Connect with Us

Shtohen kontrollet rrugore/ Policia iu bën thirrje drejtuesve të automjeteve

Aktualitet

Shtohen kontrollet rrugore/ Policia iu bën thirrje drejtuesve të automjeteve

Publikuar

-

Shtohen kontrollet rrugore/ Policia iu bën thirrje drejtuesve të automjeteve

Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet rrugore ku ka identifikuar dhe parandaluar disa aksidente. Gjithashtu janë proceduar 306 drejtues automjetesh, ku 171 prej tyre u është pezulluar leja e drejtimit për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Ndërsa 135 të tjerë janë proceduar për mosrregullim shpejtësi në qendrat e banuara nga 10.000-40.000 lekë të rinj.

Ndër të tjera, Policia e Shtetit iu ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit dhe të ulin shpejtësinë.

Njoftimi i Policisë

Tiranë

Me 170 km/orë në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, radari parandalon rrezikun e përfshirjes në aksident rrugor.

Mos fluturoni në rrugë, në rastin më të mirë ju pret polici dhe radari, respektoni rregullat, shpëtoni jetë.

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore me qëllim evidentimin e ndëshkimin e shkeljeve që nga analizat e ngjarjeve rrugore konsiderohen edhe si shkaqet kryesore të ndodhjes së tyre, kanë shtuar kontrollet e dedikuara për shpejtesinë mbi normat e lejuara dhe mos rregullimin e shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara.

LEXO EDHE:  Greva në Ballsh/ Naftëtaret thirrje ambasadores amerikane: Eja na shiko!

Gjatë mesditës së sotme si rezultat i monitorimit të qarkullimit me radar në rrugët interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Tiranë -Elbasan-Tiranë  janë evidentuar shpejtësi gati dyfish mbi normën e lejuar, siç ishte dhe rasti i një 24-vjeçari nga Korça, i cili u konstatua duke qarkulluar me shpejtësi 170 km/h duke rrezikuar seriozisht përfshirjen në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.

Nga kontrollet parandaluese, vetëm përgjatë 2 javëve të para të muajit qershor, për këtë shkelje janë konstatuar dhe proceduar 306 drejtues automjetesh, ku 171 prej tyre u është pezulluar leja e drejtimit për shpejtësi mbi normat e lejuara, ndërsa 135 të tjerë janë proceduar për mosrregullim shpejtësi në qendrat e banuara nga 10.000-40.000 lekë të rinj.

#UleShpejtesineShpetoJete🚔

#MbaRadhenNeTrafik📸

#MosNxitoTeArrishFundinDramatik🚑../ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

KAS urdhëron hetim për përdorimin e aseteve shtetërore gjatë fushatës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave pranoi sot ankesën e paraqitur nga organizata “Qëndresa Qytetare”, për akuzat e ngritura ndaj një liste kandidatësh, tashmë deputetë të maxhorancës.

Lënda e ankesës lidhej me rishqyrtimin nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve të akuzave të ngritura ndaj kandidatëve socialistë Alqi Bllako, Kledina Skendo, Alfred Muharremi dhe Bashkisë Tiranë për përdorimin e aseteve publike në fushatë.

KAS me vendim urdhëron Komisionerin Shtetëror tē Zgjedhjeve që të hapë hetimin administrativ dhe të hetojë shkeljet e pretenduara.

Lajmi është bërë i ditur në mediat sociale nga vetë organizata e të rinjve, të cilët theksojnë se, më herët, Komisioneri Shtetëror kishte pushuar çështjen pa bërë fare hetim administrativ për akuzat e ngritura prej tyre, por, tashmë i duhet ta ribëjë hetimin nga e para.

LEXO EDHE:  Situata e vështirë nga Covid/ Kalo thirrje qytetarëve: Mos bini pre e deklaratave të ‘politiqenëvë’!

