Connect with Us

Spastrimi politik në Shqipëri dhe “kalenda greke” e Lulzim Bashës

Opinione

Spastrimi politik në Shqipëri dhe “kalenda greke” e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Spastrimi politik në shqipëri dhe “kalenda greke” e Lulzim Bashës

Nga Valbona Mezini

Ka një kohë për gjithçka!

Kjo shprehje duket se po zë vend duke iu adaptuar situatës politike që po kalon “Shqipëria e lodhur” nga tranzicioni i stërzgjatur.

Pati një kohë për zullmqarët.

Po, sigurisht pati një kohë kur u përmbys bursa e vlerave dhe nga kurrikulat shkollore u hoqën tekstet e mirëfillta të specialistëve, për tu zëvendësuar me rrumpallhane që u mësojnë nxënësve asgjë tjetër veç tallavasë.

Pati një kohë kur prona private u masakrua. Kur pronarët më kot shpresuan tek demokracia dhe vlerat e saj, tek konkurrenca dhe ekonomia funksionale, tek drejtësia dhe kapitali njerëzor.

Jo, jo, asgjë nga këto.

Demokracia – një flluskë sapuni që nuk ndreqi asgjë me vlerë, që të krijonte qëndrueshmërinë për një shtresë të mesme elitare, themelet e së cilës nuk u hapën kurrë!

Më kot u prit “deri në kalendat greke”.

Kjo shprehje romake që nënkupton vonimin e diçkaje që nuk duhet të ndodhë, personifikoi vullnetin politik në këto dekada, në përpjestim të zhdrejtë me dëshirën dhe aspiratën e shqiptarëve për të standartizuar jetesën përmes një ekonomie funksionale.

Kishte një kohë kur “ligjin e bënte maliqi”. Kur afarist bëheshe kur hiqje qafe rivalët, e kur tenderimet i përfitonin “bossat” e lidhur me pushtetin.

Kishte një kohë kur pushteti drejtohej nga oligarkët në shërbim të pasurimit të tyre.

Por ka një kohë për gjithçka!

Kjo nuk është thjesht ngushëlluese, por edhe determinuese.

Çfarë po ndodh sot?

Të paprekshmit e përjetshëm të politikës po dorëhiqen në kulmin e “shkëlqimt”, ndërsa të lavdishmit e pushtetshëm, po konvertohen në armiq të aleatëve strategjik.

Kush vallë e kish menduar apo përfytyruar se “Odoni politik” do të shndërrohej një ditë si asnjëherë më parë, në “mazoleum”?

Të paktën në 30 vite tranzicion askujt nuk ia priti mendja.

Por a ka një kohë për gjithçka, apo se Karma nuk harron!?

Spastrimi politik ka nisur, e mes këtij proçesi që u përfytyrua i vështirë, po dëshmohet se asgjë nuk ka të pamundur përpos qëllimit dhe vullnetit.

LEXO EDHE:  Festa e RD-së/ Luli kish veshur golf dhe ndërruar brilantinën

Teksa me të mirë a me të keq po diktohet “spastrim” në kampet politike, e djathta gjendet mes një cikloni pa bosht që nëse nuk kontrollohet përmes principeve, do të marrë para çfarë të gjejë, drejt shkatërrimit ekonomiko-social.

Mungesa e rregullave minimale demokratike në radhët e saj, dëshmon se entiteti politik nuk e ka një dekalog as një manifest, apo thjesht një qarkore që lidh palët drejt kompromisit përkundrajt qëllimit. Duket se qëllimet janë të ndryshme dhe për rrjedhojë edhe standartet e normuara po të tilla.

Shfaqur larg syve të optimizmit për të besuar në një alternativë adeguate që përvijon nevojën e themelimit të së djathtës reale dhe të qëndrueshme, Partia Demokratike, jo më larg se dje dëshmoi sërisht mungesën e standarteve dhe kohezionit.

Pjesëmarrje e ulët për votimin e kryetarit të ri, dhe parregullsi të shumta shoqëruan proçesin që do të duhej në fakt, të ishte shembulli më i mirë për atë që presupozohet të sjellë kjo parti, të paktën në opozitë.

