LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Durrës/ Makina përplas kalimtaren dhe ikën nga vendngjarja

15 Qershor 2021, 18:39, Kronika CNA
Aksident në Durrës/ Makina përplas kalimtaren dhe ikën nga

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.11, në qytetin e Durrësit.

Mësohet se një makinë ka përplasur një kalimtare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Raportohet se kalimtarja ka marrë disa plagë në trup dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal, ku po merr shërbimin mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet paraprake, ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe identiteti të plagosurës, por dëshmitarët kanë deklaruar se ajo fliste italisht.

Ndërkohë, policia ka hapur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga