LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shorti i Champions League/ Zbulohen katër rivalët e mundshëm të Teutës

14 Qershor 2021, 18:56, Sport CNA
Shorti i Champions League/ Zbulohen katër rivalët e mundshëm

Teuta lutej për fat në turin e parë të Ligës së Kampioneve, ku preferenca ishte pse jo një përballje me Buduçnostin e Malit të Zi, por ndarja që i ka bërë grupeve UEFA një ditë para hedhjes së shortit (nesër ora 12:00), ka zhgënjyer disi durrsakët.

Kampionët e Bullgarisë, Ludogorets, moldavët e Sherif Tiraspolit, gjeorgjianët e Dinamo Tbilisit dhe kazakistanasit e Kairatit janë rivalët e mundshëm në shortin që do të hidhet të martën nga UEFA për turin e parë. Tashmë në letër ekipi më i kalueshëm i ?djemve të detit? mund të jetë Dinamo Tbilisi, ndaj të të cilëve Tiranan fitoi në edicionin e vjetshëm.

Lajmet e fundit nga