Connect with Us

Maturantët i përgjigjen Kushit/ Paralajmërojnë bojkotimin e provimit të radhës

Sociale

Maturantët i përgjigjen Kushit/ Paralajmërojnë bojkotimin e provimit të radhës

Publikuar

-

Ministria e Arsimit bëri të ditur mesditën e sotme që do të ulet kufiri minimal i pikëve për çdo notë të provimit të matematikës pas protestave të maturantëve.

Megjithatë, maturantët në Fier, duke folur për mikrofonin e ABC u shprehën se ministrja Evis Kushi duhet të propozojë diçka konkrete ose ata do ta bojkotojnë provimin e radhës, ditën e nesërme.

Siç ata u shprehën, nëse ministrja nuk u ofron një zgjidhje brenda ditës së sotme, vendimi për të bojkotuar provimin do të qëndrojë.

“Jemi të pakënaqur, nuk është diçka konkrete. Sa do ulen pikët? Deri tani janë fjalë, duam diçka konkrete. E duamë më konkrete dhe mundësisht brenda ditës së sotme. Deri tani ky është mendimi,” tha një maturante.

Kurse, një tjetër u shpreh se nuk i zënë besë ministres derisa të shohin diçka më konkrete.

LEXO EDHE:  “Çfarë bëri Turi?”/ Ekspertja e hartimit të testeve zbulon enigmën që çoi në ‘revoltë’ maturantët

“Nuk ia zëmë besën, ka bërë shumë premtime dhe nuk ka mbajtur asnjë. Duam të shohim notat dhe sa pikë do ulen.” 

Maturantët “gjunjëzojnë” Kushin/ Tërhiqet Ministria e Arsimit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vora nesër pa energji elektrike/ OSHEE njofton banorët, ja zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nesërme në Vorë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-14:00 në zonat e mëposhtme.

Stakim, 26 korrik

Në kuadër të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 26 korrik gjatë intervalit kohor 09;00-14;00,do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  “Çfarë bëri Turi?”/ Ekspertja e hartimit të testeve zbulon enigmën që çoi në ‘revoltë’ maturantët

LEXO EDHE:  Tensionohet situata në “Astir”/ Nis heqja e shtyllave të ndriçimit, acarohen banorët

Disa biznese dhe 3 pallate në qendër Vorë

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni zgjedhur bregdetin për të kaluar ditën?/ Mësoni si do jetë moti

Publikuar

-

Nga

Të ndikuar nga masa ajrore të qëndrueshme me orijginë nga jugperëndimi, edhe dita e sotme parashikohet me mot të kthjellët dhe plot orë me diell. Përjashtim të lehtë bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.

Për ata të cilët do të parapëlqejnë një fundjavë pranë vijës bregdetare duhet të marin parasysh elementin e erës.

Duke filluar nga orët e mesditës era do të fryjë relativisht e fortë me shpejtësi 3-7m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut. Për ditën e Diel fortësia e erës bie dhe parashikohet me shpejtësi 1-3m/s erë ideale për qëndrimin në bregdet.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Zjarr masiv në Memaliaj/ Dëmtohet linja e energjisë elektrike, banorët në terr

Publikuar

-

Nga

Zjarr masiv në Memaliaj/ Dëmtohet linja e energjisë elektrike, banorët në terr

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën Ballaxhiaj dhe Miricë në Memaliaj të Tepelenës mbrëmjen e sotme.

Si pasojë e flakëve është dëmtuar edhe linja e energjisë elektrike.

OSHEE ka ndërprerë energjinë, ndërsa burime bëjnë me dije se energjia do të vijojë të mungojë derisa të konstatohen dëmet e shkaktuara në rrjet nga grupet e terrenit në fiderat Miniera 1 dhe Miniera 2.

LEXO EDHE:  “Çfarë bëri Turi?”/ Ekspertja e hartimit të testeve zbulon enigmën që çoi në ‘revoltë’ maturantët

Nga flakët është djegur edhe një hapësirë e konsiderueshme me pemë e shkurre.

LEXO EDHE:  SHBA, Liria e shtypit gjatë protestave sociale në 2020

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

LEXO TE PLOTE