LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga vrasja e Artan Santos tek zhdukja e Enver Stafukës/ Çela jep alarmin për pezullimin e dosjeve "të nxehta"

14 Qershor 2021, 09:34, Aktualitet CNA
Nga vrasja e Artan Santos tek zhdukja e Enver Stafukës/ Çela jep

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela është përballur sot në Kuvend me një sërë pyetjesh nga deputetët.

Ai është pyetur për pezullimin e dosjeve të nxehta si ajo e Artan Santos dhe dosja e të zhdukurit Enver Stafuka.

?Për shkak të kompetencës që ka prokurori, mënyrën si ndërvepron ajo me Policinë e Shtetit, në momentin e pezullimit të një dosje, është në kompetencën e prokurorisë të kryejë veprime në drejtim të zbulimit të autorëve.

Prokuroria hyn në këtë fazë, në momentin që Policia e Shtetit paraqet fakte, që ka indicie që mund të çojnë në zbulimin e autorëve. Ju folët për çështje konkrete, por unë nuk mund të flas për çështje konkrete. Por duhet ta pranojmë që stoku i dosjeve të pezulluara është i lartë?, ka thënë Çela.

Sipas Çelës, ka nevojë për rivlerësim të situatës nga Policia e Shtetit.

?Dërgohet dosja e pezulluar për zbulim të autorit. Policia ka veprimtari zbuluese. Në momentin që ka elementë të vlefshëm që mund të çojnë në zbulim të autorit, prokuroria kryen ato hetime procedurale, që janë të pamundura të kryhen nga policia?, është shprehur më tej Çela./CNA.al

Lajmet e fundit nga