“Deri në kalendat greke”, ajo që u mohua të ndodhë, synon të përsëritë edhe po të vijë në pushtet, këtë lloj standardi, aspak të denjë për një forcë të djathtë.

Populli voton, rëndësi ka kush numëron.

Disa nga parregullsitë e raportuara si anëtarësia e fshehur, pezullimi të drejtës së votës për shumë funksionarë të partisë, largimi dhe intimidimi përfaqësuesve zgjedhorë të rivalëve të kryetarit në detyrë, shfaqën mungesën e vullnetit për të aplikuar standardet.

Rizgjedhja nga një proçes i deformuar, për herë të tretë në mënyrë të sforcuar për ta shpall me maksimum të votave kryetarin e vjetër, është një reminishencë totalitare.

Por në të tilla kushte, pak rëndësi ka kush fiton, e vërteta e hidhur është se asnjëherë nuk do mundet të krijojë zgjerim, besueshmëri e alternativë, një nomeklaturë e tillë totalitariste, që personifikon të djathtën shqiptare deri më tani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Kreshnik Spahiu/ Pse Washingtoni refuzoi sot takimet me Ilir Metën dhe s’ia konvertoi “floririn” me lobim?

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ Pse Washingtoni refuzoi sot takimet me Ilir Metën dhe s’ia konvertoi “floririn” me lobim?

Mediat shqiptare po heshtin, por sot ngjarja më e rëndë në historinë e Shqipërisë është që: “Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin kanë marrë rrugët e Amerikës me thes në krah.

Prej disa ditësh Presidenti gjysëm i shkarkuar dhe gjysëm në detyrë endet në çdo semafor të kuq të Washingtonit në përpjekje për të lëpirë ato çfarë pështyu 4 vjet kundër diplomacisë amerikane.

108 vite nga themelimi i shtetit shqiptar, historia jonë politike s’ka njohur asnjë rast ku kryetari shtetit të udhëtoj në SHBA për hallin e tij dhe jo për Shqipërinë dhe njëkohësisht, ai të refuzohet nga çdo strukturë qeveritare amerikane.

– Pasi u përdor si zhele nga Sali Berisha kundër projekteve amerikane,

– Pasi protestoi kundër amerikës në sheshin plot demokrat që ja mbushte Saliu,

– Pasi kërcënoi çdo ambasador të huaj,

– Pasi i dërgoi në shtëpi ambasadorit OSCE militantë për shantazh,

– Pasi tentoi të prishte zgjedhjet,

– Pasi dekretoi 4 herë zgjedhjet lokale,

– Pasi vuri gruan shefe të opozitës,

– Pasi përdori presidencën si zyrë elektorale,

– Pasi pengoi çdo votim për reformën në drejtësi,

– Pasi deklaroi se do kapte për veshësh çdo amerikan që do mbështeste qeverinë Rama,

– Pasi u deklarua kundër shpalljes Non-Grata të Berishës dhe e quajti flet-rrufe raportim e departamentit shtetit.

– Pasi i shkoi dëm sponsorizimi 8 vite i shumicës televizioneve, gazetave, portaleve dhe analistëve,

– Pasi e pa që dhe Luli ja futi sa krahu në marrveshjen para elektorale

– Pasi u shkri LSI-ja,

Ilir Meta e pa qartazi që laku po i mblidhej keq.

Diplomatët amerikan e kanë njoftuar që kanë dijeni për aktivitetin e tij korruptiv dhe anti-amerkian.

LEXO EDHE:  Zbulohen cilësitë që i mungojnë Bashës/Ish-deputeti i PD: Harroje se do bësh gjë!

LEXO EDHE:  Edi Rama do largohet/Orët e drogës e krimit po numërohen mbrapsht

Dje ai refuazua nga çdo nivel ekzekutiv apo legislativ për tu takuar në Washington dhe New York.

Askush nuk pranon ta takoi njeriun i cili de-fakto është Non-Grata, por de-Jure pritet shkarkimi nga president.

