LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga lokali i Dervishajt te shënjestra e Vlorës/ RENEA aksione të befasishme në disa qytete të vendit

14 Qershor 2021, 21:12, Kronika CNA
Nga lokali i Dervishajt te shënjestra e Vlorës/ RENEA aksione të

Efektivët e RENEA-s kanë nisur mbrëmjen e sotme një aksion në disa qytete të vendit, si në Elbasan, Lushnjë, Fier, Vlorë dhe Durrës.

Kontrollet kanë fokus personat në kërkim, ata që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, si dhe kapjen e atyre që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë në vend.

Në Durrës u kontrollua lokali Plaurent Dervishajt ku dyshohej se qëndrojnë elementë kriminalë, në Vlorë u arrestua Edison Beqaj, të cilit 15 ditë më parë iu bë atentat teksa po futej në shtëpi.

Ndërkohë që në Elbasan ka shkuar në 15 numri i të shoqëruarve.

Në total në të gjithë vendin janë shoqëruar dhjetëra persona, kryesisht me precedentë kriminalë./CNA.al

Lajmet e fundit nga