LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pesë kohët dhe vendet më të këqija për të jetuar gjatë historisë njerëzore

14 Qershor 2021, 06:14, Blog CNA
Pesë kohët dhe vendet më të këqija për të

Në pamje të parë, historia njerëzore mund të duket si një katalog katastrofash dhe tragjedish, dhe mbase kjo do të thotë diçka për njerëzimin. Qoftë si rezultat i luftës, urisë, sëmundjes apo një kombinim i të triave, përgjatë historisë ka pasur shumë raste, kur jeta ishte shumë me e rëndë nga sa na duket sot, në periudhën e pandemisë së Covid-19.

Evropa gjatë pandemisë së ?Vdekjes së Zezë?

Jeta në Evropën Mesjetare ishte tashmë shumë e vështirë. Por ardhja e 12 anijeve tregtare gjenoveze në tetorin e vitit 1347, solli me vete udhëtarët mikroskopikë (bakteret), që do të shkaktonin një mbretërim të vdekjes dhe terrorit, i cili zhduku deri 60 për qind të popullsisë së Evropës.

E njohur gjerësisht si një nga shpërthimet epidemike më shkatërruese në historinë e njerëzimit, pandemia e murtajës, e njohur më shumë si Vdekja e Zezë, shkaktoi vdekjen  e deri 200 milion njerëzve në Evropë dhe Azi, para se të largohej duke e reduktuar me 22 për qind popullsinë e botës.

Sa për t?i vënë gjërat në perspektivë, ndikimi i asaj humbje ishte aq domethënës, sa që popullsisë së botës do t?i duheshin mbi 300 vjet për të arritur popullatën e saj para murtajës.

Ndërsa njerëzit po përpiqeshin të kuptonin se çfarë po e shkaktonte atë pandemi, shumë prej tyre kthyen kokën nga qielli në kërkim të një përgjigje, duke besuar se sëmundja ishte shkaktuar nga forca astrologjike, apo se ishte një ndëshkim hyjnor nga Zoti.

Njerëzit u bënë edhe më mosbesues ndaj njëri-tjetrit, pasi nuk mund ta dinin se kush mund

të infektohej. Të sëmurët shpesh braktiseshin ose izoloheshin në shtëpitë e tyre. Arat u lanë të papunuara, pasi nuk kishte asnjë njeri të gjallë ose të gatshëm për t?i punuar ato. Tek e fundit, pse të punosh sot, kur mund të vdesësh nesër?

Kina gjatë pushtimit mongol

Kinezët kishin ndërhyrë prej kohësh në punët e fiseve mongole, duke inkurajuar rivalitete dhe luftë midis fiseve të tyre, në një përpjekje për t?i mbajtur ata të përçarë dhe të dobët. Temuzhin, njeriu që do të bëhej Xhengiz Khan (udhëheqësi i madh), nuk i harroi këto ndërhyrje, kur filloi të bashkonte të gjitha fiset mongole nën udhëheqjen e tij të vetme.

Kur në vitin 1205 filloi pushtimi mongol, ishin njerëzit e zakonshëm ata që paguan koston më të lartë. Një pushtim i nisur nga iniciuar nga Xhengiz Khan, u vazhdua nga djali i tij Ogedei Khan, dhe u përfundua nga nipi i tij Kublai Khan, duke prodhuar një fushatë 74-vjeçare, e cila ishte e pabesueshme në brutalitetin e saj dhe shkallën e saj masive.

Gjatë asaj kohe shumë qytete kineze u rrënuan, teksa u rrëzuan perandoritë e lashta, që mendoheshin se ishin të pathyeshme. Vlerësimet në lidhje me numrin e njerëzve të vrarë nga ai pushtim ndryshojnë shumë. Por besohet se popullsia e Kinës u përgjysmua, nga 120 milion njerëz para pushtimit, në vetëm 60 milion pas tij.

