LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhgënjen Polonia e Levandosvskit, mundet nga Sllovakia

14 Qershor 2021, 17:56, Sport CNA
Zhgënjen Polonia e Levandosvskit, mundet nga Sllovakia

Sllovakia e ka mposhtur Poloninë me rezultat 2-1 në Grupin E në kuadër të Kampionatit Evropian. Sllovakët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Robert Mak, që në minutën e 11-të lëshoi një goditje të fortë, por jciech Szczesny bëri nje pritje të shpejtë.

Por, në minutën e 18-të, Mak bëri sërish presion, duke bërë që portieri i Juventusit të fuste topin në portën e tij, teksa Sllovakia kaloi në epërsi. Deri në fund të 45 minutave të parë, Polonia tentoi t?i barazonte shifrat, mirëpo nuk ia doli si shkaku i një mbrojtje të ngjeshur nga sllovakët.

Pjesa e dytë filloi në favor të polakëve që shënuan golin e barazimit me anë të Karol Linetty në minutën e 46-të, për 1-1. Por, Polonia ishte e pafat, pasi mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Grzegorz Krychowiak (62?) mori edhe kartonin e dytë të verdhë.

Nga kjo epërsi numerike, Sllovakia shënoi për të rikthyer epërsinë e tyre. Nga një rremuje e shkaktuar në zonën e polakëve, mjaft mirë përfitoi Milan Skriniar, për të rikthyer epërsinë e ekipit të tij. Deri në fund, dy skuadrat luanin me kujdes të shtuar, derisa sllovakët morën pikët e plota. Në Grupin E, Sllovakia është lider me tre pikë, Spanja dhe Suedia takohen nga ora 21:00, ndersa Polonia pa pikë.

Lajmet e fundit nga