Funerali i çiftit Meta në SHBA është shumë i gjatë por bashkë me dy kufomat atje do shkrin edhe floririn duke shpresuar se do blejnë të gjithë ata që janë rreshtuar në “funeral”.

Mendojnë se leku blen çdo gjë.

Ndoshta edhe në Amerikë ka segmente që blihen me para, por me një ndryshim.

Atje çdo lobim dhe sponsorizim bëhet publik dhe transparent.

Në këtë pikë, çifti Meta ka ngel me thes në krah sepse s’duan të bëjnë gabimin e Lulzim Bashës që 1 milion euro i postoi nga Banka e Ukrahinës prej dy vjazave agjente të KGB (spiune ruse).

Për të gjitha këto arsye: Meta dhe Monika u katandisën dje në zyrën e një lobisti libanez, për të vetmin fakt sepse atij, mund t’ja bëjnë pagesën dhe transfertën honorare jo në Bankat Amerikane por në atdheun e tij në Liban, si shteti që njihet si lavatriçja e parave mafioze të gjithë botës.

Prandaj sot Washingtoni zyrtar, i mbylli dyert Presidentit të LSI, sepse i Shqipërisë apo i shqiptarve ai ka shumë kohë që nuk egziston.

O Zot sa turp për ne shqiptarët, që pas 108 vite themelim të shetit shqiptar, s’kemi ende me kë të përfaqësohemi si Kryetar Shteti.

Madje këtë rradhë as Bebe Rexha që e ka krushqi nuk e priti në Amerikë. S’ka faj e shkreta: Ka hall, se djeg karrierën artistike për hallin e një mafie politike.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ilir Levonja/ Arsyeja pse Kosova fiton

Publikuar

-

Nga

Pashë një derruc që habitet se pse Shqipëria nuk fiton medalje ari? Ka kaq vjet shtet e më the apo të thashë. Kurse Kosova, shtet fare i ri, fiton medalje ari, madje duke mundur edhe shtete si Japonia apo Franca? Eshtë fare e thjeshtë o derruc.

Në Kosovë fitojnë medalje ari sepse Kosova financon sportistët, madje me strategji. Por edhe në mos shteti, qytetaria e tyre pro perëndimore, pro patriote etj. Duke përfshirë këtu edhe hapjen e mendjes në lidhje me larminë apo sportet e vështira.

Se jemi akoma me mendësinë që pushka është vetëm për burrat o ti derruc. Mezi po krijojmë kampionatin e futbollit për femra. Se topi është vetëm për burrat, apo jo? Jo më, t’u ofrojmë vajzave tona xhudizmin apo karatenë. Mbaj mend se edhe ato pak klasa gjimnastësh që kishim dikur, i degdisëm Europës.

Kurse atyre pak mësuesve, u lamë nga një kostum sportiv nga tekstili i Tiranës. Ofron më shumë shance Kosova si shtet dhe shoqëri ndaj edhe talenti triumfon. Kurse Shqipëria nuk financon sportet, apo sportistët.

E kap tjetri nga fyti sportin dhe nuk e lëshon për njëqind vjet. Madje dhe kur do bëhen zgjedhjet e shefave, ato…, o do shtyhen tridhjetë herë, o do rrihen, o do votohet 99.99% pro zaptuesit, o hiç. Pra Shqipëria jonë derruc financon, jo sportistët, por vipat.

I financon me paga mbi pagë, me poste të sajuara si këshilltarë pranë kryetarëve të Bashkive në rrethe. Deri specialistë në ato pak ndërrmarrje të shtetit si ujësjellsi apo elektriku, arsimi etj. Financon analistët e studiove, ata që janë njëqindkaratsh, o pro Ramës, o pro Metës, o pro Lulit…, po kurrë pro vendit, se sportit jo e jo.

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali / Pse deputetët e PD-së shkojnë vetëm 5 minuta në komisione

I qasen ndonjë emri që po bën karrierë diku në botë, por edhe atij për modë, për tu dukur klasë e lartë, madje për ta përdorur në murin e fejsbukut a instagramit. Siç edhe po bëni tani o derruca me emrat e Distrias dhe Norës.

