore të karrierës sime. Sot kur e shikoj nëpër video atë gol ndaj Rumanisë, gjithmonë emocionohem, sado që e kam parë aq shumë herë dhe ndjehem shumë krenarë për çfarë kemi bërë atje.

Këtë Europian me kë bëni tifo?

Jam me Spanjën.

Po ekipet favorite, sipas jush, cilat janë?

Për mendimin tim janë tri: Gjermania, Spanja dhe Franca.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Koreja e Jugut shkruan historinë në “Tokyo 2020”

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesja e Koresë së Jugut në shigjetari i ka sjellë medaljen e artë olimpike shtetit të saj në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Femrat e Koresë Jugore në shigjetari janë të vetmet në histori që i kanë fituar të gjitha medaljet e arta olimpike që nga viti 1988.

Sot, ato e fituan edhe një tjetër medalje të artë olimpike në shigjetari në kategorinë e femrave.

Ky është rekordi më i gjatë për fitimin e medaljes së artë olimpike në të gjitha kategoritë e sporteve të Lojërave Olimpike.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Edhe Varane drejt largimit nga Reali, gati akordi me Manchester United

Publikuar

-

Nga

Raphael Varane duket se karrierën do ta vazhdoje në Angli. Sipas mediave franceze, Man Utd është shumë afër marrëveshjes me Real Madrid për Varanen.

Gjiganti anglez prej kohësh kishte arritur marrëveshje rreth kusheve personale me mbrojtësin, por tani duket se marrëveshja është arritur edhe me klubin spanjoll.

Raportohet se tashmë dy klubet janë duke finalizuar detajet e transferimit që pritet të kushtojë rreth 45/50 milionë euro.

Francezi pritet të nënshkruajë kontratë me pagë rreth 12 milionë euro në sezon. Thuhet se zyrtarizimi mund të ndodhe gjatë javës së ardhshme.

LEXO TE PLOTE

Sport

Maliqi godet në merkato, merr ish-sulmuesin e Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Pas ngjitjes në Kategorinë e Parë, Maliqi po mundohet të bëjë lëvizje të rëndësishme në këtë periudhë merkatoje, teksa dëshiron të bëjë sa më mirë në vitin e tij të parë mes profesionistëve.

Nën urdhrat e stafit teknik të klubit maliqar, që nga dita e nesërme do të vihet një lojtar i ri. Ish-sulmuesi i Skenderbeut, Paolo Ivani është futbollisti që do i bashkohet Maliqit për edicionin e ri, pasi ka gjetur akordin me klubin për të qenë pjesë e tij në këtë sezon.

Së fundmi, Ivani ka luajtur me Devollin, por tashmë do të jetë pjesë e maliqarëve, të cilët kanë si objektiv kryesor mbijetesën në Kategorinë e Parë. Drejtuesit kanë menduar të mos bëjnë shumë ndryshime, duke ruajtur thuajse të gjithë grupin që siguroi ngjitjen historike./CNA.al

LEXO TE PLOTE