LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ronaldo nuk e përjashton largimin nga Juventusi: Çfarëdo të ndodhë, do jetë për më mirë

14 Qershor 2021, 16:24, Sport CNA
Ronaldo nuk e përjashton largimin nga Juventusi: Çfarëdo

Në konferencën për shtyp prag ndeshjes me Hungarinë ditën e nesërme, kapiteni i Portugalisë Kristiano Ronaldo gjeti rastin dhe ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve për të ardhmen e tij.

Ronaldo i habiti të gjithë duke u shprehur se çfarë do që të vijë do të jetë më mirë duke hedhur aludime të shumta mbi një largim të tij nga Juventusi.

?Unë kam luajtur në nivele të larta për 18 vjet, prandaj nuk më bëjnë përshtypje thashethemet. Çfarëdo që të ndodhë, do të jetë për më mirë. Pavarësisht nëse qëndroj apo largohem nga Juventusi, kjo nuk është gjëja më e rëndësishme për momentin.

Unë jam përqendruar në ekipin tim kombëtar, sepse nuk luajmë në një kompeticion të kësaj madhësie çdo ditë Megjithëse është Kampionati Europian i pestë për mua, më duket sikur është i pari?, e mbylli fjalën e tij Ronaldo.

Lajmet e fundit nga