Connect with Us

Aksioni i RENEA-s në Vlorë/ Zbardhen detajet, si u arrestua subjekti i OFL-së

Kronika

Aksioni i RENEA-s në Vlorë/ Zbardhen detajet, si u arrestua subjekti i OFL-së

Publikuar

-

Aksioni i djeshëm i forcave Renea në Vlorë, është zbardhur sot nga Policia.

Policia thotë se këtë aksion e ndërmorën  për të vënë në pranga personat në kërkim që ishin të dyshuar për një sërë ngjarjesh kriminale.

“Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH dhe DVP Vlorë, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në Vlorë.

Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. B., 41 vjeç, u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje.

LEXO EDHE:  Berisha ironizon Lleshajn/ 1600 forca policie zbuluan vetëm 133 bimë kanabisi

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 41-vjeçarit E. B., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, thuhet në njoftimin e Policisë. i arrestuari që policia e identifikon me iniciale, është subjekt i OFL-së, Edision Begaj, ndaj të cilit pak ditë më parë iu bë një atentat/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ish zëvendës-Ministrja e Brendshme mori ryshfet/ Apeli merr vendimin për Rovena Vodën

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme e Apelit i ka dhënë lirinë, ish zëvendës-Ministres së Brendshme, Rovena Voda.

Apeli ka pranuar kërkesën e Vodës, dhe ka marrë vendim, duke i ndryshuar masën e arrestit, që kishte Gjykata e Shkallës së Parë.

Voda akuzohet për veprën penale “ushtrim ndikimi të paligjshëm” pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e Florida Beu dhe Majlinda Hasani në institucione publike.

Rovena Voda akuzohet nga SPAK se ka marrë përfitime nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë.

LEXO EDHE:  50 vjeçari e ngacmoi seksualisht/ Denoncon minoreni 15 vjeçar

LEXO EDHE:  Operacion antidrogë Spanjë-Shqipëri/ Sekuestrohen 96 kg drogë, arrestohen 4 shtetas

Nga përgjimet, rezultoi se Voda kishte marrë në këmbim nga Beu, për punësimin e kësaj të fundit në institucion publik, një shumë prej 1 mijë eurosh, një telefon dhe një arkë me peshk./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau Klodjan Rashën në derë të shtëpisë/ Nevaldo Hajdaraj kërkon ulje të dënimit

Publikuar

-

Nga

Nevaldo Hajdaraj, ish efektivi  i “Shqiponjave”  që është dënuar për vrasjen e Klodian Rashës, ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Apelit.

Hajdaraj  ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke kërkuar ndryshiminin e akuzës dhe uljen e dënimit.

Konkretisht ai ka kërkuar që dënimi për vrasje të zëvendësohet, vrasje në tejkalim të nevojës për tu mbrojtur, por jo vrasje me dashje.

Nga ana tjetër është edhe Prokuroria që ka bërë ankim ndaj vendimt të Gjykatës së Shkallës së Parë, pasi  kishte kërkuar dënimin me 20 vite burg.

LEXO EDHE:  Kontrolli i shtëpisë së Devi Kasmit/ Zbulohet lista e personave VIP që përdorin drogë

LEXO EDHE:  Bllokoi investimet në Vlorë/ Justifikohet Meta: Shpifjet nuk meritojnë vëmendje

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës dënoi në 14 korrik Hajdarajn me 15 vite burg  dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkoi në 10 vite.

Nevaldo Hajdaraj më 8 dhjetor të 2020 vrau Klodian Rashën në rrugicën e banesës së shtëpisë së tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I vuri zjarrin pyllit/ Nisin hetimet për piromanin e Pogradecit

Publikuar

-

Nga

Po transportonte emigrantë të paligjshëm/ Kapet në flagrancë 19-vjeçari

Një 38 vjeçar nga Pogradeci është vënë nën hetim për zjarrvënie.

Policia njofton se ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” për shtetasin O. Y., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në fshatin Baçallëk, Pogradec, pasi i njëjti ka djegur një sipërfaqe prej 3 (tre) dynymë barishte dhe shkurre./CNA.al

LEXO TE PLOTE