LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kush e ka kaluar COVID-in nuk ka nevojë për t’u vaksinuar”/ Alimehmeti flet për studimet e fundit

14 Qershor 2021, 16:40, Lifestyle CNA
“Kush e ka kaluar COVID-in nuk ka nevojë për t’u

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka komentuar studimet e fundit në Izrael dhe SHBA të cilët kanë treguar se personat që e kanë kaluar koronavirusin janë të mbrojtur dhe nuk kanë nevojë të vaksinohen.

Alimehmeti u shpreh se studimi doli në përfundimin se vaksina nuk na mbron 100%, ndaj nuk ka asnjë benefit që personat që e kanë kaluar COVID-in të vaksinohen.

?Tek këta njerëz që e kishin kaluar asnjë nuk u infektua, ndërkohë që kishte njerëz që nuk e kishin kaluar. Ata të pavaksinuar kishin numrin më të madh që u infektuan 99,3% dhe vetëm 0.7% ishin persona që nuk e kishin kaluar dhe që ishin vaksinuar dhe në këtë rast del që vaksina s?na mbulon 100% dhe po këta autorë dalin dhe thonë se nuk gjejmë asnjë benefit për personat që e kanë kaluar që dhe të vaksinohen?, tha Alimehmeti.

Sipas tij, politikat e vaksinimit duhet të rishikohen, pasi po vaksinohen në masë personat që e kanë kaluar koronavirusin.

?Në qoftë se prioritizonim ata që s?e kanë kaluar dhe vaksinojmë ata të parët shtojmë imunitetin kolektiv sepse ne aktualisht kemi një mbivendosje të personave që e kanë kaluar dhe janë vaksinuar?, shtoi mjeku./CNA.al

Lajmet e fundit nga