LEXO EDHE:  Festa e RD-së/ Luli kish veshur golf dhe ndërruar brilantinën

Se nuk hap dot qoftë fejsbukun, qoftë instagramin, qoftë tuiterin se të çani menderen me këto lavdërime bajate karshi Distrias apo Norës. Sikur dje, një nga këto t’u kishte trokitur në derë për ndihmë, që t’u siguronit kushte stërvitje më të mira, do i kishit treguar malet.

Një sportit i peshave të rënda në Shkodër, pak ditë më parë, kërkonte përmes një televizioni, pak suport. Një palestër stërvitje pasi ishte liçensuar si trajner në peshëngritje.

Po ju i keni fondet për kartelet e plehrave o derruca, të atyre të drogës, të atyre që gjurmojnë njerëzit në lidhje me bindjet dhe se për kë do votoj. Nuk i keni për sportin a sportistët.

Sot nxitoni, zhurmaxhinj, ngucalaqë, derruca, Nora, Distria, Kosova… bravo, u lumtë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Njerëz të dobët prodhojnë diktatura të egra”/ Gazetari tregon historinë e trishtë të djalit nga Tirana, mesazhi për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Njerëz të dobët prodhojnë diktatura të egra/ Gazetari tregon historinë e trishtë të djalit nga Tirana, mesazhi për shqiptarët

Nga Armir Shkurti

Tedi, një djalosh i pashëm Tirane, u dashurua në kohë të diktaturës me vajzën e një ambasadori të një vendi europian. Lidhja e një shqiptari me një të huaj qe atëhere më e pamundur sesa vajtja e një shqiptari në Hënë me mushkë.

Edhe ata që qenë martuar me ruska, polake a çekosllovake u ndanë fët e fët e nuk u panë më për së gjalli, as me gratë e as me fëmijët. Të paktën deri në ’90-ën.

Imagjino njëri që bie tani në dashuri me të bijën e një ambasadori prej Perëndimi!

Tedi qe familje shumë e ngritur. Familje lufte dhe njerëz me pozita të larta në administratën e vendit. U përpoq familja ta ndajë djalin nga “zuska borgjeze”, por Romeon shqiptar s’kish Zot ta ndante prej Zhuljetës europiane….

…Derisa një ditë erdhi GAZI i famshëm i Degës, i hodhi prangat dhe e plasën në qeli. Tedi u dënua shumë vite. Për tradhëti! Por kjo nuk shkoi gjatë. Një mëngjes djaloshin e gjetën të vdekur në shtratin e burgut. Kishte vrarë veten!

E di pse?

SEPSE NUK DURONTE DOT QË DENONCIMIN IA KISH BËRË I ATI!!

Ca thonë se i ati denoncoi birin thjesht për të shpëtuar fëmijët e tjerë. Ca thonë se e bëri për shkak të besnikërisë ndaj Partisë…

Kjo ngjarje është krejtësisht e ndodhur kështu. Thjesht emrat dhe ofiqin e vërtetë të babait i kurseva.

Ne shqiptarët kemi kaluar nga udha ku fëmija denonconte prindin dhe prindi fëmijën. Nuk po flas pastaj për fqinjin dhe shokun. Një vend 5 shekuj periferik i një perandorie dhe më pas në rrëmujë politike, ekonomike, shoqërore, prodhoi masivisht njerëz të shtypur, të vuajtur e mbi të gjitha TË DEPERSONALIZUAR.

LIRIA edhe sot mbetet një nocion ende i pazbuluar në shumë aspekte të tij për shumë prej nesh. Shkurtimisht, për këto motive, njerëz jo të lirë, pa forcë e pa dinjitet e kërkojnë shpëtimin tek “i forti”.

Dhe “i forti i mirë” u paraqit Enver Hoxha me “barazinë” e tij, “lugën e floririt” dhe “përmbysjen e klasave që kishin shfrytëzuar popullin”.