Dy Amerikat gjatë periudhës së kolonizimit

 

Para ekspeditës së Kristofor Kolombit në vitin 1492, në Amerikë banonin 10 deri në100 milion njerëz. Ndërsa numri i saktë mbetet i panjohur, e sigurt është se kontakti me kolonët evropianë solli një rënie masive të popullsisë vendase. Para se të vinin evropianët, amerikanët vendas ishin izoluar nga pjesa tjetër e botës. Ata nuk ishin ekspozuar kurrë ndaj sëmundjeve, që tanimë ishin të zakonshme në botën e vjetër.

Menjëherë sapo ranë në kontakt me kolonët evropianë, epidemitë e sëmundjeve të tilla si lija u përhapën në të gjithë kontinentin, duke vrarë një numër të madh njerëzish. Me shumë pak njerëz të mbetur gjallë për të kryer detyra thelbësore, furnizimet ushqimore të fiseve u zvogëluan, duke i bërë ata më të prekshëm nga epidemitë e ardhshme. Madje disa burime sugjerojnë se deri 90 për qind e popullsisë amerikane vendase, vdiq si rezultat i sëmundjeve, brenda një shekulli nga mbërritja e evropianëve.

Kina gjatë ?Hapit të Madh Përpara?

Në fund të viteve 1950, udhëheqësi komunist i Kinës, Mao Ce Dun, hartoi një plan ekonomik dhe social që synonte të sillte modernizimin e shpejtë të vendit. Por në vend se ta shndërronte vendin në një parajsë moderne, plani i tij e shndërroi Kinën në një makth katastrofik, që do t?i merrte jetën mbi 55 milion njerëzve në vetëm 4 vjet.

Ai vendosi anulimin e pronës private, dhe deri në fundin e vitit 1958, u ngritën mbi 25.000 komuna, ku secila kishte mesatarisht 5000 familje. Njerëzit u detyruan që të prodhonin grurë, që do të eksportohej dhe shkëmbehej me valutë të fortë.

Çdo gjë ishte në pronësi të komunës, dhe çdo aspekt i jetës së individit kontrollohej

nga komuna ku bënte pjesë. Zakonet antike si funeralet dhe dasmat u konsideruan kundërrevolucionare dhe u ndaluan. Edhe ideja e lirisë personale, u bë një kujtim i zbehtë

në sistemin e vendosur nga Partia Komuniste.

Rezultatet ishin katastrofike. Miliona fermerë të aftë u zhvendosën nga bujqësia në industri, duke sjellë kalbjen e të korrave. E kombinuar kjo me fatkeqësitë natyrore si përmbytjet, dhe një tufë shkatërruese karkalecesh, ai plan shkaktoi një uri masive që vrau miliona njerëz.

Evropa gjatë gjysmës së parë të shekullit XX-të

 

Brenda 30 viteve, u zhvilluan dy luftëra botërore, dhe në të gjithë globin u kryen gjenocide dhe vrasje masive në emër të ideologjive politike, të cilat shkatërruan jetët e qindra miliona njerëzve. Lufta e parë Botërore ishte lufta e parë vërtet moderne, dhe teknologjia që përparonte me shpejtësi u përdor në masë, me pasoja vdekjeprurëse të papara më herët.

Edhe nëse të rinjtë nuk ishin pjesë e 28 milion viktimave ushtarake, ata ishin ende në rrezik të madh kur mbaroi lufta në vitin 1918, vit kur dhe nisi pandemia e Gripit Spanjoll. Deri në dhjetor 1920, kjo sëmundje veçanërisht vdekjeprurëse dhe agresive e gripit vrau deri në 100 milion njerëz, ose 5 për qind të popullsisë totale të botës.

Ata që arritën t?i mbijetonin luftës dhe pandemisë, do të vuanin gjatë viteve 1930 pasojat e një krize të madhe ekonomike, të njohur si Depresioni i Madh. Rënia e madhe të ardhurave dhe papunësia e lartë, mbollën ?farën? e konfliktit më shkatërrues të të gjitha kohërave: Luftës së Dytë Botërore, që shkaktoi mbi 50 milionë të vdekur. Lufta e shndërroi në gërmadha pjesën më të madhe të Evropës./CNA.al

Lajmet e fundit nga