LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Nexhipi ishte dështim sezonin e fundit", Gjici befason me deklaratën

14 Qershor 2021, 09:20, Sport CNA
"Nexhipi ishte dështim sezonin e fundit", Gjici befason me

Presidenti i Nderit te Kukësi, Safet Gjici kërkon nga klubi që në merkato të kenë kujdes për të gjetur elementë cilësore nga brenda Superiores, pasi ata e njohin mirë kampionatin dhe nuk marrin kohë për t?u përshtatur. Në një intervistë për MCN, Gjici theksoi se Nderim Nexhipi tashmë i larguar, dështoi në sezonin e fundut me afrimet e bëra në merkato.

?Për herë të parë pas 10 vitesh Kukësi këtë sezon ishte një dështim total. Drejtori Nexhipi ka gati 3 vite që është te Kukësi dhe dy vitet e para punoi mirë, por vitin e fundit ishte dështim me afrimet në merkato e prandaj Kukësi doli në atë pozicion. Ai ka dhënë vetë dorëheqjen pasi i ka kuptuar rezultatet jo të mira. Kjo nuk është faji vetëm i një personi, por i të gjithë stafit?.

Pejic? ?Është një ish-lojtar i Kukësit dhe klubi e ka marrë për të bërë menaxhimin në tërësi të klubit, jo vetëm të blejë lojtarë, por edhe të shesi. Nuk e di nëse kanë lidhur kontratë me Pejic apo jo, por di që Pero mund të ndihmojë klubin e Kukësin?.

Merkato? ?Dua që të afrohen lojtarë cilësorë brenda Shqipërisë pasi ajo është më produktive sepse ata e njohin më mirë kampionatin shqiptar e kanë eskperiencë. Besoj se klubi po kontakton me lojtarë të mirë që bëjnë diferencën për të bërë një projekt për titullin kampion?.

Stadiumi? ?Besoj se që stadiumi është drejt përfundimit. Kemi vendosur shtyllat elektrike dhe presim tapetin të shtrohet. Besoj se në fund të gushtit, skuadra rikthehet të luajë në shtëpi?, u shpreh Gjici.

Lajmet e fundit nga