Ca nga frika, ca nga bindja, ca nga të dyja, shumë prej nesh zbatuan me zell të paparë gjithë platformën e diktaturës, duke vendosur SHTETIN mbi VETVETEN dhe mbi FAMILJEN, duke besuar DIKTATURËN E PROLETARIATIT si e MIRË e madhe që na shpëton nga një e keqe më e madhe dhe KUFIZIMIN E LIRIVE si një sakrificë të doemosdoshme për të kufizuar edhe LIRITË E “TË KËQINJVE”, madje edhe PËR TË NA SHPËTUAR EDHE VETË NE NGA SHFAQJET E HUAJA DHE MBETURINAT BORGJEZO – REVIZIONISTE!

LEXO EDHE:  Basha nis premtimet për minatorët/ Do të bëj realitet statusin tuaj sipas standardit evropian

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali / Pse deputetët e PD-së shkojnë vetëm 5 minuta në komisione

Ne festonim kur arrestoheshin, internoheshin a ekzekutoheshin shqiptarë prej shqiptarëve. Sepse SHTETI, të cilin kishim vënë BABA, kujdesej për gjithçka, me kusht që ne të ulnim kokën të bindur, të mos mendonim e të mos kishim dinjitet individual por identitet MASASH.

Kjo përvojë duhej bërë mësim, për ne që e pësuam. Mirëpo jo! Qenkëshim po ata qurrashë pa dinjitet, frikacakë ndaj lirisë, pa njerzillëk e fisnikëri që jemi gati ti dorëzojmë prapë SHTETIT vendimmarrjen, sovranitetin, liritë, dinjitetin, TË MENDUARIT, FJALËN E LIRË… NË KËMBIM TË BUKËS DHE STABILITETIT!!

Në 1 vit e gjysmë rregjim TË DEKLARUAR DIKTATORIAL, të shpallur prej pandemisë, ky popull ka qenë më i zellshëm edhe se në diktaturë për të zbatuar deri edhe kapriçot e… ( vini re! Jo të sistemit, siç bënte Enver Hoxha, por të) një cope mishi me dy sy, siç është Edi Rama!! “Të dalin gratë me fëmijë 11 vjeç të dielën paradite e burrat të bëjnë punët”! – tallte menderen ky, dhe masa mishtore që urren lirinë e dinjitetin e vet në këmbim të adhurimin për udhëheqësit arrogantë, E ZBATOI!

Kur them me dëshpërim se “po instalohen vidat e fundit të diktaturës”, këtë e kam thjesht nxjerrje dufi e aspak shpresë se mos dikush guduliset dhe çohet për ti bërë ballë kësaj gjëme.

Historia shumëshekullore e shtypje – poshtërimit i zhvilloi këtij populli instinktin bazë të mbijetesës:

P Ë R SH T A T J E N

Nuk mbijeton gjallesa më e fortë, por ajo që përshtatet. Dhe në shekuj, shqiptari që shtetin e ka patur vetëm SUNDIMTAR, ka mprehur skajshëm gjithë mekanizmat e nevojshme për mbijetesë: që nga servilizmi, hipokrizia, dymendimi , nënshtrimi, rryshfeti deri tek spiunllëku, tradhëtia e pabesia. “Secili për vete – Zoti për të gjithë”!

Siç ka parathënë Harri Fulc, kur u hoqi gjellët e ëmbëlsirat nxënësve, i la me supë e askush s’protestoi:

“LUM AI QË DO T’JU QEVERISË JU”!!

NE NDOSHTA NUK E MERITOJMË LIRINË!! AJO PAK QË NJOHËM NË VITIN 1990 ERDHI SI DHURATË. Nuk derdhëm gjak, nuk sakrifikuam, nuk i ndjemë dhembjet e lindjes. Ra gjithandej sistemi bolshevik në Lindje e ndryshoi me përkujdesjen e Ramiz Alisë edhe këtu.

E, nëse herën e parë, në ’45 – ën, u gënjyem, qe faji i Enverit. Nëse në ’90-ën, prapë u gënjym, le ta themi se e kemi gjysmë për gjysmë me gënjeshtarët fajin.

Ama, tani në 2021 nuk ka më bythë ku të rijë! Tani s’është më as gabim, as padije e as faj. TANI ËSHTË KRIM! Jo ndaj vetes. Se ne ky mut jemi! Ndaj fëmijëve!!!

LEXO TE PLOTE