LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ofendoi rëndë Bejtullahun, Arnautovic kërkon falje në gjuhën shqipe

14 Qershor 2021, 16:09, Sport CNA
Ofendoi rëndë Bejtullahun, Arnautovic kërkon falje në

Futbollisti serbo-austriak Marko Arnatuvoc ka reaguar pas akuzave se dje ofendoi rëndë lojtarin shqiptar të Maqedonisë, Egzon Bejtullahu.

Arnautovic realizoi dje golin e tretë dhe duke festuar tha: ?Të q***** nënën shqiptare?.

Ndërkohë, së fundmi ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social ?instagram?, madje duke kerkuar falje ne gjuhen shqipe.

?Unë nuk jam racist dhe nuk do të jem kurrë një i tillë. Ishte një betejë fjalësh gjatë një momenti emocional, nga njëra anë në tjetrën. Shokët e mi, të cilët janë rritur në familjen time, janë nga e gjithë bota. Isha i lumtur, natyrisht kishte fjalë që më lënduan gjithashtu. Ishte thjesht një shkëmbim fjalësh mes emocionesh. Për të gjithë njerëzit që janë ndjerë të prekur: Më vjen keq, më vjen keq, më vjen keq. Le t?i harrojmë të gjitha këto, nuk janë pjesë e futbollit. Më falni?, shkroi ai.

Lajmet e fundit nga