Connect with Us

Shkarkimi nga Kuvendi/ Meta i shpall “luftë” mazhorancës?  

Politikë

Shkarkimi nga Kuvendi/ Meta i shpall “luftë” mazhorancës?  

Publikuar

-

Shkarkimi nga Kuvendi/ Meta i shpall “luftë” mazhorancës?  

Presidenti Ilir Meta, duket se po i “tregon dhëmbët” mazhorancës socialiste, pas shkarkimit nga Kuvendi.

Mësohet se presidenti Meta nuk ka dekretuar ligjin me disa ndryshime për sektorin minerar, duke e rikthyer kështu në Kuvend.

Një ndër arsyet që kreu i shtetit ka paraqitur për kthimin e këtij ligji është se sipas tij, favorizon disa subjekte të caktuara dhe se ndryshimet në ligj shkelin një sërë parimesh kushtetuese të shtetit të së drejtës.

LEXO EDHE:  “Nuk ka ardhur momenti ende”/ Meta kërcënon hapur mazhorancën

“Ndryshimet në ligjin nr. 10 304, datë 15.7.2010, janë miratuar përmes një procedure në mungesë të transparencës e konsultimit gjithëpërfshirës dhe këto ndryshime shkelin një sërë parimesh kushtetuese të shtetit të së drejtës, të drejta dhe liri themelore të mbrojtura nga Kushtetuta, duke rënë ndesh kështu me nenet 4, 11, 13, 56, 59, 82, 111, të saj.”-thuhet ndër të tjera në arsyetimin e Metës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Lobimi rus i Bashës”/ Donald Lu i dërgoi prova Berishës në zyrë

Publikuar

-

Nga

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ish ambasadori amerikan Donald Lu, në kohën që ka qenë në vendin tonë, i ka shkuar në zyrë me një dosje me prova për Lulzim Bashën në lidhje me lobimin rus.

Sipas Berishës, nuk bëhej fjalë për dokumenta, por për artikuj gazete të sponsorizuar nga Soros.

“PD jo nga Sali Berisha u akuzua se ka marrë fonde ruse. Po iu rikujtoj se parardhësi i kësaj zonjës më erdhi me një dosje në zyrë, në të cilën donte të provonte se Basha ka pranuar financim nga rusët. Dosja kishte shkrime të gazetës të sponsorizuar nga George Soros.

LEXO EDHE:  “Dashuria mes Ramës e Metës”/ Rudina Hajdari: S’jam e befasuar!

LEXO EDHE:  PD aksion qytetar, që Veliaj të mos mbyllë krimin e landfillit të Sharrës

Jo vetëm që ishin dokumenta që nuk provonin asnjë gjë, përveçse trillimet e një gazetari”, ka deklaruar Berisha në konferencën për median./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD të mos angazhohet në këtë betejë”/ Berisha “çliron” Bashën?

Publikuar

-

Nga

Berisha në listën e zezë të SHBA/ Artan Hoxha ‘zë ngushtë’ Bashën

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga Partia Demokratike që të mos marrë pjesë në betejën e tij dhe se do të futet në Kuvend pasi qytetarët e kanë votuar për t’i përfaqësuar.

“PD është themeluar në dy parime, në atë të interesit kombëtare dhe në në atë të lirisë e të drejtave njerëzore.

LEXO EDHE:  “Po ik o dreq, lëpin këpucët e qeverisë”/ Plas sherri mes Gjekmarkajt dhe Spahiut

Në parlament do të futem ashtu siç më kanë votuar qytetarët shqiptarë. Unë do ti kundërvihem në betejë kundër regjimit. Unë mbroj të vërtetën unë kërkoj nga PD të mos angazhohet në këtë betejë”, është shprehur Berisha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ilir Meta në listën e zezë të Amerikës?/ Flet ish-Presidenti Berisha

Publikuar

-

Nga

Pas shkarkimit nga Kuvendi/ Meta i rikthehet “zakonit të vjetër”

Ish-Presidenti Sali Berisha, është pyetur në konferencën për media, nëse ka dijeni se edhe Presidenti Ilir Meta është në listën e “zezë” të Amerikës.

Berisha e ka quajtur një precendet të rrezikshëm shpalljetine tij dhe të familjes së tij non grata nga Amerike, pasi mund të bëhet standart dhe mund të përdoret edhe për të tjerë, sipas tij pa fakte.

A do të shpallet Meta non-grata? Nuk kam asnjë informacion. Unë gjykoj se një praktikë e tillë e pabazuar është e dëmshme dhe nuk shërben dhe kthehet në efekt të kundërt”, është shprehur Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE