LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sealand, “shteti”më i vogël dhe më i çuditshëm në botë

14 Qershor 2021, 06:57, Blog CNA
Sealand, “shteti”më i vogël dhe më i

Ai quhet ndonjëherë si shteti më i vogël në botë, por nuk është i njohur kurrë zyrtarisht si i tillë. Me një sipërfaqe rreth 4.000 metra katrorë, pra më pak se sa madhësia e një fushe futbolli – Sealand pretendon të jetë shteti më i vogël në botë.

Një fortesë detare në brigjet e Anglisë, Sealand u përdor dikur nga Flota Mbretërore gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por në vitin 1967, britaniku Padi Bejts vendosi qëta pronësonte për vete dhe ta shpallte atë një shtet sovran. Gjatë 50 viteve të fundit, familja e tij e ka drejtuar si të ishte një vend i vërtetë, edhe pse nuk është njohur kurrë zyrtarisht si i tillë.

Sot, Sealand ka kushtetutën, flamurin e vet, madje edhe moton e vet zyrtare ?E Mare, Libertas?, që do të thotë ?Deti është liri!?.Në 5 dekadat e ekzistencës së tij, ky mikro-shtet ka parë vdekje mbretërore, pengmarrje, mosmarrëveshje territoriale dhe madje edhe beteja midis helikopterëve.

Në vitin 1965, ish-majori i ushtrisë britanike Padi Bejts ngriti ?Radio Essex?, një stacion radiofonik i palicencuar që transmetonte nga një fortesë e braktisur e Luftës së Dytë Botërore e quajtur ?Knock John?.Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Britania kishte ndërtuar një numër fortesash të tilla për të zmbrapsur çdo sulm të papritur gjerman.

Por pasi mbaroi lufta, këto fortesa dolën jashtë përdorimit. Dhe në këto kushte u bënë vendi i radiove pirate si ajo që kishte krijuar Bejts, që ishte ndër ata që e përbuznin monotoninë e BBC. Kur qeveria britanike u përpoq që ta mbyllte radion e palicencuar, Bejts e zhvendosi atë nga ?Knock John? në ?Fort Roughs Tower?, që ndodhej jashtë ujërave territoriale Britanike.

Në prag të Krishtlindjes së vitit 1966, Bejts i lindi ideja ta quajë fortesën?Sealand?, dhe t?ia dhuronte gruas së tij Xhoan.

Kur autoritetet britanike ia bënë edhe më të vështirë aktivitetin,Bejts hoqi dorë nga karriera e tij si radiofonist. Por ai nuk u largua nga?Fort Roughs Tower?. Më 2 shtator 1967, me rastin e ditëlindjes së gruas, a ie quajti fortesën ?Principata e Sealand?.

Dhe shumë shpejt, ajo dhe dy fëmijët e tyre u bënë bashkë në ?vendin? më të vogël në botë. Krijimi i një territori të pavarur pranë Anglisë, i bezdisi në fillim autoritetet. Ato e përshkruan Selandin me errësirë si ?Kuba në brigjet lindore të Anglisë?.

Në vitin 1968, ushtria britanike dërgoi helikopterë dhe anije për të shkatërruar disa kulla

të vjetra ushtarake që ndodheshin pranë Sealand. Familja Bejts e pa këtë aktivitet si një kërcënim për mënyrën e tyre të re të jetës në fortesë. Djali i Padit, Princi Majkëll Bejts,

qëlloi disa herë në ajër në formë paralajmërimi.

Flota britanike u largua, por Padi dhe i biri u thirrën në Angli për t?u përgjigjur për veprimet e tyre. Por meqë Sealand ndodhej jashtë ujërave territoriale Britanike, burrat u lanë të lirë. Familja Bejtes e konsideroi atë akt si njohje de fakto të Sealand si një vend i pavarur. Por qeveria britanike nuk ishte dakord. Në vitet 1970, rreth 50 njerëz shkuan të jetonin në të ashtuquajturin vendi më i vogël në botë. Ata ishin kryesisht miq të familjes Bejts.

Në atë kohë familja Bejts ndërmori disa hapa për ta bërë fortesën sa më mikpritëse për qytetarët e saj. Për shembull, ata instaluan një gjenerator me erë në majën e platformës, që siguronte energji elektrike për ngrohëset në 10 dhomat brenda Sealand.

Në 10 dhomat përfshihej një kuzhinë, një dhomë ndenje dhe një kishëz. Sa i përket dhomave të gjumit, shumica e qytetarëve flinin brenda këmbëve cilindrike por pa dritare të fortesës – kryesisht nën nivelin e detit.

Një varkë do t?u çonte ushqim, pije, gazeta dhe produkte të tjera. Sidoqoftë, qytetarët ishin gjithnjë të kujdesshëm, pasi orari i anijes mund të ishte pak i paparashikueshëm.?Ndonjëherë prisnim për muaj më radhe që anija të sillte furnizime?- thotë Majkëll.

Në vitet 1970, në Sealand pati një ?grusht shteti? nga një gjerman që pretendonte se ishte ?kryeministri?.Në vitin 1978, Aleksandër Ashenbah shkoi në Sealand me helikopter me një grup mercenarësh në kohën kur Padi Bejts nuk ndodhej aty.

Ata morën peng Princin Majkëll. ?Ata ishin në thelb terroristë, më mbyllën në një

dhomë më më mbajtën aty për 4 ditë pa ushqim dhe ujë?- kujton Princi Majkëll. Në kundërpërgjigje, babai i tij ndërmori një kundërsulm, që solli largimin e shumicës së gjermanëve.

Por qytetarët e Sealand vendosën të mbajnë peng njërin prej tyre. Në ato kushte ambasadori gjerman në Britani, u detyrua të shkonte me helikopter në Sealand, në mënyrë që të negocionte lirimin e bashkëkombasit. Sealand e cilësoi atë si një tjetër shenjë se shteti i tyre po merrej më në fund seriozisht nga të tjerët.

?Duke negociuar me ne, ata na njohën de fakto si shtet?- thotë Princi Majkëll. Por ekzistenca e Sealand nuk ishte ende tërësisht e sigurt. Në vitet 1980, Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit, i zgjeroi ujërat territoriale britanike duke përfshirë fortesën prej çeliku. Londra e mohoi prerë legjitimitetin Sealand.

Familja themeluese e Sealand është ende aktive. Princi Majkëll e drejton Sealand nga shtëpia e tij kontinentale në Essex. Ai ati vdiq në vitin 2012, ndërsa e ëma në vitin 2016. Vitet e fundit, Sealand ka hasur disa telashe. Në vitet 1990, familjes Bejts iu desh të anulonte pasaportat e Sealand, pasi ato ishin duke u përdorur për mashtrime.

Ndërsa në vitin 2006, një zjarr në Sealand shkatërroi plotësisht gjeneratorin kryesor të energjisë. Në vitin 2007, Sealand u nxor për pak kohë në shitje. Por qytetarët e Sealand, kanë shpikur disa mënyra kreative për të mbështetur ekzistencën e mikro-shtetit.

Për shembull, kushdo që dëshiron të bëhet një aristokrat i Sealand mund ta bëjë këtë në këmbim të një pagese. Sot aty banojnë pak njerëz me kohë të plotë. Përveç punonjësve, gazetarëve dhe miqve të ngushtë të familjes Bejts, shumë pak njerëz do të kenë ndonjëherë mundësinë të vizitojnë Sealand. Por të gjithë ata që e kanë vizituar thonë se është vendi më i veçantë në botë./CNA.al

Lajmet e fundit nga