LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kina dënon deklaratën e grupit G7

14 Qershor 2021, 11:37, Kosova & Bota CNA
Kina dënon deklaratën e grupit G7

Ambasada e Kinës në Londër e dënoi një deklaratë të grupit të vendeve më të industrializuara (G7), duke e cilësuar si ?ndërhyrje bruto? në punët e brendshme të Kinës.

G7 e akuzoi Kinën për shkelje të të drejtave të njeriut në Ksinjiang dhe Hong Kong.

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur fjalën gjenocid për të përshkruar trajtimin e ujgurëve dhe pakicave të tjera myslimane në Ksinjiang. G7 duhet të bëjë më shumë për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të mos krijojë artificialisht konfrontime dhe fërkime, tha Ambasada e Kinës në Londër.

Deklarata e akuzoi G7-ën për ?gënjeshtra, thashetheme dhe pretendime të pabazuara?.

?G7 përfiton nga çështjet e lidhura me Ksinjiangun për t’u përfshirë në manipulime politike dhe për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës?, tha një zëdhënës i Ambasadës.

Kina besohet se ka ndaluar më shumë se një milion ujgurë dhe myslimanë të tjerë në rajonin Ksinjiang.

Shumica e tyre dërgohen në të ashtuquajturat kampe ?riedukimi?, ku mbahen për kohë të pacaktuar dhe pa ndonjë akuzë.

Kina fillimisht e ka mohuar ekzistencën e kampeve, ndërsa ma vonë ka thënë se ato janë të nevojshme për të luftuar terrorizmin.

Kina i ka hedhur poshtë akuzat për abuzime me të drejta të njeriut.

Hong Kongu, në anën tjetër, është pjesë e Kinës, por funksionin nën kornizën ?një vend, dy sisteme?, çfarë do të thotë se ai e ka sistemin e tij ligjor.

Shumë në Hong Kong, por edhe në Perëndim, e akuzojnë Pekinin për shkatërrimin e autonomisë së rajonit në vitet e fundit. REL

Lajmet e fundit nga