LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

REPORTAZH-Bujtina Muriqi në Shkodër/ Oazi i qetësisë, bukurisë dhe argëtimit me kuaj

14 Qershor 2021, 09:01, Kulturë CNA
REPORTAZH-Bujtina Muriqi në Shkodër/ Oazi i qetësisë,

E gjendur mbi një kodër në pjesën fundore të fshatit Zues në Shkodër, me një pamje të mrekullueshme të pyjeve të asaj zone por edhe një pjesë të qytetit të Shkodrës, bujtina ?Muriqi? ka hapur dyert rishtasi duke pritur të gjithë miqtë që kërkojnë një fundjavë të qetë apo një ditë ndryshe.

Është një ivestim që ka nisur dy vitet e fundit për ta përfunduar tashmë plotësisht këtë bujtinë në që ndodhet në kufirin ndarës të Zuesit me fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në Shkodër.

Sapo kalon urën e re të Bunës, në aksin që të çon drejt pikës kufitare të Muriqanit, vetëm pas afro 2 kilometrash në një rrugë malore në të djathtë ndodhet bujtina Muriqi e cila është një vlerë që i shtohet asaj zone.

Që në momentin e parë sytë qetësohen në pamjen mahnitëse që ofrohet nga kjo bujtinë.

Rreth e qark bujtinës mund të soditësh malin e Taraboshit që ndodhet përballë, një pjesë të qytetit të Shkodrës por edhe një pjesë të Anës së Malit, një trekëndësh në të cilin gjen një qetësi shpirtërore.

Bujtina Muriqi përveç ushqimeve të zakonshme që mund të kërkojnë vizitorët vendas apo turistët e huaj ka zgjedhur që në menunë e saj të ketë edhe gatimet e shijshme të asaj zone në Anën e Malit si dhe prodhimet bio që ofrojnë fermerët atje.

Kuzhina në këtë bujtinë është e ndërthurur mes modernes dhe tradicionales duke qëndruar më shumë tek kjo e fundit dhe kryesisht gatimet dhe prodhimet bio të cilat janë më të kërkuarat edhe në këto ditë të para nga ata që vizitojnë bujtinën e bukur në majë të kodrës.

Edhe pse ende në ditët e para vizitorët që zgjedhin për të kaluar drekën apo darkën në bujtinën ?Muriqi? janë të shumtë. Shumë shpejt shkodranët por edhe nga shumë qytete të tjera kanë ?vrapuar? për të shijuar pamjen e bukur por edhe gatimet e bujtinës më të re në Shkodër.

Në këtë mënyrë për stafin ka qenë disi edhe papritur ky fluks i madh duke i detyruar ata që të punojnë për shumë orë si shkak i kërkesave, aq më tepër gjatë fundjavave ku gjithsecili duhet të rezervojë sepse në të kundërt rrezikon që ta gjejë plot bujtinën.

Bujtina ?Muriqi? është pak më e veçantë se nga sa jemi mësuar të shohim deri tani në Shkodër. Në gjysëm të kodrës aty ndodhet një fermë me disa kuaj të racave të ndryshme të cilët presin miqtë që vijnë aty jo vetëm për t?i parë nga afër por edhe për të kalëruar. Një pjesë e stafit të bujtinës janë kalërues prej vitesh të cilët kanë marrë pjesë edhe në gara kombëtare apo ndërkombëtare me kuaj.

Kuajt janë të zbutur maksimalisht dhe qoftë fëmijët e vegjël por edhe të rriturit mund të bëjnë gjiro në pistën e posaçme e mundësuar nga bujtina.

Çmimet për xhirot me kalë janë modeste ndërsa pë rata që konsumojnë drekën aty shpesh herë ka një tolerim duke bërë gjiro falas.

Në këtë mënyrë më shumë se kushdo janë fëmijët ata të cilët preferojnë të hipin në kuajt që ka bujtina ?Muriqi? duke bërë gjiro në pistë apo edhe nga ajo fermë e vogël deri tek bujtina.

Kuajt janë të racave të ndryshme si lapican, kuaj vendit, kuaj të racës angleze dhe deri tek ata më të famshmit, kuajt arab.

Prania e kësaj ferme me kuaj ka tërhequr edhe më shumë vizitorët apo turistët të cilët kanë një arsye më shumë për t?u argëtuar ata vetë ose fëmijët e tyre.

Është ende herët por në një të ardhme jo shumë të largët me shumë mundësi bujtina ?Muriqi? do të ketë edhe një akademi për hipizmin për të mësuar fëmijët që në moshë të vogël që të kalërojnë, një sport ndryshe por edhe një argëtim që mungon në qytetin e Shkodrës.

Vetëm pak metra larg bujtinës ndodhen edhe disa shtëpiza të vogla prej druri të cilat tashmë janë gati për të pritur ata të cilët kanë dëshirë që të kalojnë natën në atë mjedis fantastik.

Dita në bujtinë ka bukurinë e saj por jo më pak e mahnitshme janë edhe orët e pasdites, darkës apo mbrëmjes vonë.

Në një oaz të plotë qetësie, të shkëputur nga zhurma e mërzitshme e qyteteve, mes një vendi të gjelbëruar dhe një ajri të pastër, shtëpizat janë një tjetër vlerë e shtuar e kësaj bujtine.

Me një çmim të përballueshëm nga të gjitha shtresat, këto shtëpiza prej druri të vendosura edhe estetikisht bukur tashmë janë tejet të frekuentuara edhe pse bujtina ?Muriqi? ka vetëm pak ditë që është hapur.

Për një drekë ndryshe dhe disa orë larg gumëzhitjes së përditshme, në një vend ku shërbimi dhe ushqimi janë në nivelin e duhur, argëtimi me kuaj, pamje mahnitëse dhe ajri i pastër, bujtina ?Muriqi? është zgjedhja e duhur për çdo familje shqiptare./CNA.al 

Lajmet e fundit nga