LEXO EDHE:  Covid-19 “merr me radhë” socialistët/ Infektohet Damian Gjiknuri

Po ashtu KAS vendosi që nëse Komisioneri do të gjejë kundravajtje, në zbatim të Kodit Zgjedhor ka për detyrë që t’i rekomandojë KAS-it sanksionet e nevojshme adminsitrative./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

LUFTA NË PS-Zbulohet kontrata/ Baftjar Zeqaj financoi portalin që godet Armando Subashin

Publikuar

-

Nga

LUFTA NË PS-Zbulohet Kontrata, Baftjar Zeqaj financoi portalin që godet Armando Subashin

Në Shtator të vitit 2020 Baftjar Zeqaj u emërua si drejtori i ri i Albpetrolit. Emërimi i tij erdhi paralel me atë të Petro Koçit si kryetar partie në Fier.

Të dyja emërimet u kryen nga Gramoz Ruçi, i cili në atë kohë inkuadroi me mençuri dy socialistë të vjetër për t’i gërshetuar në ekipin elektoral me stafin e Armando Subashit apo me prurjet e reja të drejtorëve të sjellë më herët nga vet Ruçi dhe pse drejtorët ishin në disa raste pa lidhje me Fierin.

Për disa vite me radhë, Baftjar Zeqaj kishte qëndruar në hije, ai mbaroi mandatin si kryetar bashkie në vitin 2015, me tre dosje të hapura në prokurori për korrupsion dhe konflikt interesi.

Baftjar Zeqaj këto vite punoi privatisht me të shoqen si tregtar fruta perimesh, gjasat janë që Zeqaj do jetë ndjerë i flakur nga Rilindja dhe i harruar nga Armando Subashi, ndërsa ky i fundit i zuri vendin.

Për gjashtë vite Baftjar Zeqaj ishte askushi, kishte prekur fundin dhe me siguri qe emërimi i tij si drejtor Albpetroli në 2020, ishte një shans i artë që ja dha Gramoz Ruçi për ta kthyer sërish në lojë.

Në Dhjetor 2020 Baftjar Zeqaj nënshkroi një kontratë konfidenciale me median Newsbomb, në pronësi të mikeshës së tij Anila Basha. Portali i Bashës përfiton 1 mijë dollarë në muaj nga Albpetroli dhe nga firma e Zeqajt.

 CNA.al zbardh sot draft-kontratën, pasi burime të mirëinformuara na thanë se orogjinali i firmosur gjendet i sekretuar në Albpetrol dhe mbrohet sot me fanatizëm nga miku i Zeqajt dhe drejtori aktual i Albpetrolit, Flamur Mato. (Ky i fundit zëvendësoi Zeqajn me mirëkuptim në Albpetrol në muajin Mars, pasi Zeqaj hodhi kandidaturën në zgjedhjet e 25 Prillit dhe u zgjodh deputet.)

Portali i zonjës Basha ka qenë shumë aktiv dhe i ka dhënë jehonë të spikatur deklaratave të Petro Koçit dhe ka goditur disa prokurime të bëra nga bashkia e drejtuar prej Armando Subashit.

Lexo ketu: “Duart e krimit në financat publike”, zbulohet tenderi që denoncoi Petro Koçi: 2 milionë USD për pastrimin e qytetit të Fierit (Kompania që e fitoi) 

Dhe ketu: “SPAK zbarkon në Bashkinë e Fierit, prokurorët marrin dosjet e tenderave të firmosur nga Armando Subashi”

Dalja ne dritë e draft kontratës përforcon dyshimet se Petro Koçi nuk po flet si individ, por si një klan i mirëorganizuar në Fier, i financuar nga buxheti i majmë i Albpetrolit të cilin sot e kontrollon Zeqaj nëpërmjet të besuarit të tij Flamur Mato.

Në Fier përflitet nën zë se drejtori i Albpetrolit Flamur Mato është intimiduar dhe ofenduar disa javë me parë nga njerëz të një personazhi problematik në Fier të quajtur A.Isufaj.

LEXO EDHE:  OBSH thirrje të vaksinuarve/ Vazhdoni mbani maska, praktikoni masat paradaluese

LEXO EDHE:  Greva në Ballsh/ Naftëtaret thirrje ambasadores amerikane: Eja na shiko!

