Connect with Us

“PD në ditët më të këqija”/ Nishani: Basha është i pazotë dhe i paaftë për të ardhur në pushtet

Politikë

“PD në ditët më të këqija”/ Nishani: Basha është i pazotë dhe i paaftë për të ardhur në pushtet

Publikuar

-

“PD në ditët më të këqija”/ Nishani: Basha është i pazotë dhe i paaftë për të ardhur në pushtet

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani u shpreh se Lulzim Basha me vota reale ka marrë mbështetjen e vetëm 30% të demokratëve, që sipas tij është një shifër shumë e vogël për të pasur fuqi për reformimin e partisë.

Nishani deklaroi në emisionin “Row Politics” me Erla Mëhillin se PD sot është në ditën më të keqe, duke shtuar se është hera e parë në histori që një parti merr mandatin e tretë rresht në opozitë.

Ai ngriti alarmin, se edhe në zgjedhjet e ardhshme PD i ka zgjedhjet e humbura.

Kreu i PD ka marrë mandat me mbështetje të 30% të demokratëve dhe ky është fakt. Ai mund të qëndrojë në zyrën e PD por duke qenë se nuk ka mbështetje nuk ka fuqi për reforma që janë të nevojshme për PD.

PD sot është në një situatë më të keqe se kurrë më parë. Më thoni kur ka ndodhur që një parti të marrë mandatin e tretë rresht në opozitë dhe me një potencial rrisku të lartë të humbasë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Sot PD ka një zbehje të madhe. Maskrën zgjedhore ose je i pazoti për ta ndaluar ose i paaftë për ta tejkaluar. Unë mendoj se Basha i ka të dyja së bashku”, tha Nishani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Publikuar

-

Nga

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka reaguar mbi raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në deklaratë thuhet se raporti është mbajtur shënim dhe do të nxisin të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri

Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri”, shkruhet në deklaratnë e Ambasadës së SHBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Publikuar

-

Nga

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, ka hedhur akuza të forta ndaj, drejtuesit politik të kësaj dege për zgjedhjet e 25 prillit, Edmond Spaho.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti”, në Fax News, Mano tha se Edmond Spaho ka përçarë “në mënyrë spektakolare”, degën e PD-së në Korçë.

Por, Mano nuk ka kursyer as kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, ndërsa theksoi se gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij.

“Korça ka qënë dega më model e PD, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano.

LEXO EDHE:  Akuzat për ‘Unazën e Re’/ Gjiknuri sfidon PD-në

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Policisë së Shtetit për të hënën/Reagon menjëherë PD: Hiqni dorë ju

I pyetur nëse këtë shqetësim e kishte ngritur edhe tek Lulzim Basha, Mano tha se ka pasur biseda të gjata në telefon me kreun e PD-së, nga të cilat ka kuptuar se gjithçka po ndodhte në Korçë, ishte me bekimin e Lulzim Bashës.

“Sigurisht që kam folur me Bashën. Kam zhvilluar edhe biseda të gjata me të në telefon. Dhe nga bisedat kuptova që ishte vija e kryetarit të parties, jo e të deleguarit të vet”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, i ka drejtuar kritika mjaft të forta Edmond Spahos, i cili ishte drejtuesi politik në këtë qark, për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa komentoi analizën për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Korçës, Mano tha se raporti ishte konfidencial. Nuk është pyetur as nuk është mbledhur kryesia, por raporti është bërë nga vetë Spaho, me dy-tre persona.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti” në Fax News, Mano tha se ajo që ka bërë Spaho, është përçarja e një degës së PD-së në Korçë, e cila sipas tij ka qënë për tetë vite ndër degët më kompakte.

Kjo analiza që thoni ju është bërë nga vetë zoti Spaho, me dy tre persona. Nuk ështe mbledhur as kryesia. Ne nuk e kemi lexuar këtë raport.

Pra, ka qënë një raport konfidencial i zotërisë që ka marrë me bekimin e Bashës, drejtimin e qarkut. Gjithësesi kjo është një e drejtë e Bashës, nuk na takon ne.

Por, kryesia as e dinte këtë raport, as është pyetur dhe as është marrë mendimi i kryesisë.

E dyta, sigurisht që gjatë fushatës ka pasur probleme. Drejtuesi i  qarkut ka qënë nga ata njerëz që ka bërë një fushatë e cila solli një përçarje shumë të madhe të degës dhe dua t’iu garantoj se ka qënë dega më kompakte në tetë vite.

Ka qënë dega më model, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

LEXO TE PLOTE