Dyshohet se pas debateve me njerëzit e Isufajt, drejtori Mato ka ndryshuar fituesin e nje tenderi në Albpetrol.

Nuk ka asnjë të dhënë deri më tani që Mato të ketë bërë ndonje kallëzim për këtë episod qe po përflitet fort në Fier.

Por është Petro Koçi ai që ka dalë publikisht dhe po deklaron se mafia po merr tenderët.

Linja duket qartë, pasi Zeqaj ka miqësi dhe e ka paguar për vite me radhë Petro Koçin si këshilltar në Bashki, në viter 2003-2012.

Zeqaj dhe Koçi përfaqesojnë të njëjten linjë politike, ndërsa kontrolli i Zeqajt në Albpetrol po financon media dhe portale për të goditur në favor të kësaj linje.

Qëllimi është për ta paraqitur Armando Subashin si person të lidhur me grupet e të fortëve në Fier.

Armando Subashi sigurisht qe duhet të kete lidhjet e veta në qytet, përfshirë dhe të fortë, por ajo që fsheh Petro Koçi është fakti se te gjitha grupeve të të fortëve në Fier ja ka dhënë Baftjar Zeqaj lejet e ndërtimit, madje në rastin e A.Isufajt dyshohet që Zeqaj i ka dhënë dhe ekskluzivitetin për tregun industrial të qytetit, të gjithë tregtarët industrialë, janë të detyruar të tregtojnë duke paguar qira, në ambientet private të ndërtuesit në fjalë.

Ndryshe nga sa deklaroi Petro Koçi sot sikur këto grupe të fortësh i përkasin LSI-së, e vërteta është se këto grupe u përkasin nga pak të tërëve.

Nuk është e rastësishme që gjatë kohës kur qeverisi pushtetin qëndror PD-ja dhe Zeqaj ishte kryetar Bashkie, tregu bujqësor i qytetit ju dha ekekluzivitet një familje me rrënjë tepër te forta në PD.

Retorika e Petro Koçit se gjasme qytetin po e merr mafia e lidhur me opozitën është spekulim.

Të gjitha grupet e interesit në Fier, kanë lulëzuar në periudhën e drejtonte Baftjar Zeqaj, zoti Zeqaj drekonte e darkonte me ta, u ka firmosur dhjetëra leje ndërtimi dhe licensa ekskluzive. Janë lehtësisjt të verifikueshme.

Madje historia e të fortëve qe nisën të merrnin shërbime publike në Fier, ka nisur pikërisht në periudhën kur bashkinë e drejtoi ortaku dhe aleati i Petro Koçit, zoti Baftjar Zeqaj.

Nëse deri më sot Zeqaj ka qëndruar në hije për të tërhequr fijet me fytyrën dhe zëron e Petro Koçit, kontrata me portalin Newsbomb, e kompromenton Zeqajn bashkë me Petro Koçin, pasi ndryshe nga sa hiqen, sikur janë qelibarë dhe ithtarë të ligjzbatimit, rezulton se në fakt të dy ata po përdorin fonde publike të Albpetrolit për të goditur politikisht Armando Subashin me media që i kanë në bordero./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksioni tek Kadastra e Tiranës/ Zbardhen detajet, çfarë i ‘fundosi’ tre zyrtarët e lartë

Publikuar

-

Nga

Aksioni tek Kadastra e Tiranës/ Zbardhen detajet, çfarë i ‘fundosi’ tre zyrtarët e lartë

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Policisë tek Kadastra e Tiranës.

Mësohet se hetimi ka nisur prej disa muajsh nga SPAK për falsifikim dokumentesh me qëllim tjetërsimin e pronave.

Mes tre të arrestuarve bëhet me dije se dy prej tyre bënin rolin e sekserit kurse tjetri është zyrtar i nivelit të ulët.

Këta persona akuzohen për falsifikim dokumentesh, mbivendosje pronash dhe korrupsion.

LEXO EDHE:  SHÇBA procedon të plagosurin dhe efektivin e policisë

LEXO EDHE:  Covid-19 “merr me radhë” socialistët/ Infektohet Damian Gjiknuri

 

 

LEXO TE PLOTE